Author: Adijat

Pas ngjarjeve të brendshme politike në Greqi, akuzat në relacionpushtet-opozitë dhe dallimet ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri për shkak të çështjes së emrit, gjatë ditëve të fundit Maqedonia është një ndër temat kryesore në mediat greke. Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Athina, botimi javor i gazetës “Elefteros Tipos” në tre faqe i analizon marrëdhëniet Maqedoni – Greqi. Në pjesën e parë, në analizën me titull “Shtohet presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Shkupit”, paralajmëron se në periudhën e ardhshme, e veçanërisht para Samitit të NATO-s në korrik, nuk përjashtohet mundësia të shtohet presioni ndëkombëtar për zgjidhjen e…

Lexo më Shumë

Të gjitha rastet e montuara me motive politike që nga viti 2001 duhet të revidohen dhe të rikualifikohen. Kjo është kërkesa e protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Protestuesit thanë se nuk do të ndalin me protestat deri sa të pranohen kërkesat e tyre, raporton SHENJA. Sa I përket rastit të Kumanovës, organizatorët e protestës thanë, se opinion duhet ta dijë përse nuk është bërë balistika e armëve që të dihet se: cili pjesëtarë i forcave të armatosura me armën e cilit pjesëtar të grupit është vrarë. “Ne kërkojmë rivlerësim- rikualifikim dhe rigjykim për arsye se janë bërë shumë shkelje…

Lexo më Shumë

Qarkullimi po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa në zonat malore dhe në vendet me me hije rrugët janë të lagështa. Në Berovë ka mbetje të borës, ndërsa nga Mavrova deri në Bunec, për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar 20 deri në 30 metra. Siç njofton LAMM, ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 20 metra ka edhe në qafën malore Strazhë dhe prej 70-100 metra në qafën malore Pletvar. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje…

Lexo më Shumë

Maqedonia në vitin 2018 të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s, të marrë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave parainkuadruese me BE-në, të jetë mike me të gjithë pesë fqinjët e saj dhe udhëheqëse në ndërtimin e një imazhi të ri për Ballkanin, janë pritjet e kryeministrit Zoran Zaev. Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, Zaev paralajmëroi një jetë të qetë dhe cilësore për qytetarët, paga më të larta, tolerancë zero për korrupsionin, sundimin e ligjit, kthimin e besimit tek institucionet, punë publike dhe llogaridhënëse dhe jo politikë të ndarjeve, por shoqëri për të gjithë. “Ne…

Lexo më Shumë

dërtimtaria në Maqedoni gjatë tetë muajve të fundit ka rënë me rreth 30 për qind. Autoritetet besojnë se kjo është për shkak të aktivitetit të reduktuar të autostradave për shkak të traseve të humbura, ndërsa nga dhomat, fajin për rënien e locojnë në dorëzimin afatgjatë të qeverisë dhe zvogëlimin e numrit të furnizimeve publike në ndërtim, si dhe mbingarkesën me punë në vitet e fundit. “Në disa nga vitet e kaluara, ne mendojmë se kemi mbingarkesë me furnizimet publik. Që para dy viteve, ne thamë se industria e ndërtimit ka shumë vëllim të furnizimeve publik dhe se do të na…

Lexo më Shumë

Autostradat kryesore dhe rrugët magjistrale të vendit deri në fund të vitit të ardhshëm do të rinovohen sa i përket dëmtimeve të korsive. Agjencia për rrugë shtetërore sot publikoi tender për zgjedhje të kompanive që do të kryejnë sanimet dhe rehabilitimin e rrugëve shtetërore nga kategoria A, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për rrugët e rangut më të lartë, në të cilin përfshihen autostradat dhe drejtimet rrugore magjistrale në vend. Për mirëmbajtjen e tyre të vazhdueshme gjatë 12 muajve të ardhshëm janë paraparë investime prej 360 milionë denarë. Mbushja e gropave dhe sanimi i të çarave në këta rrugë janë…

Lexo më Shumë

Gjatë një kontrrolli policorë një natë më parë, punonjësit e policisë kanë zbuluar një bastore të paligjshme në fshatin Vrapçisht. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00, ekipet policore kanë kryer kontrroll në një bastore sportive ku ilegalisht organizoheshin lojëra fati dhe kumar. Në object janë ndaluar dy tetovar më inicialet, B.XH (21) dhe B.F (24), të cilët ishin të punësuar aty. “Në objektin pa firmë të gjetura dhe me vërtetim nga N.E. (45) i paraqitur si person përgjegjës, janë gjetur dhe sekuestruar : pesë televizione, katër kompjutera me mbajtës dhe monitor, dy printerë, një…

Lexo më Shumë

Menaxherët e bankave, kompanive të naftës dhe hoteleve, renditen ndër më të paguarit në Maqedoni. Ato marrin pagat që lëvizin prej 150- 200 mijë euro, tregojnë raportet vjetore për punën e institucioneve financiare në Maqedoni. Analizat tregojnë se sektorët më fitimprurës në Maqedoni, siç janë telekomunikacioni, bankat, teknologjia informatike, energjetika, industria automobilistike, farmacia, shpërblejnë më shumë menaxherët e tyre kryesor. Rroga të larta në Maqedoni, por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë, marrin një numër i vogël i profesionistëve që kanë edhe përgjegjësi të madhe për menaxhimin e bizneseve, sidomos në kushte të krizës politike, ekonomike dhe uljes…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit nuk ka organizuar asnjë manifestim në sheshin e qytetit për pritjen e Vitit të Ri 2018. Ky vit, lirshëm mund të llogaritet si një nga vitet më të varfra sa i përket programit për ndërrimin e viteve me arsyetimin, siç thanë nga qyteti i Shkupit, se mjetet e dhuruara nga sponsorët e caktuar do të dhurohen për personat e sëmurë nga mushkëritë e bardha. Zëdhënësi Valon Salihu megjithatë paralajmëroi qytetarët e Shkupit se sot në rrugën Maqedonia ka nisur programi i vitit të ri për fëmijë, i quajtur “Rruga e gëzimit” ku parashihen këngë, shfaqje dhe parada…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk do të jetë një vend demokratik për aq kohë sa njerëzit të ndalohen vetëm për shkak se kishin guximin të shprehnin mendimin e tyre dhe të kundërshtonin publikisht politikat me të cilat nuk pajtohen. Nuk do të ketë atmosferë për diskutim konstruktiv në Maqedoni, përderisa deputetët, artistët, mjekët, arkitektët, aktorët, këngëtarë opera dhe oficerët e policisë janë shpallur terroristë. Gjykata penale, përtej logjikës ligjore, vazhdoi ndalimin e një pjese të të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit. Në vend që të vendoset për faktet, vendosi të plotësojë kërkesat jo të argumentuara për zgjatjen e paraburgimit nga PPTH që…

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së, Mënduh Thaçi, në emrin e tij dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ka uruar Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve kudo që janë. “Uroj që viti i ardhshëm për juve dhe familjet e juaja të sjell sa më shumë arritje dhe gëzime, e që të na mundësojë të gjithëve më shumë mbarësi dhe suksese. Në emër të Partisë Demkratike Shqiptare dhe në emrin tim, dëshiroj tu uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë sa më shumë shëndet, mirëqenie e gëzim në vitin e ardhshëm.”, shkruhet në urimin e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lexo më Shumë