Author: Adijat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivnaov, i shoqëruar nga shefi i SHM të ARM-së, Metodija Veliçkovski do t’i vizitojë pjesëtarët e ARM-së në kasermën “Çojlija”. Gjatë vizitës, Ivanov, pjesëtarëve të ARM-së të cilët kryejnë detyrën në këtë kasermë gjatë festave të fundvitit do t’ua urojë Vitin e Ri 2018, ndërsa njësisë me të cilën do të ketë drekë të përbashkët do t’i ndajë televizor.

Lexo më Shumë

Viti 2017, në planin politik, por edhe të zhvillimeve tjera, ishte ndër vitet më të rënda për Maqedoninë, pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Kriza politike, që ishte trashëguar nga viti 2016, mori përmasa dramatike me tensione dhe protesta të cilat u përshkallëzuan në dhunë të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill. Kësaj ngjarje të rëndë i kishin paraprirë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, të cilat prodhuan një shumicë të re parlamentare, që nuk njihej nga VMRO-DPMNE-ja e cila pas dështimit që pati për formimin e Qeverisë, e pengoi me të gjitha format e mundshme…

Lexo më Shumë

Një numër i madh i shqiptarëve të cilët kanë mbushur 65 vite janë në pritje të pensioneve sociale, një premtim ky i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Agjencia e lajmeve INA mëson se një numër i madh i shqiptarëve të cilët për dekada me radhë nuk kanë pasur mundësi punësimi në institucione shtetërore, ndërsa mbijetesën e kanë siguruar përmes punëve private, ku nuk kanë pasur mundësi ti paguajnë kontributet pensionale ndaj shtetit. Kjo kategori e qytetarëve nuk kanë asnjë të ardhur, ndërsa mbijetojnë nga remitencat dhe solidariteti i familjeve shqiptare, traditë kjo shekullore. Ligji paradoksal i cili kërkon 15 vite…

Lexo më Shumë

Prej sot lindja e foshnjës në territorin e Shkupit do të paraqitet vetëm në repartin rajonal të Shkupit të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrit të Amzës, ish banka Komerciale, ndërsa certifikata nga evidenca e amzës do të jepet në afat prej pesë ditësh dhe do të mund të merret në zyrat rajonale komunale në gjithë shtetin. Bëhet fjalë për reformë në evidencën e amzës që përfshin mënyrën tradicionale të paraqitjes. Edhe më tej vazhdon projekti “Mirë se erdhe foshnjë” me të cilin prindërit kanë mundësi që ta paraqesin lindjen që në spital dhe atje ta marrin certifikatën. Një vend do…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e një ere të fuqishme nga dita e enjte në vendin tonë do të mbizotërojë mot i ftohtë me borë dhe acar, ndërkohë që temperaturat do të lëvizin deri në -7 gradë C, transmeton Zhurnal.mk Ky mot i ftohtë me borë dhe acar do të mbizotërojë kryesisht në pjesën perendimore dhe veriore të vendit, ndërsa në pjesën jugore do të mbizotërojë vetëm mot i ftohtë dhe me acar ndërsa të rreshurat e dëborës do jenë në sasi më të vogël.

Lexo më Shumë

Rreth orës 5 e 50 të mëngjesit ka lindur fëmiju i parë për vitin 2018 në Gostivar, njofton Gostivari Sot. Foshnja ka lindur shëndoshë e mirë, kurse lindjen e foshnjës e ka kaluar mirë edhe e ëma. Foshnja ka lindur 3.750 gramë dhe me gjatësi 54 centimetra.

Lexo më Shumë

Shqipëri 18 shkurt: Opozita në Shqipëri e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë filloi një protestë në Tiranë, protestë kjo cila vazhdoi për 3 muaj në çadrën e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. 28 prill: Ilir Meta, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryeministër i vendit, zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë president i shtetit, pas disa raundesh votimi të dështuara në seancat parlamentare. Meta i cili zëvendësoi në këtë post ish-presidentin Bujar Nishani, zyrtarisht e mori detyrën për mandatin 5-vjeçar…

Lexo më Shumë

Qyteti holandez Leuvarden dhe Valeta, kryeqyteti i Maltës, do ta ndajnë titullin “Kryeqendër evropiane e kulturës” në vitin 2018. E marrin nga Orhusi dhe qyteti qipriot Pafos. Organizatorët e programit për vitin 2018 në Leuvarden paralajmëruan hapjen e manifestimit mbarë vjetor më 26 dhe 27 janar kur të gjitha sheshet e qytetit do të ndërlidhen me evenimente me valle, teatër, muzikë dhe këngë. Ideja është që ta tregojnë „iepen mienskip“ e tyre, gjegjësisht shoqëri të hapur. Leuvarden është qendër administrative e krahinës Frizia në Holandën veriore e cila është më e madhja nëse numërohen edhe sipërfaqet e ujit dhe është…

Lexo më Shumë

Foshnja e parë e lindur në vitin 2018 në Shkup sot do vizitohet nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçi, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carova dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Në Shkup një minutë pas mesnatës lindi fëmija i parë në Vitin e Ri. Foshnja ka lindur Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë, dhe wshtw lindja e dytë të nënës së Borjanit Radevska nga Shkupi.

Lexo më Shumë

Gjykatësit në Gjykatën Penale, duke filluar nga dita e sotme do të punojnë me renditje te re, të cilin e ka përgatitur Jovan Xholev, Me orarin janë bërë ndryshime drastike dhe me këtë pjesa më e madhe e lëndëve të Prokurorisë Speciale shkojnë tek gjykatës të rinj. Në Departamentin për Krim të Organizuar prej sot do të jenë gjykatësit Ognen Stavrev, Dobrila Kacarska, Vladimir Tufegic, Geneeta Bektoviç, Goran Bosevski, Vaska Nikolovska Masevska,Darko Todorovski, Osman Shabani dhe Sofce Gavrilova Efremova. Gjyqtarët e procedurës paragjyqësore në Departamentin e Krimit të Organizuar janë Seat Recepagic,Vesna Dimishkova dhe Nenad Saveski. Këshillat penalë do të…

Lexo më Shumë

Nga Miradie Hasani Ngjan si diçka ngushëlluese për shiptarët fakti që nuk jemi të parët në varfëri, a më saktë të fundit në standart jetësor në nivel rajonal e kontinental, pasi disa tregues e kanë nxjerrë të tillë Maqedoninë. Lartësia e pagave në Maqedoni e skicon pamjen reale të standardeve jetësore në rajon. Edhe në fund të vitit 2017, Maqedonia gjendet në fund të listës sipas pagave të cilat i marrin qytetarët. Statistikat zyrtare tregojnë se paga e fundit e paguar është 23.350 denarë ose 380 euro. Që është pothuajse për 3 herë më e vogël se paga mesatare në…

Lexo më Shumë