Author: Adijat

Gjendja shëndetësore e vajzës 14 vjeçare nga Ohri me diabet të tipit 1, e cila në gjendje të rëndë shëndetësore me ketoacidozë ishte pranuar në KARIL po përmirësohet dhe ajo po merr frymë spontanisht. Këtë sot në pres-konferencë e theksoi zëvendës – ministri i Shëndetësisë, Asim Musa. Ai theksoi se 14 vjeçarja nga Ohri, si dhe dy fëmijët e moshës të moshës tre vjeç nga Sveti Nikolla dhe nëntë vjeç nga Gjevgjelia, të cilët me nivel të lartë të sheqerit në gjak ishin hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, janë porsazbuluar. Sqaroi se fëmijët për herë të parë kishin…

Lexo më Shumë

Një këmbësorë 67-vjeçar e ka humbur jetën sot në Prileo, pasi në të është përplasur një automobil. Siç është theksuar në buletinin policor, sot në orën 11:20 është paraqitur se automjeti motorik “golf” i drejtuar nga G.P. (46) e ka goditur këmbësorin M.SH. (67). Nga lëndimet e marra këmbësori ka vdekur. Inspektimi është në vijim

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Rumania të lidhen me çarter fluturim të drejtpërdrejtë, në relacionin Shkup-Bukuresht ose Krajova-Ohër, kërkojnë operatorët turistikë nga të dyja vendet. Konsiderojnë se ky është hapi kyç për rritjen e numrit të turistëve, nga 1.500 të tanishëm në rreth 30.000-40.000. “Qëllimi ynë është turistët rumunë ta vizitojnë Maqedoninë në rang të polakëve dhe holandezëve, por për për këtë nevojitet periudhë sistematike dhe avio-linjë e drejtpërdrejtë”, tha sot kryetari i Odës turistike-hotelierike pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) Arkan Kerim pas firmosjes së Memorandumit për bashkëpunim me kryetarin e Patronazhit kombëtar për agjencitë turistike në Rumani, Adrian Stançulesku.…

Lexo më Shumë

Drejtori për partneritet global të NATO-s, James McKee vlerëson se Maqedonisë i duhen të paktën 18 muaj për t’u bërë anëtare e 30 e NATO-s. Me vizitën e tij në Maqedoni zyrtarisht fillon edhe procesi i bisedimeve para-aderuese. McKee ka zhvilluar takime me të gjithë ministrat e Qeverisë dhe me Kryeministrin Zaev me qëllim që të njihet nga afër me gatishmërinë e Qeverisë së Shkupit për bisedimet dhe të njoftohet me rrjedhën e reformave.

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës e tërhoqi vendimin për vendosjen e taksës doganore prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësministri për Tregti dhe Industri i Qeverisë së Kosovës, Fadil Arifi. Megjithatë, sipas tij, masa do të vazhdojë të vlejë për 7 produkte. “Ato masa vazhdojnë të vlejnë për domatet, specat, mollët, dardhët, kumbullat, mjedrat dhe rrushin. Vendimi është sjellë ditën e djeshme (e martë). Ministria ka kërkuar nga Qeveria ndryshimin dhe plotësimin e vendimit. I kemi hequr masat për produktet tjera, ndërkaq, për produktet për të cilat vazhdojnë masat,…

Lexo më Shumë

Komisioni për zgjedhje dhe emërime pa diskutim ka konstatuar emrat e kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së. Për në orën 18.00 pasdite është caktuar seancë plenare në të cilën deputetët do të zgjedhin përbërjen e re të KSHZ-së. Siç njoftuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, në seancën e sotme, pika të rendit të ditës do të duhet të jenë edhe propozim Ligji për financimin e partive politike dhe propozim Ligji për Qeveri teknike, të cilat dali si pako nga marrëveshja në takimin e liderëve politik.

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike Shkup pas zërave të dëgjuara formoi lëndë lidhur me shkrime të caktuara dhe komente në rrjetet sociale, e me të cilat përmes sistemeve kompjuterike në opinion përhapen materiale raciste dhe ksenofobike. Siç kumtoi Prokuroria publike, tekstet e publikuara në rrjetet sociale janë të orientuara drejt zjarrit në afërsi të Athinës, Republika e Greqisë, në të cilin ka edhe viktima në njerëz. Prokuroria publike do të hetojë nëse përmes shkrimit të komenteve dhe shkrimeve në rrjetet sociale është kryer vepër penale, për të cilën përndiqet sipas detyrës zyrtare. “Pason ndërmarrja e veprimeve, me qëllim të sigurimit të dëshmive…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Kuvendit të RM-së dhe deputet i PRSD-së Goran Misovski, sot deklaroi se është arritur pajtim mes pozitës dhe opozitës për përbërjen e KSHZ-së dhe zgjidhjeve ligjore që ishin dakorduar në takimin e liderëve, dhe se ato me siguri të shtunën do të sillen në seancë kuvendore në të cilën do të shpallet edhe vendimi për referendumin. “Na presin momente kyçe për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë. Kemi propozime të harmonizuara. Na lejoni ta zgjedhim KSHZ-në, t’i sjellim ato tre ligje për të cilat tashmë kemi pëlqim se koordinuesit i kanë firmosur, t’i lëmë në procedurë dhe ta…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i opozitës OBRM-PDUKM-së sot deri tek zyra e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ka dërguar propozimet për anëtarët e KSHZ-ës nga partia e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë pritet që të zhbllokohet procesi për zgjedhjes së përbërjes së KSHZ-së, por, njëkohësisht konfirmohet se grupet parlamentare janë dakorduar që ta realizojnë atë çka ishte dakorduar në takimin e liderëve në klubin e deputetëve.Zyra e Xhaferitformalisht njoftonë se propozimet nga partitë për anëtarë të KSHZ-së do t’i dërgojë deri tek kryetari i Komisionit për çështje zgjedhore, Ilija Dimovski. Dimovski për AIM deklaroi se seancën e Komisionit do ta caktojë…

Lexo më Shumë

Në pesë lokacione të ndryshme nëpër kryeqytet nesër në orën 5:17 do të realizohet aksion audio-artistik në kohëzgjatje prej një minutë “Zgjohu Shkupi”, i cili duhet t’i përkujtojë edhe qytetarët në kohën e saktë të tërmetit katastrofik të Shkupit nga 26 korriku i vitit 1963. Me aksionin do të përfshihen Muzeu i arteve bashkëkohore, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Qendra Tregtare e Qytetit, Porta Vllae dhe një automjet me zë do të lëvizë nëpër bulevardin “Aradhet partizane”. Automjeti do të niset në afërsi të Kishës kryesore dhe do të lëvizë nëpër rrugën “Partizanska”. Sivjet do të përfshihet vetëm një pjesë…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski sot dhe nesër në Uashington do të merr pjesë në Konferencën ministrore për avancimin e lirive fetare, me ftesë të sekretarit shtetëror të SHBA-ve Majkëll Pompeo. “Promovimi i mbrojtjes së lirive fetare është prioritet i administratës amerikane dhe për këtë qëllim sekretari shtetëror Pompeo do të jetë nikoqir në konferencën e parë ministrore ku përveç ministrave dhe përfaqësuesve qeveritar, në një vend do të tubon liderë të shumtë botëror, luftëtar për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të sektorit qytetar. Ata do të bisedojnë për sfidat, do të identifikojnë masa konkrete dhe hapa…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoni Kristian Timonie, kumtoi MPB-ja. Në takim u konfirmuan angazhimet për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë të deritanishëm. Ministri Spasovski e falënderoi për mbështetjen e deritanishme dhe ndihmën e Republikës së Francës për Republikën e Maqedonisë, e cila përmes mjeteve materialo – teknike dhe financiare, periudhën e fundit është shprehur edhe përmes organizimit të trajnimeve, kurseve trajnuese dhe seminareve për nëpunësit e policisë së Maqedonisë prej ekspertëve nga policia franceze. Ministri Spasovski dhe ambasadori Timonie biseduan edhe për progresin e…

Lexo më Shumë