Maqedonia dhe Rumania të lidhen me çarter fluturim të drejtpërdrejtë, në relacionin Shkup-Bukuresht ose Krajova-Ohër, kërkojnë operatorët turistikë nga të dyja vendet.
Konsiderojnë se ky është hapi kyç për rritjen e numrit të turistëve, nga 1.500 të tanishëm në rreth 30.000-40.000.
“Qëllimi ynë është turistët rumunë ta vizitojnë Maqedoninë në rang të polakëve dhe holandezëve, por për për këtë nevojitet periudhë sistematike dhe avio-linjë e drejtpërdrejtë”, tha sot kryetari i Odës turistike-hotelierike pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) Arkan Kerim pas firmosjes së Memorandumit për bashkëpunim me kryetarin e Patronazhit kombëtar për agjencitë turistike në Rumani, Adrian Stançulesku. Sipas Kerim, Rumania është seriozisht e interesuar ta zhvillojë turizmin me Maqedoninë. Operatorët turistikë rumunë, të cilët tashmë e kanë përfshirë vendin në katalogjet e tyre shitëse, detektojnë interesim te rumunët për turizëm dimëror disaditësh në Maqedoni, por edhe në Ballkan, si dhe për turizëm veror në Ohër. Edhe për turistët e Maqedonisë. Rumania është interesante, shtoi, por ende nuk është mjaft e popullarizuar.
“Rëndë është të thuhet se sa turistë vijnë në Shkup ose Ohër, por obligimi ynë është t’i tregojmë dhe prezantojmë bukuritë e të dy vendeve. Turizmi modern do të thotë rajonizim, e jo reduktim në nivel lokal”, theksoi Stançulesku. Kerim dhe Stançulesku e dërguan kërkesën për vendosje të avio-linjës së drejtpërdrejtë mes Maqedonisë dhe Rumanisë drejtpërdrejtë deri te kryeministrat e dy vendeve të cilët, siç thanë, pasnesër duhet të mbajnë takim në Shkup.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët


