Prokuroria themelore publike Shkup pas zërave të dëgjuara formoi lëndë lidhur me shkrime të caktuara dhe komente në rrjetet sociale, e me të cilat përmes sistemeve kompjuterike në opinion përhapen materiale raciste dhe ksenofobike.
Siç kumtoi Prokuroria publike, tekstet e publikuara në rrjetet sociale janë të orientuara drejt zjarrit në afërsi të Athinës, Republika e Greqisë, në të cilin ka edhe viktima në njerëz. Prokuroria publike do të hetojë nëse përmes shkrimit të komenteve dhe shkrimeve në rrjetet sociale është kryer vepër penale, për të cilën përndiqet sipas detyrës zyrtare.
“Pason ndërmarrja e veprimeve, me qëllim të sigurimit të dëshmive në lëndë. Njëherit, do të vërtetohet identiteti i personave, të cilët përmes publikimit të shkrimeve dhe komenteve kanë marrë pjesë në përhapjen e gjuhës së urrejtjes”, thonë nga Prokuroria.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët


