Author: Adijat

Nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) paralajmërojnë se në pranverë duhet të vendosin në funksion sistem për matje të parametrave të cilësisë së qasjes me rrjet të gjerë të internetit në rrjetet fikse, me ç’rast shfrytëzuesit përfundimtar do të informohen për cilësinë e këtij shërbimi. Kjo, shpjegojnë nga AKE, do të thotë se secili individualisht do të mund të kërkojë matje të cilësisë së shërbimit nga lokacioni i tij. Siç informojnë nga AKE për MIA-n, paralelisht me rrumbullakësimin e furnizimit të pajisjes së sistemit duhet të përgatitet rregullore përkatëse për metodologjinë për matje. Përveç informatës momentale për cilësinë e shërbimit…

Lexo më Shumë

“Kontakte të nivelit të lartë për çështjen e Shkupit; “Bisedë e kryeministrit të Shkupit me Cipras dhe Koxias”; “Zaev: ka vullnet për zgjidhje”; “Optimizëm për zgjidhjen e emrit” – janë disa nga titujt në mediumet greke, të cilat i transmetojnë deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë nga konferenca e djeshme për shtyp. Për dallim nga më parë, kur rrallë herë kishte hapësirë në lajmet për problemin me emrin, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, tani, ngjarjet e fundit në raportet greko-maqedonase janë pjesë e edicioneve të lajmeve qendrore në të gjitha televizionet greke. Gazetarët në raportet e tyre i transmetojnë…

Lexo më Shumë

Për më 24 janar është caktuar seanca e parë për rastin “TNT” e Prokurorisë Publike Speciale, në të cilën të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski, si edhe katër persona të tjerë. “TNT” iu shpërnda gjykatësit Ivica Stefanovski, por me orarin e ri për këtë vit ai është risistemuar në Sektorin për të mitur, për ç’arsye për këtë lëndë duhet të emërohet gjykatës i ri. Këshilli për vlerësimin e aktakuzave pranë Gjykatës Penale të Shkupit më 17-të nëntor të vitit të kaluar…

Lexo më Shumë

Gjykata themelore Shkupi 1 për më 24 janar ka caktuar fillimin e procesit gjyqësor për rastin “TNT” ku akuzohen ish kryeministri dhe lider i VMRO-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski dhe katër veta tjerë, transmeton Medial.mk. Ky rast së pari i ishte ndarë gjykatësit Ivica Stefanovski që ka gjykuar lëndën për ”Monstrën”, ndërsa me ndryshimet e reja në orarin e gjykatësve ai është vendosur në sektorin për të mitur. Pas hyrjes në fuqi të kësaj, për rastin “TNT” duhet të emërohet gjykatës i ri. Gjykata penale…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës nga buxheti ka ndarë 6.1 milionë denarë për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Programi, që e miratuan këshilltarët në seancën e fundit të Këshillit, parasheh 4,6 milionë denarë për mbrojtjen e ajrit, milion denarë për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe gjysmë milionë denarë për përpilimin e projekteve. Për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Kumanovë, nga buxheti janë ndarë një milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të cilët do të përfshihen në rrjetin e gazifikimit. Komuna do të subvencionojë nga 150 euro për çdo familje e cila do të vendosë të përfshihet në…

Lexo më Shumë

Kompanitë që punojnë në ZZHTI gjatë vitit të kaluar kanë realizuar për 29,2 për qind eksport më të lartë në krahasim me vitin 2016, ndërsa pritet edhe në vitet e ardhshme të rritet. “Aktivitet e ndërmarra në zonat zhvillimore teknologjike (ZZHTI) në vitin 2017, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, shënojnë rezultate pozitive me valën e investimeve të reja dhe riinvestimet nga kompanitë në zonat. Pas publikimit të planit për rritje ekonomike, është vërejtur rritje e interesit për investime të reja të kompanive me kapital vendor dhe të huaj, projekte të caktuara janë në faza të ndryshme të realizimit,…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, pronarët e objekteve të cilat kanë mbaruar së ndërtuari përfundimisht më 3 mars të vitit 2011 dhe që paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale, kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje nga data 01.012018 deri më datë 30.06.2018, transmeton Flaka. “Kërkuesit të cilëve deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, u është refuzuar kërkesa për shkak të dokumentacionit të pakompletuar të përcaktuar me nenin 6, 7 dhe 8 të Ligjit për veprim te objekteve të ndërtuara…

Lexo më Shumë

Tema për fluksin eventual të emigrantëve në Maqedoni dhe mundësia që numër i madh i tyre të akomodohen në vend për një periudhë më të gjatë, e cila shënoi pjesë më të madhe nga viti i kaluar, u hap pasi që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në korrik publikoi propozim-projekt dhjetëvjeçar të Strategjisë për integrim të refugjatëve dhe të huajve dhe Planit aksional për integrim të refugjatëve. Partitë opozitare e kanë shfrytëzuar publikimin e këtyre dokumenteve që ta akuzojnë Qeverinë se dëshiron të pranojë numër të madh të emigrantëve në vend. Nga VMRO-DPMNE theksuan se me to Maqedonia nga…

Lexo më Shumë

Një polic në Kumanovë ka marrë çarje në trup pasi ka tentuar që të marrë thikën gjatë një grindjeje familjare. Dje rreth orës 14:00, në oborrin e shtëpisë në rr.”Angja Rankoviq” në Kumanovë, Xh.S. (33), i cili është lëshuar në pushim shtëpiak nga Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu Shkup, ka filluar të grindet me ish-gruan e tij të pakurorëzuar N.R.(47). Atëherë djali i saj R.R. ka filluar me duar ta shtyjë Xh.S. dhe nga tryeza ka marrë thikë kuzhine duke vazhduar të grindet me të. Xh.S. ka arritur t’ia marrë thikën, ndërsa pas një kohe të shkurtër, në vendin e ngjarjes ka…

Lexo më Shumë

Maqedonia sipas indeksit të lumturisë është vendi më keq i radhitur në rajon, por më i miri sipas kushteve për udhëheqjen e biznesit dhe lirive ekonomike. Lidhur me indekset për dobësi të shteteve, vlera e pasaportës, kërcënimi për terrorizëm dhe korrupsion është radhitur në mes të listës, tregojnë të dhënat nga disa hulumtime të organizatave ndërkombëtare që i sublimon “Evropa e Lirë”. Maqedonia, sipas indeksit të dobësisë së shteteve të Fondit për Paqe, është më mirë e radhitur se BeH dhe Serbia, ndërsa më keq se Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Në këtë radhitje, ku vend më i ulët…

Lexo më Shumë

Ndodhitë e fundit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe paralajmërimet optimiste nga të dyja palët se 2018-ta do të mund të jetë vit kur do të mbyllet kontesti shumëvjeçar për emrin, i mobilizuan shoqatat dhe organizatat patriotike greke. Demonstrata në veri të Greqisë, rezoluta, grumbullim të nënshkrimeve, kërkesë për referendum dhe mospranim të çfarëdo lloj emri me termin Maqedoni, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, janë një pjesë e aktiviteteve të paralajmëruara në kuadër të fushatës me emrin “Maqedonia do të thotë Greqi”. “Federata greke e shoqatave kulturore të maqedonasve”, së bashku me shoqatat dhe organizatat greke nga diaspora janë…

Lexo më Shumë