Nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) paralajmërojnë se në pranverë duhet të vendosin në funksion sistem për matje të parametrave të cilësisë së qasjes me rrjet të gjerë të internetit në rrjetet fikse, me ç’rast shfrytëzuesit përfundimtar do të informohen për cilësinë e këtij shërbimi. Kjo, shpjegojnë nga AKE, do të thotë se secili individualisht do të mund të
kërkojë matje të cilësisë së shërbimit nga lokacioni i tij. Siç informojnë nga AKE për MIA-n, paralelisht me rrumbullakësimin e furnizimit të pajisjes së sistemit duhet të përgatitet rregullore përkatëse për metodologjinë për matje.
Përveç informatës momentale për cilësinë e shërbimit që e marrin, sistemi do të mundësojë shpërndarje anonime të këtyre informatave me shfrytëzuesit e tjerë në Maqedoni dhe do të sigurojë informata qasëse për cilësinë e rrjeteve të operatorëve në Maqedoni.
Për matjet vijuese që do t’i kryejë rregullatori do të përgatisë raporte të rregullta që do t’i publikojë
publikisht.
Pas fillimit të shërbimit pritet rritje e numrit të ankesave për cilësinë e shërbimit nga shfrytëzuesit, por në afat të gjatë ajo duhet të kontribuojë deri në cilësi më të madhe dhe pranim të parametrave të konfirmuar nga AKE si standard.
Sipas të dhënave nga raportet nga takimi i dytë publik i AKE-së, Sektori për zgjidhje të kontesteve nga shfrytëzues përfundimtarë të këtij trupi rregullator përfundimisht me kuartalin e tretë vitin e kaluar ka vepruar për 842 ankesa, për 141 më pak në krahasim me vitin 2016 kur ka pasur 983 ankesa.
Pjesa më e madhe e ankesave janë për bazën e shërbimeve për të folur dhe internet në telefoninë celulare, ndërsa shtatë për qind janë për të folur dhe internet në telefoninë fikse. Më të shumta janë ankesat për territorin e Shkupit, 63 për qind, pas çka pason manastiri me nëntë për qind, Tetova me katër, Shtipi, Velesi, Kërçova dhe Kumanova me nga dy për qind…
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në


