Author: Adijat

Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë janë mbledhur gjurmë nga vendi i aksidentit që ka ndodhur dje në rrugën Kërçovë- Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe. Vijon ekspertiza e tyre, si dhe ekspertiza teknike në trafik për konfirmimin e rrethanave për ngjarjen, kumtoi PPRM-ja. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe, ndërsa pesë persona janë lënduar rëndë. Menjëherë pas aksidentit, prokurori publik në kujdestari nga PTHP Kërçovë dhe ekipi mbikëqyrës nga MPB-ja kanë kryer inspektim…

Lexo më Shumë

Kërkesa e kishës maqedonase që ajo bullgare të jetë kishë amë, nuk ka asnjë bazë kanonike dhe historike dhe është dëshmi për mospjekuri”, deklaroi patriaku serb Irinej në një intervistë për TV Hram. Sipas tij, zgjidhja e vetme për kishën ortodokse maqedonase është bashkësia me kishën ortodokse serbe. “Nuk dua të lëndoj askënd, po është fakt që atë që e kanë bërë tani me kërkesën ndaj kishës bullgare, nuk ka asnjë bazë kanonike dhe historike dhe është dëshmi për papjekuri. Tregojnë papjekurinë e tyre që të zgjidhin çështjen e tyre, duke mohuar situatën në të cilën gjenden. Problemet mund t’i…

Lexo më Shumë

S.M. (60) nga fshati Novosellë në Shkup është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Peçurishte”. Rastin dje rreth orës 16 në stacionin policor në Draçevë e ka paraqitur B.K., bashkëfshatar i tij, i cili e ka informuar policinë se e ka gjetur S.M. i shtrirë në tokë, pa shenja jete. Ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.

Lexo më Shumë

Pas katër seancave, ku dy prej tyre ishin anuluar, ndërsa ishin dëgjuar dy dëshmitarë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nesër do ta dëgjojnë vendimin e Këshillit të gjykatësve në Selanik, lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre. Vendimi është sjellë sot dhe pasi të gjendet përkthyes nga greqishtja në maqedonisht, ajo duhet t’u kumtohet ish kryeshefave të DSK-së, Grujevski e Boshkovski, transmeton Medial.mk. Gjykata greke me siguri ka sjell vendim që të dy të ekstradohen në Maqedoni, me faktin se më 20 dhjetor pas dëgjimit të gjithë dëshmitarëve, ky propozim ka dalë nga Prokuroria deri tek juria.

Lexo më Shumë

Rushid Demirovski nga Berova pak ditë është liruar nga burgu pasi që kishte vjedhur dy krahë me dru për të ngrohur 7 fëmijët e tij. Ai tha se është detyruar që për disa javë ta vuajë dënimin në burgun e Shtipit, pasi që nuk ka pasur para për të paguar. Rushidi thotë se drutë i ka prerë në një pyll të afërt, sepse nuk ka pasur para të blejë. Edhe ate sipas tij, sasia ka qenë nja dy krah dru që i ka bartë me një karrocë të vogël. “Ishte ftohtë dhe 7 fëmijët nuk e duronin të ftohtin. U…

Lexo më Shumë

Më 9 janar do të ketë ankand publik të letrave shtetërore me vlerë të Maqedonisë, bën të ditur Seenews. Në ankand do të dalin bono të thesarit njëvjeçare, gjashtëmujore, bono të thesarit me T-fletë trevjeçare, si edhe bono të thesarit dhjetëvjeçare, si edhe T bono të thesarit pesëmbëdhjetëvjeçare. Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë do të shesë letrat shtetërore me vlerë në emër të Ministrisë së Financave, pëmres një tenderi ku çmimi dhe kuponi janë caktuar paraprakisht. Vlera e përgjithshme e letrave me vlerë arrinë në 73,5 milionë euro.

Lexo më Shumë

Nga mjediset e Komunës së Gostivarit, që më së paku duhet të jetë e politizuar, krerët e subjektit politik, Aleanca për Shqiptarët, shfrytëzuan nga rasti të bëjnë deklarata politike dhe kryekëputë demagogjike. Si në çdo prononcim tjetër publik, edhe këtë herë Arben Taravari shfrytëzoi mundësinë për t’u shitur në opinion si i pafajshëm duke kërkuar fajin në adresë të gabuar dhe duke vazhduar me deklarimet e tij tashmë të njohura manipulative, ka reaguar dega e BDI-së në Gostivar. Duke u nisur nga fakti që Ziadin Sela u vu në mbrojtje të bashkëpartiakut të tij, Arben Taravari, opinioni por edhe vetë…

Lexo më Shumë

Më shumë borë ka në Lazaropole ku lartësia e shtresës së borës është 17 centimetra, ndërsa në Krushevë kanë reshur vetëm gjashtë centimetra. Më shumë borë se në Krushevë ka në Ohër dhe në Pretor ku lartësia e shtresës së borës është tetë centimetra. Borë të lehtë mëngjesin e sotëm ka në Kriva Pallankë, ndërsa në orët e kaluara edhe në Berovë. Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë ku janë matur -3 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Shkup dhe Demir Kapi ku temperatura e mëngjesit është dy gradë. Deri në orën tetë mëngjesin e sotëm më shumë…

Lexo më Shumë

Janari është muaji ku pritet zhvillim i ngjarjeve në çështjen për emrin, publikojnë mediat greke dhe këtë qëndrim e mbështesin me takimet e mundshme që do të ndodhnin gjatë periudhës së ardhshme. Vizita e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani në Athinë, raundi i ri i negociatave për emrin, vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Shkup dhe takimi eventual i kryeministrave të të dy vendeve në Davos janë aktivitetet e parapara për janar, sipas mediave në Greqi. ke iu referuar burimeve të tyre, televizionet “Skaj” dhe “Action 24”, gazetat “To Vima” dhe “Ta Nea” dhe një pjesë e portaleve informative greke,…

Lexo më Shumë

Në historinë politike të Maqedonisë viti 2017 do të mbahet në mend për shumë ngjarje të cilat nuk kishin ndodhur asnjëherë më parë. Pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, Maqedonia madje më 1 qershor të vitit 2017 e krijoi Qeverinë e re, ndërsa kryetar të Kuvendit zgjodhi më 27 prill – ditë e cila do të mbahet në mend si dita më e keqe në demokracinë e Maqedonisë. Në vend se më 16 shkurt, siç parashikohej sipas afateve ligjore, Qeveria e Maqedonisë u zgjodh pesë muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.…

Lexo më Shumë

Dy këmbësorë janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 10 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë katër persona, ndërsa në katër është shkaktuar vetëm dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar shtatë shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në të kuqe në semafor, tre shoferë që nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve, tre shoferë për rreshtim jo të drejtë dhe dy shoferë për tejkalim…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot gjatë qëndrimit në Gostivar ka akuzuar partitë në pushtet, Llidhjen Socialdemokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim se duke penguar miratimin e buxhetit të komunës duan t’i shkaktojnë telashe kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, i cili është kuadër i Aleancës për shqiptarët. Sela ka thënë se koncepti i kryeministrit Zoran Zaev “Për një shoqëri të përbashkët për të gjithë” po sfidohet në komunën e Gostivarit. Ai ka qartësuar se këshilltarët e LSDM dhe BDI kanë të drejtë të bëjnë propozime, por jo edhe ta bllokojnë miratimin e buxhetit, sepse kështu bllokojnë përspektivën e…

Lexo më Shumë