Menduh Thaçi duhet të tregojë se dëshiron të merr pjesë në Qeveri që t’i ofrojmë ministri, ka thënë për MEDIAL.mk funksionar i lartë i BDI-së mbi mundësinë e PDSH-së të ulet në disa nga pozicionet e zbrazëta pas daljes së Aleancës për shqiptarët nga Qeveria. Partnerët e koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk janë takuar me Menduh Thaçin për hyrje eventuale të PDSH-së në Qeveri, ka konfirmuar nga ana tjetër, funksionar i lartë i LSDM-së dhe BDI-së. Ata thonë se me PDSH-në nuk është folur as në nivel më të ulët. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që PDSH-ja të jetë…
Author: Adijat
Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën mes të tjerash do ta shqyrtojë informacionin për të lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për bashkëpunim në rast të katastrofave. Në rend dite të seancës së 47-të është edhe informacioni për miratimin e Planit të azhurnuar implementues kombëtar për reduktim dhe eliminim të ndotësve të vazhdueshëm organik në vend. Para ministrave sot do të gjenden edhe propozim ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, si dhendryshimet e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobinë pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse. Qeveria do ta…
Riorganizimi i Gjykatësve në Gjykatës Penale dhe shpërndarja e re e lëndëve paraqet kthim në gjendjen normale, pas shumë keqpërdorimeve në sistemin elektronik për shpërndarje të lëndëve, vlerëson profesori universitar, Bekim Kadriu. Sipas tij, ky riorganizim duhet të ofrojë një shpërndarje të drejtë dhe të paanshme të lëndëve deri tek gjykatësit, me çka do të garantohet një proces më i drejtë dhe efikas. “Respektimi i përpiktë i procesit të shpërndarjes së lëndëve, respektimi i sistemit AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve dhe parandalimi i keqpërdorimeve në këtë drejtim do të jetë një garanci e rëndësishme që do të mundësojë një…
Ndërkohë në Gjykatën e Apelit kanë mbërritur 8 ankesa lidhur me vendimet e Gjykatës Penale për paraburgimet e të dyshuarve për dhunën ne Kuvend. Gjykata para një jave vendosi që të vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera për deputetët e VMRO-së Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski dhe Luben Arnaudov, ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” dhe pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet e 27 prillit. Ndërkohë disa nga të dyshuarit që kanë ankimuar paraburgimet kanë kërkuar që seanca e Apelit ku do të shqyrtohen ankesat të jetë e hapur.…
Pas më shumë se dy orë të kaluara në pallatin kryeministror në Athinë, në mini takimin ministror, që sipas mediave greke, në mënyrë të jashtëzakonshme e caktoi Aleksis Cipras për çështjen për emrin, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Nikos Koxias dhe Panos Kamenos dolën me të njëjtat, deri tani pozicione të njohura. Shefi i diplomacisë greke doli me deklarata optimiste. Tha se nevojitet zgjidhje për erga omnes emër të përbërë, ndërsa partneri i koalicionit në Qeveri është me pozicione të pandryshuara, nuk dakordohet me atë që termi Maqedoni të përfshihet në emër, por thotë se ka besim tek…
Një kryerës i panjohur nga një banesë në Shkup ka vjedhur sasi më të madhe të stolisë së arit dhe argjendit në vlerë prej rreth 400.000 denarë. Gjatë kryerjes së vjedhjes ai ka shkaktuar edhe dëme materiale prej rreth 3.000 denarë. Rastin në polici e ka denoncuar R.V.(63) nga Shkupi, pronar i banesës e cila ndodhet në rrugën “Peklane”. Ai e ka informuar policinë se vjedhja ka ndodhur dje në periudhën nga ora 16 deri në orën 21:30. “Kryerësi me përdorim të forcës dhe vegël përkatëse e ka hapur derën e tarracës, ka hyrë brenda dhe ka marrë sasi më…
Arritja e konsensusit partiak dhe nacional është sfida më e madhe, me të cilën për momentin është duke u ballafaquar Qeveria lidhur me reformat të cilat i përmban Plani 3- 6-9, deklaroi sot kryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas takimit të tij joformal me ambasadorin bullgar, Ivan Petkov. Në pyetjen e gazetarëve se si po vijojnë reformat të cilat i përmban Plani, Osmani theksoi se ekziston një dinamikë e projektuar me kompetenca të përcaktuara në mënyrë të qartë, cilat institucione, cilat masa duhet t’i zbatojnë. “Sfida më e madhe me të cilën jemi duke u ballafaquar për…
Vevçani edhe këtë vit nga data 12-të deri në datën 14-të do të jetë teatër në qiell të hapur me shumë kreativitet dhe improvizime dhe qendra e satirës për ngjarjet që e shënuan vitin e kaluar. Karnavali i Vevçanit do të ketë shumë muzikë-sivjet me artisë të vendit. Komuna e Vevçanit njoftoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e “Karnavalit të Vevçanit”, me të cilin shënohet Viti i Ri sipas kalendarit të vjetër. Kryetari i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankovski tha se pjesëmarrësit e Karnavalit e kanë lirinë e plotë që përmes kreativitetit dhe improvizimit të shprehin kritikën…
Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor për vitin 2018 planifikon furnizimin e pajisjeve për matje indikative dhe krahasuese me laborator të akredituar për mjedis jetësor, vendosjen e bazës së plotë të të dhënave për vlerësimin e rrezikut, ueb faqen e re, përforcimin e resurseve njerëzore dhe përpunimin e strategjisë për zbatimin e legjislaturës nëpër rajonet planore. Buxheti i Inspektoratit për vitin 2018 është rritur për 60 për qind në 24,7 milionë denarë, ndërsa programin vjetor për punën e inspektoratit, sot e prezentoi drejtori i ISHMJ, Mirsollav Bogdanovski. “Theksi kryesor i është vënë planifikimit dhe frekuentimit të mbikëqyrjeve inspektuese. Qëllimi është çdo…
Qytetarët e komunës Çair të Shkupit kërkojnë nga policia të merr masa preventive për të parandaluar vrasjet e shpeshta që kanë ndodhur kohëve të fundit në këtë pjesë të qytetit me shumicë shqiptare. Ata thonë se është përgjegjësi e policisë të parandalojë krimet e rënda në këtë pjesë të kryeqytetit, të cilat marrin jetën e të rinjëve shqiptar, të cilët ekzekutohen rrugëve të lagjes, shkruan Almakos. Qytetarët vlerësojnë se dënimet e rrepta nga institucionet për autorët e krimit do të ndikojnë në parandalimin e vrasjeve të reja. “Ne kot që flasim, me atë punë duhet të merret ministria, dhe ligjet…
Zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe përplasjet në relacionin Konfederatë e sindikatave të lira dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për atë nëse dhe si funksionin Këshilli ekonomiko-social janë pjesë e ngjarjeve që e kanë shënuar lëvizjen sindikale në vitin 2017. Viti që kaloi do të mbahet mend për zgjedhjen e liderit të ri të LSM-së, që kaloi në një sërë kontraversionesh. Pas vendimit të Gjykatës Administrative nga 13 shtatori i këtij viti se Darkon Dimovski është u.d. kryetar legjitim i LSM, menjëherë filloi edhe procedura për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm dhe…
Në horizont është riaktivizim i bashkëpunimit mes “Aleancës për Shqiptarët” dhe Lëvizjes Besa. Burime të afërta me dy partitë për “Nezavisen” konfirmojnë se janë shumë afër përsëri të formojnë koalicionin “Aleanca me Besë”. Ky skenar filloi të realizohet që nga largimi zyrtar i Aleancës për Shqiptarët nga kabineti qeveritar dhe tejkalimit në opozitë, pas së cilës pësoi takimi mes dy liderëve Zijadin Sela dhe Bilall Kasami. Pikërisht në këtë takim ka lindur ideja për riaktivizimin e “Aleancës me Besë”, me çrast do ti kundërshtohen kyçjes eventuale të PDSH-së në Qeveri me BDI-në. Ky bashkëpunim nuk do të jetë i pari…