Faton Islami është i ftuari i radhës në “ Let’s chat over coffee”. 20 vjeçari nga Tetova ka tërhequr vëmendjen në rrejtet sociale duke realizuar herë pas herë video humoristike, në të cilat me shumë satirë dhe ironi, i përplas në fytyrë shoqërisë realitetin e sotëm, që ndonjëherë të bën të qash dhe ndonjëherë të qeshësh. Megjithatë edhe pse mund të jetë e habitshme, pavarësisht talentit që ka, Fatoni është student në fakultetin për Graphic Design dhe jo në atë të aktrimit. Pasi në faqen zyrtare të tij në Facebook “ Phatooni”, të shihni videot që Fatoni ka realizuar me…
Author: Adijat
Deputeti socialist Lupço Dimovski sot është ftuar në pyetje nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që të jep dëshmi për ndodhitë e të enjtes së përgjakshme. Dimovski duhet të sqaroj se çfarë veprimesh ndërmori më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Atij i është vazhduar paraburgimi shtëpiak. Gjatë javës, dëshmi dhanë edhe deputetët Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska. Të gjithë janë të akuzuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, që është e dënueshme me më së paku 10 vite burg
Me rastin e fillimit të vitit, biznesmeni I njohur nga Tetova , Lazim Destani , organizoi një pritje në Klubin ekonomik Wirtschaftclub në Dyseldorf të Gjermanisë, për personalitete eminente nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike në këtë vend. Në këtë mbrëmje ishin prezent mbi 400 pjesëmarrës. Në mesin e tyre pronarët dhe menaxherë të kompanive prestigjioze të rajonit të Dyzeldorfit që njëkohësisht janë dhe anëtarë të Klubit Wirtschaftclub, i cili gjendet në objektin e kompanisë së Destanit. Në këtë eveniment morën pjesë edhe shumë përfaqësues të skenës politike nga të gjitha partitë politike gjermane, Ambasadorë dhe Konzuj…
Në OKB krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhen e çështjes së emrit, ndërsa verdikti do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë pas negociatave të djeshme në Nju Jork të ndërmjetësit Nimic me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë. Pas analizës së kornizës së ofruar nga Nimic të cilën e prezantoi para negociatorëve në Nju Jork, nga Qeveria paralajmërojnë se do të vazhdojë procesi i ndërtimit të një qëndrimi më të gjerë dhe gjithëpërfshirës nga ana e Maqedonisë. “Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar për zgjidhjen e kontestit…
Ambasadori Vasko Naumovski, përfaqësuesi nga Maqedonia në kontestin e emrit ka thënë se propozimet e ndërmjetësit Metju Nimic janë larg zgjidhjes së dinjitetshme, transmeton Medial.mk. “Shteti jonë ka emër, ajo është Republika e Maqedonisë, emri që është në bazën e identitetit tonë. Poashtu sot më 2018 askush nuk mund të mohojë ekzistimin e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonishte. Nga ana e ndërmjetësit u prezantuan disa ide për të cilat konsideroj se del nga korniza dhe se janë larg një zgjidhje të dinjitetshme, por megjithatë këto propozime do të prezantohen para kreut shtetëror politik dhe të njëjtët do mund të kenë…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni rrugor zhvillohet nëpër korsi me lagështi, si edhe me dëborë të pakët në disa vende më të larta. Në Kodrën e Diellit ka të reshura dëbore. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Shoferët të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.
Gabimet drejtshkrimore në pullën postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, të prezantuar sot më rastin 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, lanë në hije vet prezantimin e kësaj pulle. Në vend se të shkruhet “550 vjet nga vdekja e Skënderbeut” aty shkruante “550 vite nga vdekja e Skenderbeut”. Nga PR i Kuvendit, thonë për Almakos, se përgjegjës për pullën postare janë nga posta e Maqedonisë dhe jo shërbimet e Kuvendit. “ Pulla postare është prezantuar sot nga përfaqësues të postës dhe sa i takon të njejtës, përgjegjëse është Posta e Maqedonisë dhe jo shërbimet e Kuvendit, andaj përgjigjen…
Qytetarët janë shumë pak të informuar për të shrytëzuar të drejtën për kurim jashtë vendit. Një tregues i kësaj janë rastet e shpeshta të apelit për ndihmë nëpër rrjetet sociale nga shoqëria civile, për të dhuruar mjete për kurimin e ndonjë personi, njofton Almakos. Nga Fondi Shëndetësorë i Maqedonisë, sqarojnë se shpeshherë kanë kontaktuar me familjet që kanë mbledhur ndihma humanitare për kurim jashtë vendit dhe kanë kuptuar se ata nuk kanë tentuar të aplikojnë në Fondin Shëndetësorë ose janë drejtuar në vend të gabuar. Drejtori i Fondit Shëndetësorë të Maqedonisë, Orhan Ramadani, sqaron se çdo qytetar i Maqedonisë me…
Siç njoftoi gjykatësja Xheneta Begtoviq, gjykatësi Boshevski ka kërkuar të largohet sepse ka qenë pjesë e Këshillit që e ka vlerësuar aktakuzën e rastit “Target-Fortesa”. Seanca e radhës është caktuar për 27 mars, ku deri atëherë pritet që në vend të ekstradohen edhe të akuzuarit tjerë, ish-shefat e DSK-së, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski për të cilët është miratuar ekstradimi nga Gjykata e Selanikut ku gjenden në paraburgim. ********** Janë caktuar për sot seanca gjyqësore për rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Target – Fortesa” dhe “Trust”, përcjell Almakos. Gjykimi për lëndët e bashkuara “Target – Fortesa” për përgjimet e…
Fushata e fundit e Aleancës për Shqiptarët përmes takimeve me anëtarësinë dhe qytetarët për shtimin e radhëve të tyre, në mënyrë indirekte është pjesë e debatit politik. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka bërë thirrje që strukturat lokale dhe instancat e tjera të mos e mbyllin partinë, por të jenë të hapura. Ai gjithashtu tha se çdokush që vjen në këtë parti do të jetë i barabartë dhe jo vlerësim sipas stazhit se dikush ka qenë më herët e dikush më vonë. Por ky debat po zhvillohet edhe në rrjete sociale dhe në debate joformale. Siç mësohet janë emra të…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot organizon takim të nivelit të lartë me përfaqësues të biznesit nga Shqipëria. Përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve do të zhvillojnë takime B2B me qëllim të krijimit të kontakteve, si dhe shkëmbimin e përvojave, që nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Takimi do të mbahet në hapësirat e OEMVP-së në ora 12:00 në Shkup.
Për ditën e diel janë paraparë protesta në Shkup për të kundërshtuar Ligjin për gjuhët, që sipas disa grupeve ekstreme maqedonase, konsiderohet si rrezik për Maqedoninë. Shoqata Forcat e bashkuara maqedonase kanë bërë thirrje për protestë më 21 janar, në ora 13:00, para Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mbështetje është ofruar edhe nga e ashtuquajtura shoqata patriotike ”Tvrdokorni”, të cilët kanë paralajmëruar eskalim të gjendjes.