Me rastin e fillimit të vitit, biznesmeni I njohur nga Tetova , Lazim Destani , organizoi një pritje në Klubin ekonomik Wirtschaftclub në Dyseldorf të Gjermanisë, për personalitete eminente nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike në këtë vend.
Në këtë mbrëmje ishin prezent mbi 400 pjesëmarrës. Në mesin e tyre pronarët dhe menaxherë të kompanive prestigjioze të rajonit të Dyzeldorfit që njëkohësisht janë dhe anëtarë të Klubit Wirtschaftclub, i cili gjendet në objektin e kompanisë së Destanit.
Në këtë eveniment morën pjesë edhe shumë përfaqësues të skenës politike nga të gjitha partitë politike gjermane, Ambasadorë dhe Konzuj nga shumë vende të botës si dhe përfaqësues të medias.
Po ashtu të pranishëm në këtë pritje ishin edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani , Michel Kelly, Ambasadori e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu si dhe Carsten Linnemann nga Unioni i Kristian-Demokratëve Gjermanë
(CDU) i cili me këtë rast mbajti një fjalim të ngjeshur duke shfaqur pikëpamjet e tij lidhur me sfidat e reja më të cilat ballafaqohet ekonomia botërore si dhe roli i Gjermanisë në këtë sferë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje
- Skandali “Balluku” alarmon Kongresin e SHBA/ Joe Wilson dhe Keith Self i drejtohen Rubios: Rama nuk lejoi arrestimin e ish-zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion
- Rrjeti kuantik i komunikimit në Gjermani: Një hap drejt sigurisë së të dhënave
- Anita Haradinaj i kërkon Arjeta Fejzës të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje publike: Përndryshe, do të ndjek rrugët ligjore
- Shujta studentore mbetet në 140 denarë, takimi me Qeverinë pa marrëveshje
- Gjykata e Pejës reagon: Urdhri mbrojtës për Arlinda Zekajn nën hetim


