Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor mori vendim për ndalimin e punës së ISHP “Sveti Lazar” (Spitali im – Sante Plus), njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Më 23 janar 2018, (Të martën) nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në ISHP Sveti Lazar (Spitali im-Sante Plus) u krye një inspektim i jashtëzakonshëm në lidhje me zbatimin e rregullores ligjore, ku u identifikuan mangësi, për shkak të të cilave, nga ISHS iu dha një vendim për të ndërprerë punën derisa mangësitë e identifikuara të eliminohen “, thuhet nj deklaratën e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. Mediat kohe më parë raportuan për vdekjen e një…
Author: Adijat
Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kthehen në Kuvend vetëm për të penguar miratimin e Projekt-ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga kjo parti njoftuan sot se do të dorëzojnë amendamente me të cilat do të insistojnë të ndryshojnë propozim tekstin i cili të hënën hyn në lexim të tretë për të marrë edhe miratimin përfundimtar të deputetëve. Mitko Jançev, VMRO-DPMNE “Përmes prezencës tonë në Parlament do të mundohemi edhe një herë t’i bindim deputetët e shumicës parlamentare për rrezikun nga pasojat e miratimit të këtij ligji, i cili jo vetëm që del jashtë kornizave të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, por…
Sa fëmijë fantom ka në Maqedoni dhe çfarë fati i pret ato në të ardhmen? Për këtë dhe shumë probleme të dhimbshme të fëmijëve lypsar nga familje me prindër të paarsimuar dhe varfëri të skajshme, flet për Almakos drejtori i Ambasadës për fëmijë Megjashi, Dragi Zmijanac. Në intervistën ekskluzive në kuadër të emisionit “Pa teklif me Naser Selmanin”, Zmijanac rëfen për rrezikun që fëmijët e paregjistruar të kidnapohen nga trafikantë të organeve dhe të zhduken nga faqja e dheut sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Ai tregon se si prindërtit keqpërdorin fëmijët e tyre si lypsarë për të ushqyer familjen…
Rikualifikimi i mundshëm i vrasjes së Alimir Aliut, në aksident në komunikacion, do të ishte tregues se drejtësia në vend është selektive dhe se në Maqedoni nuk ka “ jetë për të gjithë”, thanë sot organizatorët e protestës “ Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”. Aktori Visar Vishka, një nga organizuesit e protestës tha se sot nuk protestohet vetëm për Almirin, por për fëmijët e çdonjërit, duke shpresuar se qytetarët do të reagojnë ndaj çdo padrejtësie. “Jemi këtu që të flasim në emër të Almirit. Në bazë të incizimeve bëhet fjalë për vrasje klasike e bërë me paramendim. Shpresojmë…
VMRO-DPMNE akuzon mazhorancën se sjell ligje pa u konsultuar me opozitën duke apostrofuar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Vllatko Gjorçev, kordinator i VMRO-DPMNE-së, kërkoi nga Qeveria të tërheq ligjin për përdorimin e gjuhëve pasi i njëjti jep përshtypjen e krijimit të një sistemi paralel në shtet dhe vihet në diskutim unitariteti i të njejtit. Ata kërkojnë formimin e grupeve të punës të përbërë nga ekspertë. “Kërkojmë që të formohen grupe të punës në përbërje të të cilëve të jenë përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvend, ku do të përfshihen edhe ekspertë juridik, përfaqësues nga kabineti i presidenti Ivanov…
Gjyshi i Tamarës, Lupço Stojanovski i cili më 1 qershor me armë gjuajti mbi ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot do të sillet në Gjykatë për seancën gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup. Përpara Gjykatës, duhet të tregohen ekspertiza të reja psikiatrike të bëra në “Spitalin Psikiatrik Shkup” dhe nga të cilat duhet të konstatohet nëse i akuzuari ishte i aftë mendërisht kur e ka kryer veprën penale, njofton Portalb. Ndryshe, Stojanovski nga Velesi ka gjuajtur tre herë në drejtim të Todorovit, por ky i fundit nuk u lëndua. Nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska e ka dënuar tentimin për…
Qeveria e Maqedonisë vazhdon të ndërtojë masat e besimit me Greqinë me qëllim të kontribuohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura në interes të qytetarëve të dyja vendeve. MPJ e Maqedonisë si që thuhet në komunikatë që dje është publikuar në ueb faqe është e bindur se i gjithë rajoni dhe dyja vendet janë në rrugën e vërtetë të fqinjësisë e cila do të rezultojë me përmbushjen e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, si dhe stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të mbarë rajonit, transmeton Medial.mk. “Për fat të keq ende ndodhin incidente të izoluara si (dje) në Selanik, shkaktuar nga individë dhe…
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet në mënyrë të kujdesshme. Në rrugën Berovë- Smojmirovë, Tetovë- Jazhincë, Kodra e Diellit dhe në Bukovë, rrugët janë të rrëshitshme nga dëbora kurse por nuk ka pengesa dhe ndalesa në qarkullim. Kurse në kalimin malor në Strazhë ka ndales për qarkullim të automjeteve të cilat kanë ngarkesa të rënda. Gjithashtu komunikacioni është i ndaluar edhe për automjetet e ngarkura rëndë edhe në kalimin malor në Mavrovë nga ora 06:30. I tërë komunikacioni rrugor ka intenzitet normal, edhe në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të mëdha. “AMSM” apelon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi…
Në Maqedoni zbatohet politika e mosndëshkimit të krimit ekonomik dhe financiarë. Organet e ndjekjes, policia, prokuroria, dhe gjykatat nuk arrijnë në mënyrë efikase të ndëshkojnë autorët e këtyre veprave të rënda penale. Në programet e të gjitha qeverive të deritashme, vend të spikatur zënë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por në praktikë bëhet shumë pak për të luftuar këto dukuri negative në shoqëri, e cila dëmton mirëqenien e qytetarëve. Përkundër përshtypjes së përgjithshme të përhapur në opinion se krimi i organizuar dhe korrupsioni është shpërndarë në të gjitha poret e shoqërisë, për të cilën paralajmërojnë edhe organizatat ndërkombëtare,…
Ndiqni intervistën e plotë me Dragi Zmijanac, drejtori i përgjithshëm dhe themelues i Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi”. Të hënën, në orën 18:00 në Almakos.com “ Pa teklif” Nga Naser Selmani
Faton Islami është i ftuari i radhës në “ Let’s chat over coffee”. 20 vjeçari nga Tetova ka tërhequr vëmendjen në rrejtet sociale duke realizuar herë pas herë video humoristike, në të cilat me shumë satirë dhe ironi, i përplas në fytyrë shoqërisë realitetin e sotëm, që ndonjëherë të bën të qash dhe ndonjëherë të qeshësh. Megjithatë edhe pse mund të jetë e habitshme, pavarësisht talentit që ka, Fatoni është student në fakultetin për Graphic Design dhe jo në atë të aktrimit. Pasi në faqen zyrtare të tij në Facebook “ Phatooni”, të shihni videot që Fatoni ka realizuar me…
Deputeti socialist Lupço Dimovski sot është ftuar në pyetje nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që të jep dëshmi për ndodhitë e të enjtes së përgjakshme. Dimovski duhet të sqaroj se çfarë veprimesh ndërmori më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Atij i është vazhduar paraburgimi shtëpiak. Gjatë javës, dëshmi dhanë edhe deputetët Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska. Të gjithë janë të akuzuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, që është e dënueshme me më së paku 10 vite burg

