Author: Adijat

Komisarja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han sot do ta prezantojnë Strategjinë e Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor. Mogerini dhe Han do ta kumtojnë Strategjinë për perspektivën kredibile për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, në të cilën paralajmërohet për dy çështje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me tërë rajonin, ndërkaq të cilat duhet të zgjidhen para inkuadrimit të cilit do vend në BE: dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe kontestet bilaterale. Në versionin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, ceket se vendet nga rajoni…

Lexo më Shumë

Të dhëna për vdekshmërinë nga sëmundjet malinje në Republikën e Maqedonisë në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2016 do të prezantojë sot Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë. Instituti sot paralajmëroi edhe prezantim të rekomandimeve për preventivë nga Unioni internacional për preventivë të kancerit. Këto të dhëna Instituti do t’i prezantojë me rastin e 4 shkurtit – Ditës botërore për luftë kundër kancerit, që këtë vit shënohet nën moton: “Ne mundemi. Unë mundem”.

Lexo më Shumë

Teatri për fëmijë dhe të rinj sonte në orën 19.30 në mënyrë solemne do ta shënojë 20 vjetorin e shfaqjes aktive të “E bukura dhe bisha” – shfaqjes më të shfaqur në Maqedoni. Në shënimin e kësaj ngjarje do të vendoset ekspozitë retrospektive për këtë shfaqje edhe për 20-vjet nga vendosja e ansamblit në hapësirën aktuale. “Nga premiera më 6 shkurt 1998, “E bukura dhe bisha” për 20 vjet me radhë është në repertorin vijues të teatrit. Së shpejti do ta ketë shfaqjen e 350-të, ndërsa me atë do t’i vihet rekordi i shfaqjes më të shfaqur në Maqedoni”, kumtoi…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej sot deri më 8 shkurt në Parlamentin Evropian në Strasburg, do të marrë pjesë në Takimin e 14-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian – Komiteti Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim. Delegacionin kuvendor në Komitet, siç informojnë nga Kuvendi, e përbëjnë deputetët Goran Milevski, Antonio Milloshoski, Betian Kitev, Ejup Halimi, Rexhep Memedi dhe Zhaklina Lazarevska. Në kuadër të takimit, anëtarët e Komitetit të Përzier nga Kuvendi dhe Parlamenti Evropian do të kenë këmbim mendimesh për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë me ministrin…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot do të promovohet granti i ri nga IPA 2013 dedikuar për implementimin e projekteve për rritje të konkurerncës dhe për pjesëmarrje të shtuar të sektorit qytetar në reformat lidhur me integrimin në BE. Vlera e përgjithshme e mjeteve të miratuara për dy komponentat paraqet rreth 3,18 milionë euro. Promovimi do të mbahet në BE Info Qendrën, ndërsa është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryetarit të Qeverisë, i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe Nikolla Bertolini nga Delegacioni i Bashkimit EVropian.

Lexo më Shumë

Forum rajonal për ekonominë e fshehur, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP). Në Forum do të prezentohet analiza komparative për ndjekjen e ekonomisë së fshehur në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, e përpunuar nga Instituti për demokraci dhe ndjërmjetësim nga Shqipëria dhe organizata Demokraci për zhvillim nga Kosova.

Lexo më Shumë

Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë vazhdojnë me përpjekjet për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth emrit dhe mbeten të përkushtuara në procesin edhe krahas reagimeve në qarqe të caktuara në Greqi edhe pas protestave të së dielës në Athinë. Qeveria e Maqedonisë kërkon zgjidhje dinjitoze të çështjeve të hapura me Greqinë. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në ndërtimin e besimit me Qeverinë e Republikës së Greqisë, me qëllim të qartë me dinjitet të zgjidhen çështjet e hapura të dy vendeve fqinje evropiane”, deklaruan për MIA-n nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me protestën në Athinë. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane…

Lexo më Shumë

Drejtori politik, i obliguar për seminarin Ros-Rot në Shkup, Henrik Blidal dhe koordinatorja e këtij lloji të seminareve, Roberta Kalorio sot qëndrojnë për vizitë në Shkup. Blidal dhe Kalorio do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me shefin e delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtarët, Ilija Dimovski dhe përfaqësues të shërbimit të Kuvendit, kompetent për organizimin e seminarit.

Lexo më Shumë

Turqia është në anën e Maqedonisë në kontestin me emrin me Greqinë, ka deklaruar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin me mërgimtarët ballkanik në Stamboll. “Turqia gjithmonë do të jetë në anën e Maqedonisë, sepse në këtë rast Greqia thjeshtë nuk është në të drejtë”, ka theksuar Erdogani, transmeton “Ta nea”. Ai ka thënë edhe se lidhjet mes Turqisë dhe Maqedonisë janë vëllazërore dhe se Shkupi gjithmonë mund të konsiderojë në mbështetjen e Ankarasë. “Ankaraja dhe Shkupi nuk kanë asnjë dallim dhe çështje të hapura dhe ne nuk do t’i lëmë vet vëllezërit tanë, por do të jemi gjithmonë…

Lexo më Shumë

Presim nga Shkupi, përfundimisht të dalë dhe publikisht të thotë se cili do të jetë mbiemri në emrin e përbërë dhe t’ua sqaroj atë qytetarëve, thotë Nikos Koxias, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, në intervistën për Euronjus në gjuhën greke. Ai pohon se Athina tashmë po e përgatitë terrenin që grekët ta pranojnë emrin e përbërë dhe siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina. komenton se nga ana tjetër nuk ekziston një përgatitje e tillë e njëjtë. “Qeveria greke ndërmori përgjegjësi të thotë publikisht se dëshiron ndryshim të emrit dhe se ky emër do të jetë i përbërë…

Lexo më Shumë

Një person është lënduar rëndë, ndërsa një ka marrë lëndime më të lehta në dy prej gjithsej gjashtë aksidenteve të regjistruara rrugore në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Për katër aksidente janë regjistruar dëme materiale. Policia e trafikut ka sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe ka përjashtuar nga komunikacioni 11 shoferë, prej të cilëve nëntë para se të fitojnë të drejtën e ngasjes së automjetit motorik dhe dy fillestarë. Janë përjashtuar nga komunikacioni 13 automjete të paregjistruara, ndërsa janë sanksionuar 91 shoferë për parkim të padrejtë…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në orën 14 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Vasill Gjorgov”, tek Tregu i luleve. Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 15 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Samoillova”, nga teqeja deri te xhamia dhe lagjja Duqanxhik, komuna Çair. Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjet.

Lexo më Shumë