Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej sot deri më 8 shkurt në Parlamentin Evropian në Strasburg, do të marrë pjesë në Takimin e 14-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian – Komiteti Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim.
Delegacionin kuvendor në Komitet, siç informojnë nga Kuvendi, e përbëjnë deputetët Goran Milevski, Antonio Milloshoski, Betian Kitev, Ejup Halimi, Rexhep Memedi dhe Zhaklina Lazarevska. Në kuadër të takimit, anëtarët e Komitetit të Përzier nga Kuvendi dhe Parlamenti Evropian do të kenë këmbim mendimesh për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë me
ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në takimin e Komitetit të përzier parlamentar do të këmbehen mendime edhe për zbatimin e Planit 3- 6-9, rekomandime nga grupi i ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e së drejtës, me theks në reformat dhe në gjyqësinë, reformat zgjedhore, reformat në punën e Kuvendit, reforma në media, reforma në administratën publike, bashkëpunimin me shoqërinë civile, marrëdhëniet ndëretnike, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve dhe Procesin e Berlinit dhe aktivitetet plotësuese pas samitit në Trieste.
Data 28.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt
- Lista e Përbashkët Arabe i shtrin dorën bllokut të Eisenkotit për të rrëzuar qeverinë e Netanyahut
- Analiza/ Armand Shkullaku: As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën
- VMRO: Bulevardi “Boris Trajkovski” dhe nyja rrugore “Momin Potok” drejt përfundimit
- “Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër


