Author: Adijat

Strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor e prezantuar dje në Strasburg i konfirmoi euro-perspektivat e gjashtë vendeve të rajonit. Mundësi që në vitin 2025 disa nga ato të bëhen anëtare të BE-së, ekziston, por kusht për këtë është që liderët në rajon të ndërmarrin aksione urgjente në kontekst të zbatimit të reformave të qëndrueshme dhe të zgjidhen kontestet bilaterale. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han, në të cilën u prezantua Strategjia, tha se Ballkani Perëndimor gjeografikisht është pjesë e Bashkimit…

Lexo më Shumë

Mbretëria e Norvegjisë në periudhën e ardhshme dyfish do ta rritë mbështetjen financiare për Republikën e Maqedonisë, informoi ambasadori norvegjez Arne Bjorstand gjatë takimit të sotëm me kryetarin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev. Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për informim, ambasadori Bjorstand e informoi kryeministrin Zaev se pjesa më e madhe e mjeteve nga kjo rritje e konsiderueshme e pjesëmarrjes së Norvegjisë në inkurajimin e politikave të vendeve, do të orientohen drejt formimit të fondit për zhvillim socioekonomik të rajoneve të pazhvilluara në Republikën e Maqedonisë. “Në takimin me kryeministrin Zaev, ambasadori i Norvegjisë theksoi se një…

Lexo më Shumë

Procedura për riemërim të autostradës “Aleksandri i Madh” të Korridorit 10 dhe aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup do të fillojë pas publikimit në NP “Gazeta Zyrtare” për vendimin që për këtë dedikim e solli Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) shpjegojnë se pasi të publikohet vendimi, me kërkesë të tyre dhe me buxhet të tyre aktivitetet në terren për heqje të shenjave të tanishme të komunikacionit dhe për vendosje të shenjave të reja do t’i realizojë Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. vitit 2008, ndërsa ky emër u caktua me vendim të…

Lexo më Shumë

Dhoma britanike e Lordëve kërkon nga Qeveria e Londrës të angazhohet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s pa marrë parasysh atë nëse do të gjendet zgjidhje për emrin. Në raportin “Britania e Madhe dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor” në Dhomën e Lordëve i cili u miratua vjet në dhjetor, ndërsa u publikua më 10 janar të këtij vitit, citohet se Maqedonia duhet që t’i bashkangjitet Aleancës Veriatlantike për paqe dhe stabilitet në rajon. Inkuadrimi i vendit në NATO nuk duhet që të varet nga zgjidhja e kontestit për emrin midis Athinës dhe Shkupit, shkruhet në këtë dokument.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Parlamentin Evropian në Strasburg do të marrë pjesë në punën e takimit të 14-të të Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë – Bashkimi Evropian. Siç kumtoi MPJ-ja, Komiteti i përzier parlamentar është forum i bashkëpunimit ndër-parlamentar i paraparë me Marrëveshjen për Asocim dhe Stabilizim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Ministri Dimitrov do të mbajë fjalim në suaza të sesionit “Këmbim i mendimeve me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me Komisionin Evropian dhe me Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së…

Lexo më Shumë

Ekziston konsensus në raport të asaj nëse duhet të negociojmë, nëse duhet të pranojmë ndonjë lloj të kompromisit, sepse edhe qeveria konservatore dhe socialdemokrate në momente të caktuara kanë pranuar kompromise të caktuara, thotë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për televizionin grek Skaj. Duke folur për emisionin “Istories”, Shekerinska sqaron se Qeveritë e Maqedonisë në të kaluarën kanë thënë “po” për kompromis, si për shembull emri “Republika e Maqedonisë-Shkupi”, ndërsa sipas kësaj, ajo shprehu bindje se te ne ekziston konsensus në raport të nevojës për zgjidhje, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Fakti se negociojmë ndonjë lloj të emrit të…

Lexo më Shumë

Katër persona, prej të cilëve njëri në gjendje më të rëndë, janë lënduar gjatë një fatkeqësie rrugore që dje pasdite ndodhi në udhëkryqin mes bulevardit “Sllovenia” dhe Rrugës së Kaçanikut. Fatkeqësia ndodhi gjatë ndeshjes mes automjetit “Audi”, me targa të Kosovës, drejtuar nga 44-vjeçari S.A., dhe “Folksvagen Bora”, drejtuar nga 30-vjeçari B.I. nga Shkupi. Më rëndë është lënduar bashkëudhëtari në automjetin “Audi”, I.A. (1968) nga Kosova, i cili është dërguar në Qendrën urgjente ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për jetën. Janë lënduar edhe vozitësi i “Audi”-t dhe vozitësi dhe bashkëudhëtari i automjetit “Bora”.…

Lexo më Shumë

Strategjia për Ballkanin Perëndimor dhe për zgjerim të Bashkimit Evropian është edhe një lajm i mirë për Republikën e Maqedonisë. Maqedonia bëri përparim të dukshëm në rrugën e saj evropiane, me çka konfirmohet suksesi i politikave të Qeverisë së kryesuar nga LSDM në zbatimin e procesit reformues. Gatishmëria e shprehur e Komisionit Evropian të japë rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim, në bazë të kushteve të plotësuara, janë mirënjohje për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë dhe paraqesin inkurajim për rezultate plotësuese në sferat kyçe. Njëkohësisht, Strategjia siguron edhe përfitime konkrete për qytetarët dhe komunitetin afarist. Rritja e fondeve për…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Uashington ka pasur takim pune me zëvendësndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi Methju Palmer, i cili ka ardhur në vendin e Hojt Ji në Departamentin e Shtetit. Në takimin Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE është parti politike e kahëzuar drejt integrimit në BE dhe NATO dhe reformat në procese kyçe të cilat duhet ta përmirësojnë gjendjen e tërësishme ekonomike, politike dhe sociale në vendin tonë si dhe në rajonin tonë. Ashtu siç informojnë nga VMRO-DPMNE, në takim është biseduar edhe për gjendjen politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast Mickoski ka theksuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit të Kuvendit për Miqësi me SHBA-në, deputeti Artan Grubi njëherit kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit, e vazhdoi vizitën e tij zyrtare në SHBA me më shumë kolegë të tij në Kongresin e SHBA-së. Grubi realizoi takime me kongresmenët Peter Roskam, Robert Aderholht, John Ratcliffe, Keny Buck, Johne Moolenaar dhe Debbie Dingl, si dhe senatorë dhe kongresmenë tjerë. Në të gjitha takimet, Grubi foli rreth nevojës së domosdoshme për përfshirjen aktive dhe urgjente të Uashingtonit në gjetjen e zgjidhjes konsekuente për kontestin e emrit me fqinjin tonë jugor. Grubi theksoi se shumica parlamentare dhe qeveria…

Lexo më Shumë

Institucionet e drejtësisë në vend kanë treguar rezultate shumë të dobëta në zbatimin e padive të fituara në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kundër Republikës së Maqedonisë. Në raportin e ekspertit gjerman Rejnhard Pribe, që pasqyron gjendjen e gjyqësorit në Maqedoni, të publikuar disa muaj më parë, thuhet se nga mbi 100 padi të fituara në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Maqedonia ka zbatuar vetëm rreth 10 prej tyre. Disa muaj pas publikimit të raportit të Pribes, ky numër ka ndryshuar duke zbatuar rreth gjysmën prej tyre. Problemi për moszbatimin e pjesës tjetër të padive të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vlerëson se viti 2018 është viti kur duhet të zgjidhet kontesti me Greqinë për emrin, se vitin tjetër ndodhin rrethana të reja, rezultati i së cilave nuk mund të parashihet. “Katrorët janë vendosur, duhet gjetur zgjidhje dhe kjo të materializohet në hapa konkretë. Në vitin 2019 katrorët zhvendosen. Arsyet janë të qarta. Në vitin 2019 e mbarë Evropa është në zgjedhje për Parlamentin Evropian, Greqia ka zgjedhje edhe Maqedonia gjithashtu dhe vështirë do të jetë edhe brenda shteteve të gjejmë mundësi për zgjidhje. Prandaj them se viti 2018 është jorelativ”, theksoi Osmani…

Lexo më Shumë