Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Parlamentin Evropian në Strasburg do të marrë pjesë në punën e takimit të 14-të të Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë – Bashkimi Evropian.
Siç kumtoi MPJ-ja, Komiteti i përzier parlamentar është forum i bashkëpunimit ndër-parlamentar i paraparë me Marrëveshjen për Asocim dhe Stabilizim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.
Ministri Dimitrov do të mbajë fjalim në suaza të sesionit “Këmbim i mendimeve me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me Komisionin Evropian dhe me Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë”. Është paraparë që ministri Dimitrov të realizojë edhe takime me deputetët e Parlamentin Evropian.
Data 28.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt
- Lista e Përbashkët Arabe i shtrin dorën bllokut të Eisenkotit për të rrëzuar qeverinë e Netanyahut
- Analiza/ Armand Shkullaku: As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën
- VMRO: Bulevardi “Boris Trajkovski” dhe nyja rrugore “Momin Potok” drejt përfundimit
- “Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër


