Kryetari i Komisionit për çështje evropiane dhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë Artan Grubi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington realizoi takim pune me këshilltaren speciale të zëvendëspresidentit të SHBA-së Majk Pens, Moli Montgomeri me të cilën biseduan për situatën politike në Maqedoni dhe sfidat në lidhje me reformat dhe integrimin euroatlantik të vendit. Grubi, siç njoftoi Komisioni për çështje evropiane shprehu falënderim për partneritetin strategjik dhe mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Maqedonisë në të gjitha vitet dhe theksoi bindjen se ajo mbështetje nuk do të mungojë as në këtë kohë vendimmarrëse. Montgomeri theksoi se SHBA-ja i mbështet synimet…
Author: Adijat
Rreptësisht do të kufizohemi në rolin tonë, në bashkëpunimin e dy qyteteve, në mënyrë që të dërgojmë porosi se bashkëpunimi me qytetin e Shkupit është gjëja më e bukur që mund ta bëjmë në këto rrethana, thotë prefekti i Athinës në prag të takimit me kolegun e tij nga Shkupi. Duke folur për radion Tema 104.6, Jorgos Kaminis, hedh poshtë çfarëdo lloj mundësie që me Petre Shilegov të bisedojnë për ngjarjet politike dhe bisedimet për emrin. “Vendosa ta ftoj tani, pikërisht që të dërgojmë porosi se qytetet mund të bashkëpunojnë, mund t’i këmbejmë përvojat tona, mund të bashkëpunojmë në mijëra…
Komuna Qendër në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Dimrit për vajtjen në punë me biçikletë e cila shënohet nesër, i fton të gjithë qytetarët dhe të punësuarit t’i nxjerrin biçikletat dhe me to të vijnë në punë. “Në punë me biçikletë” (“Bike to Work”) është ngjarje e vitit që mbahet në ditë të ndryshme në mbarë botën, me qëllim promovimin e biçikletës si mjet transporti për në punë. “Me këtë rritet vetëdija për shfrytëzimin e këtij lloji të transportit që të kontribuohet në zvogëlimin e kaosit në komunikacion në rajonin qendror të qytetit dhe për ambient më të pastër jetësor”,…
Kryetarët e qytetit të Shkupit dhe të Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, nesër në kryeqytetin grek do të mbajnë takim zyrtar. Me këtë rast sot në kolumnë të përbashkët bëjnë thirrje në afrimin e të dy qyteteve dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kolumna është publikuar në edicionin e sotëm të gazetës ditore të Maqedonisë “Sloboden peçat” dhe gazeta ditore greke “Ta nea”. “Javëve të fundit ishin bërë hapa të rëndësishëm dhe ishte bërë momentum për zgjidhjen e kontestit i cili i ndan të dy shtetet me dekada. Kjo kulminonte me mbledhjen konstruktive të mëparshme…
Kryegjyshata Botërore Bektashiane së bashku me Gjyshatën e Maqedonisë kanë shënuar 480 vjetorin jubilar të themelimit të teqesë, “Harabati Baba” të Tetovës. Kjo godinë tashmë i ka kaluar kufijtë e një ndërtese me vlerë për vetëm një komunitet fetar dhe është kthyer në një pjesë të pandashme të historisë tonë si komb, pasi nga kjo ndërtesë ka filluar organizimi i lëvizjeve të ndryshme për mbrojtjen e popullit shqiptar. “Më jepni rastin t’u uroj në cilësinë e kryegjyshit botëror bektashian si dhe krejt komitetit bektashian nga Azia e largët deri te ShBA-të. Allahu lartësoftë këtë besim 800 vjeçar dhe na dhuroftë…
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për zgjidhjen e çështjes së emrit, por jo me çdo çmim”. Kështu theksoi kryeministri, Zoran Zaev I cili nuk zbuloi asnjë detaj rreth përcaktuesit të pranueshëm gjeografik, në mënyrë që të mos dëmtojë negociatat. Ai ishte I prerë se zgjidhja e mundshme për kontestin me Greqinë do t’i respektojë identitetet dhe dinjitetet e të dyja palëve, por se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës. E dini se pjesë e kërkesës greke për zgjidhjes erga omnes është edhe ndryshimi I Kushtetutës. Por ky është qëndrimi I Greqisë. Ne kemi qëndrimin tonë. Flas…
Prokuroria ngriti procedurë parahetimore për prokuroren speciale Katica Janeva. Vepron sipas kallëzimeve penale nga gjykatësi Vladimir Pançevski, për vendimin që Gjykata e Gjevgjelisë të miratojë urdhër për bastisje të shtëpisë së Pançevskit dhe Gjykatës. Ai pothuajse katër muaj më parë ngriti tre kallëzime penale të cilat prokuroria i ka bashkuar në një lëndë të vetme dhe në të cilën tashmë është duke u punuar. Megjithatë, nuk ka detaje se cilat masa janë ndërmarrë dhe a janë marrë në pyetje prokurorja speciale Katica Janeva dhe gjykatësja Zlata Popova nga Gjevgjelia e cila e ka miratuar urdhrin për bastisje tek Pançevski. Në…
Këshilli special në krye me ministrin e financave, Dragan Tevdovski do të kryej kontroll ndaj shpenzimit të parave publike të institucioneve. Në Këshillin për menaxhimin me financat publike do të anëtarësohen përfaqësues të lartë nga më shumë institucione ndërsa në rast nevoje, do të angazhohen edhe ekspertë të huaj. Një nga detyrat kyçe të Këshillit do të jetë disiplinimi i institucioneve që t’i zbatojnë rekomandimet e raporteve të revizionit, pasi Qeveria konstatoi se zbatohet vetëm një e treta e tyre. “Ky trup do ta përforcojë punën ndaj institucioneve, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve që i japin revizorët…
Qeveria kërkon, por ende nuk ka gjetur zgjidhje për Arkivin shtetëror pasi pikonte me të madhe në objektin e ri që duhej më mirë t’i mbrojë dokumentet me vlerë, e që ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Sipas zëdhënësit të qeverisë, me rëndësi është që vendimi të jetë cilësor e jo i përshpejtuar. Për momentin nuk janë dëmtuar dokumente, por po bëhen vlerësimet e dëmeve të objektit. Po bëhet vlerësimi. Ndryshe, t’ju kujtoj se problematike nuk është vetën ndërtesa e arkivit. E dini se 90% e ndërtesave që janë ndërtuar në kuadër të projektit “Shkupi 2014” i kanë problemet e…
Babai sulmoi djalin i cili ishte duke prerë dru në oborrin e tij, njofton Ministria e Brendshme. Sipas policisë, dje personi B.B. (40) nga fshati Shemshovë të Tetovës, ka informuar se rreth orës 13.00 babai i tij B.B. (71) e sulmoi fizikisht në oborrin e shtëpisë së tyre, ndërsa priste dru. Babai i tij filloi së pari me mosmarrëveshje mbi faturat e papaguara për energji elektrike, pas së cilës e gjuajti me grushte fytyrës. Paditësi e shtyu babanë e tij, por ai menjëherë u ngrit dhe u përpoq të ia merrte sëpatën. Në këtë rast djali mori një prerje në…
Strategjia e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor korrigjon qëndrimin status quo 15 vjeçar të unionit ndaj këtyre vendeve që pas Agjendës së Selanikut të vitit 2003, vlerëson ish ambasadori Blerim Reka. Megjithatë Reka thotë se kjo do të duhet të ishte një Strategji e anëtarësimit në pako e këtyre vendeve sepse, sipas tij, diferencimi mundëson bllokimin e disa vendeve nga vendet që do të anëtarësohen të parat. Qasja e kësaj strategjie nuk është mjaftë e qëlluar sepse dominon qasje selektive dhe diferencuese e cila krijon nga Ballkani Perëndimor, tani një Ballkan me dy shpejtësi. Në trakun më të…
Rihapet përkohësisht reparti i Hematologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Disa nga infermieret e reparteve të tjera do të angazhohen përkohësisht në repartin e Hematologjisë derisa të përfundojnë procedurat për punësimin e infermiereve. Reparti funksionon rregullisht dhe për momentin u tejkalua problemi. Kërkojmë punësimin me kontratë në vepër të 20 infermiereve një pjesë e tyre do të pranohen për Repartin e Hematologjisë ku shpresojmë se problemi përkohësisht do të zgjidhet, por duhet ta kemi parasysh se këta motra kanë nevojë për edukim special gjatë muajve të ardhshëm që të mund të kujdestarojnë në këto reparte duke marrë parasysh specifikat…