Një grup i shoqatave ekologjike dhe iniciativave qytetare sot nëpërmjet një kumtese kanë reaguar për vendimin që aksi gazsjellës Shkup-Tetovë-Gostivar të vazhdojë të ndërtohet traseja nëpër Parkun Vodno. Presin përgjigje nga Qeveria për këtë çështje. “Me rastin e publikimit të deklaratës së djeshme të drejtorit të REM ku Qeveria ka vendosur aksi gazsjellës Shkup-Tetovë-Gostivar të vazhdojë të ndërtohet sipas trasesë së njëjtë nëpër park – pyllin Vodno, me disa ndryshime dhe masa, presim përgjigje publike nga Qeveria për shpalljen e vendimit të saj gazsjellësi të kalojë nëpër park – pyllin Vodno, të sjellë në seancë qeveritare”, thuhet në kumtesën e…
Author: Adijat
Bullgarinë vitin e kaluar e kanë vizituar 583.026 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa 396.450 bullgarë kanë qëndruar në Maqedoni tregojnë të dhënat e Institutit statistikor kombëtar bullgar. Vetëm në qershor të këtij viti, 45.818 shtetas të Maqedonisë kanë qenë në Bullgari prej të cilëve 37.807 për vizitë turistike, 2.851 kanë qenë zyrtarisht ndërsa 5.160 për qëllime të tjera. Maqedoninë në qershor e kanë vizituar 49.179 qytetarë bullgarë, prej të cilëve 22.276 për shkak turizmit, 12.254 zyrtarisht, ndërsa 14.199 për arsye tjera.
Trioja “Xhentëlmen” sonte nga ora 21 në Fakultetin për Arte Figurative – Suli Han në kuadër të “Verës së Shkupit” do të mbajë koncert “One Night Only”. Tenorët Dejan Stoev dhe Darko Neshovski dhe baritoni Kristian Antovski, të cilët e përbëjnë trion, do të performojnë hite botërore. “Xhentëlmen” e kultivojnë stilin pop klasik dhe gjatë tre viteve ekzistencë kanë pasur më shumë se tetëdhjetë performanca në Maqedoni dhe jashtë shtetit. Në repertorin e tre këngëtarëve operistikë janë romanca ruse, kanconeta italiane, këngë spanjolle, si dhe vepra nga krijimtaria muzikore maqedonase.
Dita e Republikës, 2 gushti (e enjte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uron Ditën e Republikës.
Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta në dy prej shtatë aksidenteve që ndodhën në 24 orët e kaluara në zonën e SPB Shkup. Policia e trafikut ka sanksionuar 56 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa 19 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni. Sipas raportit të policisë, pesë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, një fillestar, ndërsa 12 të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në të dritë të kuqe, një shofer nuk u ka dhënë përparësi…
Substancat ndotëse në ajër nga furra për djegien e mbeturinave mjekësore në deponinë “Drislla” nuk i tejkalojnë vlerat mesatare. Këtë e konstatoi Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor dhe inspektorati kompetent shtetëror për mjedis jetësor, pas matjeve të kryera. Ata kryen ekspertizë në monitorimin intern të emetimit të gazrave nga oxhaku i furrës për djegien të mbeturinave mjekësore. “Pas rezultateve të marra nga laboratori i akredituar nga gjashtë qershori dhe katër korriku të këtij viti nga raportet e matjeve të monoksidit të karbonit, dyoksidit të karbonit, oksideve të azotit, dyoksidit sulfurik dhe pluhirit, emisionet nuk i tejkalojnë vlerat mesatare”, thuhet në…
Rritje të nivelit të lumenjve në raport me mesataren për muajin korrik shënon sot lumi Vardar në Jegunoc, në “Zajçev rid” në Shkup, në Veles, Demir Kapi, në Treskë në Makedonski Brod, në Pçinjë te Banjat e Katllanovës, si dhe i Bregallnicës në Berovë dhe Shtip dhe i Cërna Rekës në Novaci. Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se ulje të nivelit të ujit ka në “Kriva reka” të Kriva Pallankës dhe Drinin e Zi në Llozhan. Nivelet e ujit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës dhe sipas matjeve të sotme, janë në kuadër të mesatares. Rritje minimale…
Kryetari i ri i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski në deklaratë për MIA-n thotë se aktivitetet e para të Komisionit do të jenë konstituimi i tij, ndërsa më pas edhe zbatimi i referendumit për emrin. Derkoski, i cili është në krye të komisionit, vjen në propozim të VMRO-DPMNE-së opozitare, thotë se anëtarët e KSHZ-së në këtë situatë nuk mund të marrin qëndrime politike por duhet t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën. “Si hap i parë i Komisionit të ri do të jetë mbledhja kosntituive e KSHZ-së dhe më pas si organ që duhet të zbatojë referendum të ardhshëm do të…
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij, Agim Nuhiu, nuk kanë harxhuar asnjë denar nga reprezentacioni që u takon, njoftojnë burime nga MPB për Gazetën Lajm. Sipas tyre, në gjashtë muajt e fundit, Spasovski dhe Nuhiu nuk kanë përdorur fare kartelën e reprezentacionit, por harxhimet i kanë bërë vetëm nga rroga e tyre. Kjo sjellje “ekonome” e Spasovskit dhe Nuhiut është përshëndetur edhe nga diplomatë të huaj në Shkup, të cilët vlerësojnë se shembul prej tyre duhet të marrin edhe ministrat dhe funksionarët tjerë. Spasovski dhe Nuhiu kanë stil plotësisht ndryshe sa i përket harxhimeve, në…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim projektues bilateral. Para fillimit të ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Bjornstad, mbajtën takim ku diskutuan për bashkëpunim bilateral, mbështetjen projektuese të cilën Mbretëria e Norvegjisë ia siguron Republikës së Maqedonisë, si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë. “Edhe pse Mbretëria e Holandës nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është partneri ynë i rëndësishëm dhe mbështetës i procesit euro- integrues të…
Këshilli i Qytetit të Shkupit ka sjellë vendim për ndarjen e ndihmës në vlerë prej dy milionë denarësh për viktimat e zjarrit në Greqi.Vendimi si shprehje e solidaritetit ndaj viktimave në zjarret shkatërruese në Greqi vjen në ditën e shënimit të 55 vjetorit të tërmetit shkatërrues të Shkupit. Vendimi parasheh ndihmë financiare në vlerë prej milion denarë dhe ndihmë në produkte të nevojshme për banorët e zonave të prekura nga zjarri, në vlerës prej një milion denarë. “Sot është një ditë e trishtuar për qytetin tonë. Sot ne shënuam pikërisht 55 vjet pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shkupin në vitin…
Avokati Vane Andreev është një ndër avokatët që më ka përfaqësuar mua, ai tani e përfaqëson edhe ish-kryetarin e Komunës së Novo Sellës dhe është vendim i tij sepse ai është avokat privat, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran zaev në pyetjen e deputetit, Vllatko Gjorçev, transmeton Portalb.mk. Zaev e komentoi edhe lartësinë e dënimit me burg që gjykata ia caktoi Boro Stojçevit, pasi më parë prokuroria bëri rikualifikim të veprës penale, nga “trafikim” në “mall të paparaqitur”. “Dënimi me burg për veprën e tillë, për 35 mijë euro, është nga gjashtë muaj deri në tre vjet burg. Gjashtë muaj është…