Shkupjanja M.S. (44) mbrëmë në rrugën “Majski manifest” duke e drejtuar automjetin motorik për udhëtarë “Daçia Logan” me targa të Shkupit, e ka shtypur 43-vjeçaren T.Sh. MPB informoi se T.Sh. me automjet të Ndihmës urgjente është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “8- Shtatori”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe jashtë rrezikut për jetën është ndaluar në mjekim të mëtutjeshëm. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Author: Adijat
Në Gjykatën penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë të shtetit, Lupço Georgievski. Zë akuzuarit marrin pjesë në seancën e sotme që e zhvillon gjykatësi Goran Boshevski. Gjykimi për “Trajektoren” më 31 janar filloi nga fillimi sepse u ndryshua këshilli gjyqësor. Avokatët e të akuzuarve në seancën paraprake kërkuan nga PSP-ja t’ua dorëzojnë bisedat e regjistruara në dorë, për siç thanë, t’i analizojnë në formë burimore. Ata nuk pranojnë që “bombat” me bisedat e përgjuara…
Rreth mesnatës është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave kërçovare të cilat për shkak të motit me dëborë ishin pa energji elektrike. Nga EVN deklaruan se kanë angazhuar një numër dyfish më të madh të punëtorëve, ndërsa kushtet në terren ishin të këqija, sepse janë vende malore me terren të vështirë. Rrugët në qytet ku pa ndërprerë kanë punuar gjashtë automjete të NP Komunalec janë të kalueshme edhe pse ka vështirësi në zhvillimin e komunikacionit. Edhe akset rrugore deri në rreth 70 fshatra në rajonin e Kërçovës në pjesën më të madhe janë të…
Një person i panjohur duke drejtuar automjetin “Golf” me targa të panjohura mbrëmë në rrugën “Tode Mento” në Kumanovë e ka goditur këmbësorin A.I. (48), dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. MPB informon se pas aksidentit këmbësori A.I. me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën mjekësore Kumanovë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe automjetit.
Nga ora 8.30 deri në orën 14.00 nesër pa energjia elektrike do të jetë shfrytëzuesit e rrugës “Kiro Fetak” 1 në komunën e Kisella Vodës, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit nga EVN Maqedoni. Pa energji elektrike nesër, nesër do të mbeten edhe përdoruesit e rr. “Çairska” nga nr. 98 deri te në nr. 108 dhe shtëpitë përreth në afërsi të tyre të Komunën e Çairit (nga 08.30 deri në 14.30), pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Nikishtan në komunën e Gjorqe Petrovit (nga ora 9 deri në 12) një pjesë e përdoruesve të rrugëve “Juzhnomoravski Brigadi”, “Zhegljan”,…
Qytetari i Resnjës Xh.I. (51) dje në polici ka denoncuar se më 12 shkurt nga ora 7 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij 21 vjeçar A.I. MPB informoi se ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Qeveria e koalicionit LSDM dhe BDI nuk po zbaton rekomandimet kryesore të eksperit evropian Rejnhard Pribe për reformat prioritare, të cilat janë kusht që Maqedonia të merr rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Njëri ndër rekomandimet kryesore të Pribes është vendosja e shërbimeve sekrete nën kontrollin civil, ndërsa segment më i rëndësishëm i këtij kontrolli është ai parlamentar. Komisionet parlamentare për kontrollin e shërbimeve sekrete janë paralizuar për shkak të bojktoti të opozitës. Mirëpo, Pribe i ka sugjeruar qeverisë së re të gjejë zgjidhje të përkohshme derisa opozita nuk kthehet në Kuvend, sugjerim ky që injorohet nga partitë në…
Në aksin rrugor Mavrovë – Dibër është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese, informoi “Rrugët e Maqedonisë”. Ndalesa, siç potencojnë, është vendosur në ora 10:15.
Seanca për rastin “Trust” e cila duhej të mbahej sot në Gjykatën Penale, është shtyrë për më 20 shkurt për shkak të mungesës së njërit nga avokatët e të akuzuarve. Në lëndën “Trust” i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik, për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it me dokumente të falsifikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e sotme duhej të prezantoheshin dëshmitë e mbrojtjes, ndërsa më pas priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë marrë tender nga ELEM me vlerë prej 17 milionë eurove./Telegrafi/
Avancimi për të mësuar gjuhën italiane nga të rinjtë ishte njëra nga temat që diskutuan zëvendës ministri i arsimit Arbër Ademi me ambasadorin e Italisë Karlo Romeo. Ademi është shprehur që idetë e reja të realizohen sa më shpejtë. Gjithashtu u diskutua mundësia të dërgohen arsimtarë në Itali që tu ligjërohet atyre në gjuhën amtare.
Thirrje deri tek populli maqedonas, gjithë organizatorët, mbrojtësit dhe grupet e tifozëve si dhe simpatizantët e partive politike të cilët pajtohen me tradhëti të marin pjesë në protestën e 27 shkurtit para zyrës së BE-së bëjnë të ditur nga Forcat e bashkuara maqedonase si dhe Të fortët. Sipas tyre, në tentativë të tradhëtisë nacionale nga ana e pushtetarëve do të përgjigjem me bashkim të popullit dhe fuqishëm do të mbrojmë vendlindjen, theksojnë ato.
Ministrat e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot në Vjenë do t’i vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic. Dje, njëkohësisht dy ministritë e punëve të jashtme kumtuan se Dimitrov dhe Koxias do të takohen në Vjenë, ndërsa sot do të kenë takim të përbashkët me Nimicin, në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit. Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i Qeverisë së RM-së, i cili muajin e…