Rreth mesnatës është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave kërçovare të cilat për shkak të motit me dëborë ishin pa energji elektrike. Nga EVN deklaruan se kanë angazhuar një numër dyfish më të madh të punëtorëve, ndërsa kushtet në terren ishin të këqija, sepse janë vende malore me terren të vështirë. Rrugët në qytet ku pa ndërprerë kanë punuar gjashtë automjete të NP Komunalec janë të kalueshme edhe pse ka vështirësi në zhvillimin e komunikacionit. Edhe akset rrugore deri në rreth 70 fshatra në rajonin e Kërçovës në pjesën më të madhe janë të kalueshme në një drejtim, por në disa vende ka vende të ashtuquajtura xhepa për kalim të eventualisht dy automjeteve. Në Kërçovë trashësia e dëborës është rreth 40 cm derisa në mjediset rurale është dyfish më e madhe.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Me motoçikletë doli nga rruga dhe në vend e humbi jetën
- Nis gjykimi ndaj Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve për “Lotarinë Shtetërore”
- Gjykata federale në SHBA rrëzon ndalimin për lëshimin e vizave të emigrantëve
- Studimi/ Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane
- Bujqit ankohen se nuk janë paguar subvencionet e grurit për 2025, Qeveria: Me rebalancin do shlyejmë këto detyrime
- Dhuna dhe narkotikët ‘lulëzojnë’ në Maqedoninë e Veriut, për një muaj janë regjistruar afër një mijë raste
- VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat…
- Katër zjarre aktive dhe katër nën kontroll


