Ministrat e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot në Vjenë do t’i vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic. Dje, njëkohësisht dy ministritë e punëve të jashtme kumtuan se Dimitrov dhe Koxias do të takohen në Vjenë, ndërsa sot do të kenë takim të përbashkët me Nimicin, në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit. Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i Qeverisë së RM-së, i cili muajin e kaluar në Davos kishte takim të drejtpërdrejt me kolegun e tij grek Aleksis Cipras, në të cilin i shprehën pozicionet e të dyja anëve në bisedimet për emrin dhe u morën vesh për lëshime të caktuara me qëllim që t’i jepet shtytje procesit, javën e kaluar theksoi se Maqedonia bën gjithçka që të dëshmojë se nuk ka kurrfarë motivesh irredentiste.
Mes tjerash dy kryeministrat atëherë paralajmëruan se bisedimet do të ngrihen në nivel më të lartë,
respektivisht në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme. Zaev e shprehi edhe gatishmërinë e palës së Maqedonisë që të pranohet përcaktimi gjeografik, por përmendi se nuk sheh nevojë për ndryshim të Kushtetutës së vendit. Emër i përbërë edhe për përdorim të jashtëm edhe për të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe tërheqje e të gjitha dyshimeve për qëndrime irredentiste, është korniza që garanton mbylljen e problemit, paralajmëroi sot Cipras në takimin e grupit parlamentar të SYRIZA-s. Emër i përbërë edhe për përdorim të jashtëm edhe të brendshëm, për të cilën duhet ndryshim kushtetues dhe tërheqje të çfarëdo qoftë dyshimesh për qëndrime irredentiste, është korniza që e garanton mbylljen e problemit, paralajmëroi dje Cipras në mbledhjen e grupit të deputetëve SYRIZA. Negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë u ripërtërinë më 12 dhjetor të vitin e kaluar në Bruksel, kur me ndërmjetësuesin Nimic u takuan negociatorët Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Në raundin e fundit të bisedimeve për emrin i cili u mbajt më 17 janar në Nju-Jork ndërmjetësuesi Nimic doli me një seri sugjerimesh dhe propozimesh dhe vlerësimesh se në shesh është zgjidhje e kontesti shumëvjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ndërmjetësuesi kah fundi i muajit të kaluar i vizitoi Athinën, më pas edhe Shkupin, ku kishte takime të ndara me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës së Greqisë dhe Maqedonisë.
Data 27.06.2026
Aktuale
- Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar
- A është protesta e sotme në Tetovë një shërbim që po i bëhet dikujt në Tiranë apo në Beograd
- VIDEO/ Marshimi i protestës së 27-të kundër qeverisë, qytetarët thërrasin njëzëri: O milet, Rama ka siklet! Ka mbaruar!
- Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”
- Apeli aktivistit Arben Kola: Jeni polici e turpit që u vendosët gjoba deri në 400 euro mërgimtarëve! Do ju rrethojmë! SPAK të veprojë ndaj hajdutëve të Tatimeve që kërcënojnë
- Mit’hat Tavari: Turistët vijnë dhe po kënaqen, ne ishim mësuar me protesta me molotov e plumba! Banditi Edi Rama jepe dorëheqjen!
- ‘Enveri i dytë’ na mposhti më keq se ai i pari!
- “Rama, krimineli i betonizimit!”- Protestuesi akuza kryeministrit: E shkatërroi Tiranën, u merrte ndërtuesve nga 20%! Me ato miliona bleu PS-në

