Në Gjykatën penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë të shtetit, Lupço Georgievski.
Zë akuzuarit marrin pjesë në seancën e sotme që e zhvillon gjykatësi Goran Boshevski. Gjykimi për “Trajektoren” më 31 janar filloi nga fillimi sepse u ndryshua këshilli gjyqësor. Avokatët e të akuzuarve në seancën paraprake kërkuan nga PSP-ja t’ua dorëzojnë bisedat e regjistruara në dorë, për siç thanë, t’i analizojnë në formë burimore. Ata nuk pranojnë që “bombat” me bisedat e përgjuara t’i dëgjojnë në PSP. Bëhet fjalë për 315 audio-incizime, të cilat janë pjesë e materialit dëshmues. Avokatët i kontestuan edhe ekspertizat për dëmin e bërë me ndërtimin e autostradave në vlerë prej 155 milionë euro.
Prokurorja e PSP-së Liljana Stefanova, megjithatë, vëri në dukje se mbrojtja të gjitha këto ankesa i ka parashtruar kur është vlerësuar aktakuza dhe se tani është faza e gjykimit dhe nuk ka nevojë për përsëritje. Theksoi se mbrojtja ka pasur dhe ende ka mundësi për t’i dëgjuar regjistrimet para se ato të jepen si dëshmi.
Për “Trajektoren”, Gruevski, Janekievski, Peshevski dhe Georgievski akuzohen se në gjysmën e e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet. Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani
- Dyshime për transferimin e parave të Alta Bankës drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, kërkohet hetim
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave


