Author: Adijat

Punëtoria ndërsektoriale “Me ushqim më të mirë për fëmijët drejt shëndetit dhe mirëqenies më të mirë”, do të mbahet sot në Shkup. Diskutimet e punëtorisë do t’i kushtohen ushqimit të fëmijëve në kopshte dhe shkollat fillore. Në punëtori do të mbajnë fjalime ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe përfaqësuesi i UINCEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks. Ngjarja është në organizim të Qendrës për hulumtime rajonale dhe bashkëpunim “Studiorum”, me mbështetje të ministrive dikasteriale dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë UNICEF.

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar (nga 26 shkurti e deri më 4 mars) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.781 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 35 për qind krahasuar me një javë më parë kur u regjistruan 4.258 persona të sëmurë, thuhet në raportin që në ueb faqe e publikoi Instituti për Shëndet Publik. Në krahasim me sezonin e kaluar i cili karakterizohej me fillim të hershëm dhe kulm të aktivitetit, këtë sezon numri i të sëmurëve në javën e nëntë të këtij viti është rritur për 18 herë. Incidenca e regjistruar këtë javë është në kuadër të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristjan Mickovski e vlerësoi si ultimatum afatin një javor që kryeparlamentari Talat Xhaferi, ju ka dhënë partive politike për tu dakorduar për mënyrën se si do të kalojë në lexim të tretë Ligji për përdorimin e gjuhëve. Mickovski potencoi se zgjidhje nuk mund të jetë hedhja poshtë e amandamenteve të VMRO-DPMNE. “Nuk komentoj ultimatume.Qëndrimi ynë është i qartë dhe nga i njëjti nuk luhatemi.Si shtet dhe Qeveri duhet t’u jepet prioritet reformave, sepse ato na shtyjnw para, drejt të ardhmes”- tha Mickovski. Sipas tij, qëllim nuk është bllokimi i ligjit, por përmirësimi i tij andaj si parti…

Lexo më Shumë

Pas lajmit të publikuar për herë të parë në Almakos se Rami Mislimi, nëpunës publik në komunën e Tetovës është zgjedhur nga Kuvendi anëtarë i Komisionit për ndarjen e çmimit shtetërorë për arritje të veçanta në gazetari, “ Mito Haxhi Vasilev Jasmin,” ka reaguar sot shkrimtari Bujar Plloshtani. Mislimin, në Komisionin për ndarjen e çmimit për gazetari është zgjedhur me propozim të deputetit të BDI-së, Artan Grubi. Deputeti Artan Grubi ka prapavijë të ulët njerëzore dhe politike, pasi që vetëm një lloj i tillë deputeti inicon dhe shkarkon si t’i kujtohet një anëtar të Komisionit për ndarjen e çmimit shtetëror,…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në orën 9:30 do të mbesin konsumatorët e bulevardit ” Boris Trajkovski” te marketi “Tineks” ne Kisella Vodë, SHF ” Nevena Georgieva – Dunja” dhe çerdhja ” Veseli Cvetovi” si dhe objektet rreth tyre. Nga periudha prej orës 11 deri në 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e bulevardit “Vidoe Smilevski – Bato”, ndërtesa te “Stopanska Banka” dhe ” Rojal Burger” në komunën e Aerodromit. Nga ora 10 deri në orën 14 pa furnizim me energji do të jenë konsumatorët e stacionit për kontroll teknik në bulevardin “Ilinden”, ndërsa nga…

Lexo më Shumë

Një person është lënduar më rëndë në një aksident rrugor që ka ndodhur në 24 orët e fundit në Qytetin e Shkupit. Buletini policor tregon se lëndime trupore kanë marrë edhe gjashtë persona në katër aksidente të tjera rrugore. Krahas kësaj, kanë ndodhur edhe pesë aksidente në të cilat është shkaktuar dëm material. Në 24 orët e fundit në territorin e kryeqytetit 20 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa shtatë shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tetë automjete…

Lexo më Shumë

LSDM gjithnjë e më shumë po e detyron shtetin. Borxhi neto i qeverisë së kryesuar nga LSDM vetëm për vitin 2018 paraqet 540 milionë euro, për të cilat qytetarët nuk dinë se ku përfunduan, thuhet në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE. “Shpenzimet për jetë në shkurt të këtij viti janë për 1,9% më të larta se shpenzimet në shkurt të vitit të kaluar. Jeta në Republikën e Maqedonisë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë ndërkaq nuk ka rritje të rrogave, pensioneve dhe ndihmës sociale, me çka ulet fuqia blerëse e qytetarëve dhe rritet varfëria në shtet”, thuhet në kumtesë.…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjeve të kryetarit të KSHPK-së Igor Tanturovski, dhe më herët edhe të anëtarit të Komisionit dhe kryetar i mëparshëm Goran Milenkov, mbrëmë dorëheqje dhanë edhe anëtarët Sejdi Halili, Farie Aliu dhe Zhaklina Damçevska. Dorëheqjet i përshëndeti kryeministri Zoran Zaev dhe porositi se është e mundur çlirimi i institucioneve derisa ka transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi. Thotë se Maqedonisë i duhet Komision serioz i Antikorrupsionit, i cili do të praktikojë të gjitha praktikat e nevojshme ndërkombëtare dhe do të jetë syri vigjilent në ndjekjen e pushtetit ekzekutiv dhe të gjithçkaje që ka të bëjë me partë e popullit. Zëdhënësi i Qeverisë…

Lexo më Shumë

Lidhja socialdemokrate ka hedhur poshtë akuzat e BDI se deputetët e saj janë bërë pishman për rivotimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Deputeti i LSDM, Muhamed Zeqiri thotë se deputetët e tyre e kanë votuar dy herë ligjin për gjuhët, do ta votojnë për së treti herë sepse janë të bindur se ai është konform Kushtetutës, por ata nuk mbështesin shkeljen e rregullores së Kuvendit duke anashkaluar amandamentet e VMRO-DPMNE-së. Ai thekson se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk duhet ta vejë në rend dite ligjin për gjuhët para se grupet parlamentare të merren vesh për mënyrën se si…

Lexo më Shumë

Lidhja socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev, nuk përjashton mundësinë për prishjen e koalicionit qeveritar me Bashkimin Demokratik për Integrim pas acarimit të marrëdhënieve të partnerëve të koalicionit lidhur me mënyrën e rivotimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi kryetari Gjorge Ivanov, nuk e dekretoi dhe pasi opozita maqedone ka dorëzuar mbi 35 mijë amandamente për të penguar hyrjen në fuqi të ligjit. Burime partiake brenda LSDM për Almakos kanë thënë se kryeministri Zaev ka shqyrtuar seriozisht opsionin për riformatimin e qeverisë, i cili parashikon formimin e një qeverie të gjërë, ku do të përfshihen të gjitha partitë parlamentare, me…

Lexo më Shumë

Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u realizua takimi i radhës mes ambasadorëve të BE-së dhe përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë së Maqedonisë. Ecuria e dinamikave të paracaktuara në planit 3-6-9, ishin tema qendrore e diskutimeve të pjesëmarrësve. Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ministri i drejtësisë Bilen Saliji, si drejtuesi i një prej dikastereve qeveritare më të ndjeshme dhe me peshë në proceset euro – integruese të vendit. Në fjalën e tij ,mistri Saliji ndër të tjera theksoi se : “Një nga reformat kyçe që kemi punuar gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për reformën…

Lexo më Shumë

Ndërmarrjet për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë dhe Sllovenisë do ta përmirësojnë bashkëpunimin. Udhëheqësitë e të dy ndërmarrjeve shtetërore nesër do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore për bashkëpunim. Në të, mes tjerash, është paraparë këmbim i përvojave, si dhe bashkëpunim në zbatimin e teknologjive të reja edhe në aktivitete të tjera në punë.

Lexo më Shumë