Gjatë javës së kaluar (nga 26 shkurti e deri më 4 mars) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.781 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 35 për qind krahasuar me një javë më parë kur u regjistruan 4.258 persona të sëmurë, thuhet në raportin që në ueb faqe e publikoi Instituti për Shëndet Publik.
Në krahasim me sezonin e kaluar i cili karakterizohej me fillim të hershëm dhe kulm të aktivitetit, këtë sezon numri i të sëmurëve në javën e nëntë të këtij viti është rritur për 18 herë. Incidenca e regjistruar këtë javë është në kuadër të javës së kufirit të ulët të aktivitetit (sezonal) të virusit të gripit. Njëjtë si edhe në javët paraprake, në javën e nëntë të këtij viti numri më i madh i të sëmurëve – 1.651 janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15-64 vjeç, ndërsa incidencë më të lartë prej 247,9 në 100.000 banorë janë regjistruar tek fëmijët e moshës nga 0-4 vjeç. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve – 544 janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, ndërsa incidencë më të lartë 680,9 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë Lokale Kavadar.
Nga gjithsej 31 njësive raportuese në vend, në pesë është regjistruar aktivitet shumë i lartë (QSHP Strumicë, NJL Sveti Nikole dhe NJL Kavadar) dhe aktivitet i lartë. Në qendrat e tjera për shëndet publik/njësitë lokale regjistrohet një nivel nga shumë i ulët deri në nivel të mesëm të aktivitetit të virusit të gripit, ndërsa në tre njësi lokale nuk janë regjistruar persona të sëmurë. Në sezonin 2017/2018 gjithsej janë paraqitur 19.210 raste me incidencë nga 928,4 në 100.000. Numri i regjistruar i rasteve është më i vogël për 44 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.481).
Deri tani, numri më i madh i personave të sëmurë – 2.386 janë regjistruar në Qendrën për Shëndet Publik Shkup, ndërsa pjesa më e madhe është paraqitur edhe në Njësinë Lokale Gostivar – 2.072 dhe Qendra për Shëndet Publik Kumanovë – 1.787. Incidenca më e lartë nga 3.022,9 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJL Dibër.
Lidhur me distribuimin e të sëmurëve sipas grupmoshave, në mënyrë kumulative numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën nga 15-64 vjeç – 11.558 raste (60 për qind), ndërsa incidenca më e lartë kumulative nga 1.750,3 në 100.000 regjistrohet tek fëmijët e moshës nga pesë deri në 14 vjeç.
Vlerësohet qarkullimi i përbashkët i Influenza А dhe Influenza B virusin në republikë, me dominim të viruesve B . Në tre javët e fundit zvogëlohet përqindja e kampioneve pozitive të testuara nga mbikëqyrja virusologjike (ngjashëm si edhe në vendet e tjera në Evropë), që tregon se është arritur kulmi i sezonit të gripit. Pritet zvogëlim gradual i nivelit të aktivitetit të virusit të gripit në periudhën e ardhshme.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni


