Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u realizua takimi i radhës mes ambasadorëve të BE-së dhe përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë së Maqedonisë. Ecuria e dinamikave të paracaktuara në planit 3-6-9, ishin tema qendrore e diskutimeve të pjesëmarrësve. Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ministri i drejtësisë Bilen Saliji, si drejtuesi i një prej dikastereve qeveritare më të ndjeshme dhe me peshë në proceset euro – integruese të vendit. Në fjalën e tij ,mistri Saliji ndër të tjera theksoi se : “Një nga reformat kyçe që kemi punuar gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për reformën e sektorit të gjyqësorit me planin e veprimit 2017-2022, në të cilën janë inkorporuar masa dhe aktivitete për vendosjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe profesional në Republikën e Maqedonisë. Strategjia, si një dokument gjithëpërfshirës dhe i detajuar, paraqet një udhërrëfyes për lëvizjen e reformave në sektorin е gjyqësorit. Parimet mbi të cilat bazohet strategjia janë pavarësia dhe paanshmëria, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen, vlerësimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke u bazuar në kritere objektive dhe matëse, buxhetin gjyqësor të pavarur dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e kushteve të punës së gjyqtarëve dhe nëpunësve gjyqësorë, eliminimin e mundësisë së abuzimit gjatë shpërndarjes elektronike të lëndëve gjyqësore.“
Ai, gjithashtu shprehu vendosmërinë për të vijuar punën konform rekomandimeve të Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut dhe GREKO-s, si dhe rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për qeverisjen e të drejtës.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


