LSDM gjithnjë e më shumë po e detyron shtetin. Borxhi neto i qeverisë së kryesuar nga LSDM vetëm për vitin 2018 paraqet 540 milionë euro, për të cilat qytetarët nuk dinë se ku përfunduan, thuhet në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE.
“Shpenzimet për jetë në shkurt të këtij viti janë për 1,9% më të larta se shpenzimet në shkurt të vitit të kaluar. Jeta në Republikën e Maqedonisë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë ndërkaq nuk ka rritje të rrogave, pensioneve dhe ndihmës sociale, me çka ulet fuqia blerëse e qytetarëve dhe rritet varfëria në shtet”, thuhet në kumtesë.
Më tej shtohet se “politika katastrofale e qeverisë së Zaevit dhe LSDM-së e çon shtetin në humnerë. Investime kapitale nuk ka, ndërkaq LSDM sillet në mënyrë joekonomike me paratë e popullit, Qytetarët u bënë viktima të politikave të gabuara të këtij pushteti të paaftë ekonomik”. Në kumtesë VMRO-DPMNE thekson se derisa shteti po fundoset në planin ekonomik dhe kushtet për jetë po bëhen më të këqija, pushteti e defokuson opinionin me gjahun politik të patriotëve dhe jomendimtarëve të politikave të Zaevit dhe LSDM-së.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se edhe prokuroria dhe gjyqësia janë nën presion të madh dhe nuk punojnë në bazë të argumenteve por sipas diktatit të pushtetit.
“Institucionet duhet të lirohen nga presioni i pushtetit dhe të qëndrojnë në mbrojtje të ligjeve dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë. Shteti juridik duhet të kthehet, ndërsa patriotët dhe të gjithë ata të cilët e duan shtetin të lirohen nga akuzat e pabaza dhe të montuara”, thuhet në fund të kumtesës së VMRO-DPMNE-së.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


