Author: Adijat

Në kohën kur institucionet vendore nuk funksionojnë dhe qytetarët janë të zënë pas çështjes së emrit, LSDM po shfrytëzon kohën për të vjedhur shtetin akuzojnë nga VMRO–DPMNE. Sipas tyre Zoran Zaev, funksionarët dhe të afërmit e tij fitojnë miliona, ekonomia shënon stagnim dhe rritje më të ulët në rajon, ndërkaq, funksionarët garrojnë se kush do të ngas veturë më luksose. “Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkët pranë qeverisë së Maqedonisë ka shpallur tender për rinovimin e veturave për ministrat dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, për të cilët Zoran Zaev ka thënë se nuk është racionale. Qeveria e LSDM…

Lexo më Shumë

Katër fëmijëve me diabet melitus tipi 1 prej të cilëve dy nga Ohri, dhe nga një nga Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla, për herë të parë u është diagnostifikuar sëmundja pas keqësimit të fundit të gjendjes së tyre shëndetësore lidhur me hospitalizimin e tyre në klinikat në Shkup. Këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) pas kontrollit inspektues të kryer të jashtëzakonshëm te mjekët amë të fëmijëve. Nga ISHSSH kumtuan se nga kontrolli i parë i dokumentacionit mjekësor të fëmijëve, kanë konstatuar se të gjitha vizitat e fëmijëve te mjekët amë si dhe vizitat në institucionet tjera shëndetësore,…

Lexo më Shumë

Para kreut të Kuvendit Talat Xhaferi anëtarët e rinj u betuan se do të punojnë në pajtushëmri me dispozitat ligjore dhe Kushtetutën për ta organizuar referendumin, dhe thanë se nuk do të dështojnë në këtë ide. Kryetari i KShZ-së Oliver Derkovski, premtoi se puna e tyre do të jetë transparente për opinionin. “Ne si KShZ duke respektuar dhe vepruar në bazë të dispozitave ligjore dhe kushtetutën do të bëjmë çmos për të organizuar referendumin për të cilën jemi zgjedhur dhe njëherit do të tentojmë të bëjmë gjithçka që duhet që puna e KShZ-së të jetë sa më transparente dhe të…

Lexo më Shumë

Ende është e pasigurt nëse dhe kur Kosova plotësisht do ta tërheqë vendimin për rritjen e tarifave doganore të prodhimeve bujqësore. Nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohen argumentet që të premten ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ia transmetoi kolegut kosovar Bajram Hasani. Bekteshi në takimin me Hasanin në Prishtinë i vuri në dukje dëmet nga masat e përkohshme të Kosovës dhe shfaqi shpresë se në shpejti Maqedonia dhe Kosova do ta vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer tregtar, në dobi të prodhuesve bujqësorë dhe komuniteti të biznesit nga të dyja palët. “Do…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 26 lëndime më të lehta trupore në 29 aksidente rrugore që gjatë fundjavës që lamë pas kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore ka sanksionuar 147 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 90 shoferë. Sipas raportit policor, 38 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 38 para se të marrin të drejtën e ngasjes së automjetit motorik, ndërsa 14 shoferë fillestarë. Në mënyrë të parregullt ishin parkuar 136 automjete, ndërsa karrotreci ka marrë 107 automjete. Janë sanksionuar…

Lexo më Shumë

Konsumatorët e rrugëve “Sllavejko Arsov” në Komunën Qendër nesër nga ora 8.30 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 9.00 e deri në orën 15.30, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Dane Krapçev” nga numri 20 e deri në 28, të rrugës “Cërvena Voda” dhe nga bulevardi “Partizanski Odredi, të locuar pas Neuromedika, si dhe nga numri 40 e deri në 46, në Komunën Qendër. Në periudhën nga ora 9.00 e deri në 17.00, pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve “1” në fshatin Ognjanc, si dhe në fillim dhe në…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni ka shumë familje kujdestare të cilat në disa situata janë të gatshme të marrin fëmijë të cilëve për arsye të ndryshme u nevojitet kujdes, por në Negotinë dhe Demir Kapi, për fat të keq, ende nuk ka familje të tillë. Ndërsa këtu, edhe pse deri tani rrallë, megjithatë nevojitet kujdestar. Drejtoresha e Qendrës së Negotinës për Punë Sociale, Violeta Taseva tregoi se si një fëmijë e kanë bartur më shumë se njëqind kilometra, që të jetë pjesë e familjes kujdestare. “Ndërsa gjithmonë këmbëngulim që fëmija të jetë afër prindërve të tij, edhe pse ata për disa arsye nuk…

Lexo më Shumë

Në industrinë mediatike audio dhe audiovizuale në Maqedoni në vitin 2017 janë realizuar të ardhura më të ulëta të përgjithshme në pesë vitet e fundit. Nga viti 2013 e këndej, shkalla e rritjes së të ardhurave të përgjithshme në këtë industri çdo vit ka qenë negative, por të ardhurat janë zvogëluar më së shumti në vitin e fundit, për 10,35 për qind, tregon analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale për vitin 2017. “Të gjitha tre segmentet e industrisë kanë realizuar më pak të ardhura se sa në vitin paraprak, dhe atë RTVM për 152,34 milion denarë, televizionet…

Lexo më Shumë

“Alkaloid SHA” Shkup ka realizuar rezultate pozitive financiare në periudhën janar-qershor të vitit 2018, tregojnë Bilanci i vetëm jo i reviduar dhe i konsoliduar jo i reviduar i suksesit. Sipas bilancit të vetëm të suksesit, në periudhën janar-qershor, kumtuan nga kompania, shitjet arrijnë 3.647.869.385 denarë, që është për katër për qind më shumë në krahasim me periudhën e vitit të kaluar. Përfitimi para shpenzimeve financiare, tatimeve dhe amortizimit (EBITDA), i cili arrin 701.478.745 denarë, shënon rritje prej rreth tetë për qind, neto përfitimi i vetëm arrin 400.335.106 denarë dhe është rritur për shtatë për qind. Në periudhën janar-qershor, shitjet e…

Lexo më Shumë

Deputetët e shumicës qeveritare paralajmëruan se paradite do ta dorëzojnë iniciativën për shpalljen e referendumit për emrin deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas informacioneve të grupit parlamentar të LSDM-së, deputetët e tyre veçmë i kanë mbledhur nënshkrimet për iniciativën për shpalljen e referendumit, ndërsa në të janë nënshkruar edhe deputetë të BDI-së dhe të Besës. Pritet të përfundojë koordinimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, pas çka edhe atyre do t’u ofrohet iniciativa. Pas këtij takimi pritet edhe zyrtarisht të kumtohet qëndrimi i partisë opozitare në lidhje me referendumin dhe pyetjen e referendumit. Në Propozim-vendimin, i cili do të…

Lexo më Shumë

Në ora 05.10 minuta në rrugën lokale midis fshatrave Turnovë-Ilovicë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Strumica e drejtuar nga njëzet e shtatë vjeçari A.J. dhe traktori “IMT 539” e drejtuar nga 52 vjeçari S.I. nga fshati Ilovicë, transmeton Almakos. A.J. e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe e ka goditur traktorin i cili ka qenë duke lëvizur në anën e kundërt. Në aksident, shoferët A.J. dhe S.I. janë lënduar lehtë, derisa bashkëudhetarja e traktorit M.I.(52) është lënduar rëndë. Me veturën e Ndihmës së shpejtë të lënduarit janë dërguar në…

Lexo më Shumë

Të dielën në ora 22.50 është lajmëruar në polici se ditën e njëjtë rreth ora 20 në Tetovë, N.U. fillimisht ka nisur që ta ofendoje nënën e tij Xh.U.(61) dhe kunatën U.Xh.(36) dhe pastaj fizikisht e ka sulmuar nënën e tij, transmeton Almakos. Xh.U. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë