Katër fëmijëve me diabet melitus tipi 1 prej të cilëve dy nga Ohri, dhe nga një nga Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla, për herë të parë u është diagnostifikuar sëmundja pas keqësimit të fundit të gjendjes së tyre shëndetësore lidhur me hospitalizimin e tyre në klinikat në Shkup. Këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) pas kontrollit inspektues të kryer të jashtëzakonshëm te mjekët amë të fëmijëve. Nga ISHSSH kumtuan se nga kontrolli i parë i dokumentacionit mjekësor të fëmijëve, kanë konstatuar se të gjitha vizitat e fëmijëve te mjekët amë si dhe vizitat në institucionet tjera shëndetësore, kryesisht janë evidentuar me rregull. Udhëheqja e fëmijëve nga ana e mjekëve amë, si dhe nga ana e punonjësve shëndetësor në institucionet spitalore, siç thuhet, është sipas udhëzimeve dhe protokolleve për mjekësi të bazuar në dëshmi.
Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, megjithatë potencojnë se diabeti melitus tipi 1 është sëmundja më e shpeshtë autoimune, e cila karakterizohet me shkatërrimin e qelizave beta të pankreasit, me ç’rast vjen deri te mungesa e kompletuar e insulinës. Një e treta e fëmijëve të sapodiagnostifikuar me diabetin melitus tipi 1 pranohen në gjendje ketoacidozë, e cila kërkon terapi intensive. Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma të rritjes së konsumit të lëngjeve, urinimit të rritur, rritje e konsumit të ushqimit, dobësim dhe dhimbje të barkut, prej një deri në katër javë para se t’u përshkruar diagnoza. Republika e Maqedonisë i takon vendeve me incidencë të vogël/të mesme në lidhje me paraqitjen e diabetit te fëmijët. Viteve të fundit ekziston trend i rritjes së numrit të të sëmurëve, që është në pajtim me trendet botërore, thuhet në kumtesën e ISHSSH.
Data 21.08.2026
Aktuale
- I ka kaluar të 40-tat, Soni sfidon vajzat e reja me linjat trupore
- “Po lahemi me kova, kemi 2 javë”/ Qytetari kërkon ujë te shtëpia, kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana i kthehet keq: E di unë ça do ti mer xhaxh…
- Shqipëria reagon ndaj mospërfshirjes së himnit shqiptar në aktivitetin në Pustec ku mori pjesë kryeministri maqedonas
- MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie
- LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave
- Nigeri, numri i viktimave nga aksidenti me varkë arrin në 52
- “Kemi nevojë për Skënderbeun, sa ç’kanë nevojë grekët për Odiseun”/ Ben Blushi: Pse duhet një film ndërkombëtar për heroin tonë kombëtar
- Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth


