Ende është e pasigurt nëse dhe kur Kosova plotësisht do ta tërheqë vendimin për rritjen e tarifave doganore të prodhimeve bujqësore. Nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohen argumentet që të premten ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ia transmetoi kolegut kosovar Bajram Hasani. Bekteshi në takimin me Hasanin në Prishtinë i vuri në dukje dëmet nga masat e përkohshme të Kosovës dhe shfaqi shpresë se në shpejti Maqedonia dhe Kosova do ta vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer tregtar, në dobi të prodhuesve bujqësorë dhe komuniteti të biznesit nga të dyja palët.
“Do ta presim rezultatin nga seanca e nesërme e Qeverisë së Kosovës, është shkurt përgjigjja nga Ministria e Ekonomisë në pyetjen e MIA-s lidhur me hapat e ardhshëm që vendi planifikon t’i ndërmarrë rreth doganave të rritura.
Edhe Ministria e Bujqësisë pret në në seancën e nesërme qeveritare të Kosovës. Afaristët dhe prodhuesit e Maqedonisë mbesin në qëndrimin se vendimi i Kosovës duhet sa më
shpejt të tërhiqet sepse dëmet janë të mëdha, ndërsa Maqedonia të mos vendosë kundërmasa. Sipas drejtorit ekzekutiv të odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni, dëmet në eksportin edhe më tej numërohen, nuk ka ndryshime në qëndrimin e Odës se Kosova duhet ta rishikojë vendimin dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’


