Deputetët e shumicës qeveritare paralajmëruan se paradite do ta dorëzojnë iniciativën për shpalljen e referendumit për emrin deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Sipas informacioneve të grupit parlamentar të LSDM-së, deputetët e tyre veçmë i kanë mbledhur nënshkrimet për iniciativën për shpalljen e referendumit, ndërsa në të janë nënshkruar edhe deputetë të BDI-së dhe të Besës.
Pritet të përfundojë koordinimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, pas çka edhe atyre do t’u ofrohet iniciativa. Pas këtij takimi pritet edhe zyrtarisht të kumtohet qëndrimi i partisë opozitare në lidhje me referendumin dhe pyetjen e referendumit. Në Propozim-vendimin, i cili do të parashtrohet deri te kryetari i Kuvendit përmbahet data – 30 shtator për mbajtjen e referendumit dhe përmbahet pyetja e referendumit e cila, sipas informacioneve të LSDM-së, është ashtu siç e propozoi kryeministri Zaev: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes mbështetjes së Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?
Në Kuvend në orën 10 filloi takimi i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare me përjashtim të VMRO-DPMNE-së. Nga ky takim pritet që të dalë informacioni se në sa ora mund të caktohet seanca për shpalljen e referendumit. Ndërsa për pak më vonë, paradite është paralajmëruaredhe koordinimi i grupit parlamentar të LSDM-së, në të cilën, siç theksuan deputetë të caktuar, mund të pritet edhe prania e kryeministrit Zoran Zaev. Në Kuvend tashmë deklarata solemne dhanë anëtarët e KSHZ-së të cilët sot do t’i ndërmarrin funksionet e tyre. Ata duhet ta organizojnë referendumin e ardhshëm të vjeshtës për emrin.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’


