Author: Adijat
Në mëngjes në spitalin klinik të Tetovës janë sjellur dy ushtarë me plagë nga armë zjarri. Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës Florim Besimi, dy ushtarët kanë pasur plagë nga armër zjarri në pjesën e belit. Ndaj tyre menjëherë është kryer intervenim kirurgjikal, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup. Jozyrtarisht, sipas informative të para nga kazerma e Tetovës, ushtarët janë lënduar për shkak të pakujdesisë. Me kumtesë është paraqitur edhe Shtatmadhoria e Armatës. Sipas kumtesës zyrtare, dy ushtarët janë plagosur nga pakujdesia duke pastrur një pushka-mitraloz. “Po merren masa për ndriçim të…
Gjatë natës së kaluar ekipet e shërbimeve të Qytetit të Shkupit kanë intervenuar në rrugët e qytetit ku kanë hedhur 45 tonë kripë. Rrugët në Shkup janë të pastra dhe të kalueshme. Është intervenuar në të gjitha urat, pikat lidhëse, zonat e larta dhe pikat kritike të komunikacionit në Qytetin e Shkupit.
Revolta për lirimin e vrasësit së Almir Aliut, Boban Iliqit dhe rikualifikimit të veprës së tij nga “vrasje” në “aksident”, ka shkaktuar revoltë jo vetëm në Maqedoni, por edhe te shqiptarët jashtë Maqedonisë. Një protestë kundër vendimit të prokurorisë maqedonase është mbajtur dje në Prishtinë, ku është shënuar masivitet i lakmueshëm, shkruan Gazeta Lajm. Protesta është organizuar nga Shoqata Çamëria e cila ka bërë thirrje për protestë paqësore kundër lirimit të maqedonasit që i mori jetën katërvjeçarit Almir Aliu “Shoqata Çamëria Kosovë bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkangjiten në protestë paqësore për ALMIRIN! Kjo protestë ka karakter senzibilizues…
Sot në kazermën e Tetovës ka shpërthyer zjarr, ku lëndime kanë marrë katër ushtarë, prej të cilëve dy janë lënduar më rëndë. Rastin për Telegrafi Maqedoni e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi. Ushtarët të cilët kanë marrë lëndime më të rënda janë dërguar për në Klinikat e Shkupit, ndërsa dy të tjerët po mbahen në Spitalin e Tetovës. Për momentin nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa pritet që detaje tjera të jepen gjatë ditës së sotme.
SHBA-të janë të interesuar që të dy palët të shfrytëzojnë dritaren e mundësive që tani është hapur, ka thënë ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat në intervistën për portalin informativ “Njuz 247”. “Mënyra më e mirë që të mbështesim Nimicin, ta përkrahim këtë diplomaci, është të mos flasim apo spekulojmë sesi rrjedhin bisedimet, por të potencojmë parashikimet amerikane se tani është dritarja e mundësive që të lihet pas nesh ky problem që është mirë për Greqinë, mirë për njerëzit në Shkup, por mirë është edhe për rajonin e gjerë”, ka thënë Pajat. /Medial.mk/
Qeveria nuk jep detaje se me cilat parti politike po zhvillon bisedime kryeministri Zoran Zaev për zgjërimin e koalicionit qeveritare dhe as nëse në këto bisedime do të përfshihet apo jo Ministria e Drejtësisë, e cila prej dje, me dorëheqjen e Bilent Salijit, ka mbetur pa ministër. Sipas, zëdhënësit të qeverisë, Mile Boshnjakovski, kompetente për t’u përgjigjur rreth çështjes së bisedimeve, është koalicioni qeveritarë. “Do të shohim në ditët në vazhdim nëse do të fillojë procedura për zgjedhjen e ministrit të ri apo të do të pritet të përfundojnë bisedimet. Kryeministri Zaev, ka paralajmëruar zgjërim të mundshëm të shumicës parlamentare.…
Qytetarë nga e mbarë Maqedonia sot para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë kërkuan drejtësi për të voglin Almir Aliu, lënda për vrasjen e të cilit, i rikualifikuan si aksident nw komunikacion nga kryeprokurori Lubomir Jovevski, i zgjedhur me votat e shumicës parlamentare. Ata të revotluar thonë për kameran e Almakos se një shtet nuk mund të jetë demokratik për sa kohë fal vrasës. “Almiri ka hy nvarr, kurse shkau po rri në shtëpi. Porosia ime është që ai të burgoset qysh me nejt aj në shtëpii zoti dhe drejtësia nuk thonë kështu. Unë për vete po cuditem se me cfar…
Nesër përfundon afati 8 ditor që presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka në dispozicion për të firmosur dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferri, ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov. Nga Gazeta Zyrtare sot thanë se nga Kuvendi ende nuk kanë pranuar kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shërbimet e Kuvendit nuk zbulojnë se kur planifikojnë të dërgojnë ligjin. “Nuk mund të japim informacione rreth situatave që ende nuk kanë ndodhur.Pra, ende nuk ka ardhur kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në…
Pranë Bit Pazarit, policia ka arrestuar një person për shak se i njejti ka qëlluar me gur një autobus urban. Sipas gazetarëve në terren, në vendjngjarje ka forca të shumëta policore, pasi një grup personash pasi ka përfudnuar protesta e sotme janë ndarë nga turma dhe mbetet e paqartë se përse kanë ndaluar pranë Bit Pazar, shkruan Almakos. Ai është arrestuar afër Bit Pazarit, për shkak se një grup protesuesish kanë gjuajtur me gurë një autobus, kanë thënë dëhsmitarë okularë, por ky version nuk është konfirmuar zyrtarisht. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2092294000811441/ https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2092279897479518/
Prokuroria Publike Speciale ka paralajmëruar konferencë për shtyp për në ora 12:00, megjithatë nuk ka informacion se cila do të jetë tema e konferencës. Javën e kaluar PSP publikoi raportin gjashtë mujor, sipas të cilit janë përpunuar mbi 500 mijë audio incizime.
Ligji i gjuhëve pritet të hyjë në fuqi dhe ai përmbyll ligjvënien që buron nga Marrëveshja e Ohrit, tha kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për Zërin e Amerikës. Sipas Xhaferit ligji përafron statusin e qytetarëve në kuptim të të drejtave të tyre kolektive në Maqedoni. Në kontekstin e ligjvënies, Xhaferi thotë se të gjitha procedurat janë përmbyllur për ligjin e gjuhëve dhe ligji i miratuar duhet të zbatohet. Ndërsa paralajmërimin e presidentit Gjorge Ivanov për të mos e dekretuar ligjin, e vlerëson si moszbatim të detyrimit kushtetues dhe çështje të përgjegjësisë së presidentit. “Unë nuk…

