SHBA-të janë të interesuar që të dy palët të shfrytëzojnë dritaren e mundësive që tani është hapur, ka thënë ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat në intervistën për portalin informativ “Njuz 247”.
“Mënyra më e mirë që të mbështesim Nimicin, ta përkrahim këtë diplomaci, është të mos flasim apo spekulojmë sesi rrjedhin bisedimet, por të potencojmë parashikimet amerikane se tani është dritarja e mundësive që të lihet pas nesh ky problem që është mirë për Greqinë, mirë për njerëzit në Shkup, por mirë është edhe për rajonin e gjerë”, ka thënë Pajat. /Medial.mk/

