Author: Adijat

– Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të qarkullimit të veturave dhe pritje deri 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë jashtë mjediseve urbane është në mesataren. LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur.

Lexo më Shumë

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati për paraqitje për votim të diasporës për referendumin e ardhshëm dhe për kontroll në Listën zgjedhore. Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor deri dje pasdite ishin dorëzuar 2.437 paraqitje nga qytetarë për të votuar në përfaqësitë diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Numër më i madh paraqitjesh për votim janë në Bernë – 256, Lubjanë – 213, në Londër – 127, në Toronto – 136, Vjenë – 108, Kanberrë – 99, ndërsa më së paku janë paraqitur në Talin, Kiev dhe Prishtinë – nga një paraqitje, dhe Nju-Delhi, Kajro dhe Sarajevë – nga dy paraqitje. Votimi…

Lexo më Shumë

Komisioni rregullator për energjetikë i Republikës së Maqedonisë (KRRE), sot do të mbajë mbledhje përgatitore, në të cilën do të diskutohet për prodhuesit dhe konsumatorët e dëmtuar të energjisë elektrike. Siç kumtoi KRRE, në mbledhjen përgatitore do të shqyrtohen Propozim – Rregulalt për përcaktimin e kompensimit të dëmit që u është shkaktuar prodhuesve dhe konsumatorëve të kyçur në sistemet për transmetim dhe distribuim të energjisë elektrike.

Lexo më Shumë

Fituesi i çmimit “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2018 në edicionin e 57- të të Mbrëmjeve strugane të poezisë do të kumtohet sot në konferencë për shtyp. Çmimi ndahet për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase të shkruar ndërmjet dy edicioneve të festivalit. Në zgjedhjen më të ngushtë janë përmbledhjet me vargje “Pantomima hyjnore” nga Zoran Ançevski, “Nën kapelën e Dervishit” nga Andrej Al Asadi, “Zëra” nga Jordan Danillovski, “Më lër të luaj” nga Jovica Ivanovski dhe “Hirushja nga hiri” nga Suzana V. Spasovska. Autorët e pesë librave që hynë në zgjedhjen më të ngushtë për çmimin “Vëllezërit Milladinov”…

Lexo më Shumë

Në udhëkryq në rrugët “Aminta e Tretë” dhe “Orce Nikollov” në Debar Mëhallë, mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksident ku ka persona të lënduar.Në vendin e fatkeqësisë është i pranishëm automjeti i Njësitit kundër zjarreve. Komunikacioni përkohësisht është në ndërprerje.

Lexo më Shumë

Konsideroj se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e mirë dhe korrekte, shkruan profesoresha e Katedrës për studime ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale në Fakultetin athinas Pandio dhe ish-deputetja nga PASOK-u, Marilena Kopa, nga kolumna e saj për gazetën “Efimerida ton sidakton”. “Marrëveshja i jep fund kontestit 26-vjeçar dhe asnjëra palë nuk është mposhtur ose ofenduar. Edhe që të dyja palët fitojnë në sferën që e konsiderojnë për të rëndësishme, Greqia emrin, të cilin në mënyrë efektive e ndan pjesën – shtetin e pavarur nga tërësia, rajoni më i gjerë gjeografik i Maqedonisë, i cili u përket tre vendeve, ndërsa IRJM e…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitov dje realizoi takim me Josip Juratoviç dhe Martin Rozman, deputetë në Bundestagun gjerman nga partia SPD, si dhe me përfaqësues të Fondacionit “Fridrih Ebert”, ku shprehi mirënjohje për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme të Gjermanisë në muajt e kaluar në drejtim të progresit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Siç kumtoi MPJ, Dimitrov është shprehur i kënaqur edhe nga roli i rëndësishëm të cilin Bundestagu gjerman e ka në këtë proces. Duke informuar për rrjedhën e reformave dhe zbatimin e Marrëveshjes së arritur për zgjedhjen e kontestit bilateral me Greqinë, Dimitrov theksoi “interesi i…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Tërnovë. që shpie për te shkolla. Rruga ka një gjatësi prej rreth 800 metrash, ndërsa pjesa e rrugës që është shtruar me asfalt është me gjerësi mesatare prej rreth 4 metrash. Ndërtimi i kësaj rruge është bërë në kuadër të projektit të financuar përmes një granti të komponentit IPA të Bashkimit Evropian, e që përfshin ndërtimin edhe të një rruge tjetër në fshatin Padalisht, grant ky me vlerë të përgjithshme prej 7.314.814,80 denarë, respektivisht në kundërvlerë 118.940 euro. “Me ndërtimin e këtyre rrugëve synohet që në këtë pjesë të Malësisë së Gostivarit…

Lexo më Shumë

Minatori J.P. (55) nga fshati Mozhdivnjak i Kriva Pallankës, mbrëmë ka ndërruar jetë, pasi derisa ka punuar, ka rënë në gropë. J.P. u është nënshtruar plagëve nga rënia në rrugën për në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë. Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 në minierën “Bolmak” në Kriva Pallankë. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Një person nga Kumanova është gjetur i vdekur në afërsi të pompës së benzinës në rrugën “Kej Dimitar Vllahov” në Shkup. Policia njofton se bëhet fjalë për 40-vjeçarin R.L nga Kumanova. Trupin e tij pa shenja jete e ka vërejtur një vajzë e cila së pari ka informuar të punësuarit në pompën e benzinës dhe më pas është thirrur edhe policia. Me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të ndjerit do të bëhet obduksion

Lexo më Shumë

Ende nuk dihet se sa administratorë do të shkojnë nga Maqedonia në diasporë për të zbatuar procesin e referendumit. Ministri i Diasporës, Edmond Ademi, thotë se disa përfaqësi diplomatike kanë mjaftueshëm administratorë të punësuar për zbatimin e referendumit, ndërsa disa të tjera janë me numër tejet të ulët. Ai shton se deri në mbylljen e afatit të paraqitjes së votuesve nëpër ambasada nuk mund të parashihet se sa do të jetë nevoja për dërgimin e stafit nga Maqedonia në diasporë. Sipas Ligjit dhe sipas rregullores, për t’u hapur një vendvotim në një përfaqësi diplomatike konsullore duhet të paraqiten mbi dhjetë…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka lëshuar kërkesë zyrtare për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit nga Kosova. Siç njoftoi gjykatësi Ognen Stavrev, raporton SHENJA, ministrja e drejtësisë Renata Deskovska ka dorëzuar njoftim deri tek gjykata se tashmë ka nisur procesin e ekstradimit dhe gjithçka tani varet nga autoritetet kosovare. Edhe disa vite më parë ka patur një kërkesë të tillë ekstradimi, por Ministria e Drejtësisë së Kosovës nuk ka lejuar pasi ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme se ata dy e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç ishin mbajtur në Kosovë për…

Lexo më Shumë