Fituesi i çmimit “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2018 në edicionin e 57- të të Mbrëmjeve strugane të poezisë do të kumtohet sot në konferencë për shtyp. Çmimi ndahet për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase të shkruar ndërmjet dy edicioneve të festivalit. Në zgjedhjen më të ngushtë janë përmbledhjet me vargje “Pantomima hyjnore” nga Zoran Ançevski, “Nën kapelën e Dervishit” nga Andrej Al Asadi, “Zëra” nga Jordan Danillovski, “Më lër të luaj” nga Jovica Ivanovski dhe “Hirushja nga hiri” nga Suzana V. Spasovska. Autorët e pesë librave që hynë në zgjedhjen më të ngushtë për çmimin “Vëllezërit Milladinov” dje i prezantuan krijimtaritë e tyre, ndërsa libri më i mirë do të përkthehet në gjuhën angleze. Në program sot është leximi ndërkombëtar poetik “Matine”, porterete poetike, poezi në rrugë, netët pa interpunksion…
Festivali do të përfundojë të dielën me manifestimin “Urat” dhe dorëzimin e çmimeve “Kurora e artë”, “Vëllezërit Milladinov” dhe “Urat e Strugës”.
Në edicionin e sivjetmë të Mbrëmjeve strugane të poezisë marrin pjesë 30 poetë nga 29 vende dhe rerth 50 poetë nga Maqedonia.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi


