Ka përfunduar ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Tërnovë. që shpie për te shkolla. Rruga ka një gjatësi prej rreth 800 metrash, ndërsa pjesa e rrugës që është shtruar me
asfalt është me gjerësi mesatare prej rreth 4 metrash. Ndërtimi i kësaj rruge është bërë në kuadër të projektit të financuar përmes një granti të komponentit IPA të Bashkimit Evropian, e që përfshin ndërtimin edhe të një rruge tjetër në fshatin Padalisht, grant ky me vlerë të përgjithshme prej 7.314.814,80 denarë, respektivisht në kundërvlerë 118.940 euro.
“Me ndërtimin e këtyre rrugëve synohet që në këtë pjesë të Malësisë së Gostivarit të krijohet biznes klimë e volitshme për zhvillim të agrikulturës, bujqësisë, pylltarisë dhe cilësisë së furnizimit me ujë, si dhe zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë rurale”, thotë Besim Dogani, udhëheqës i Zyrës për zhvillim ekonomik lokal pranë Komunës së Gostivarit.
Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se në këtë periudhë, në disa lokacione të komunës, në fazë të realizimit janë disa projekte kapitale, ndërsa në përfundim janë procedurat për realizimin e disa projekteve tjera nga sfera e infrastrukturës.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi


