Ende nuk dihet se sa administratorë do të shkojnë nga Maqedonia në diasporë për të zbatuar procesin e referendumit. Ministri i Diasporës, Edmond Ademi, thotë se disa
përfaqësi diplomatike kanë mjaftueshëm administratorë të punësuar për zbatimin e referendumit, ndërsa disa të tjera janë me numër tejet të ulët. Ai shton se deri në mbylljen e afatit të paraqitjes së votuesve nëpër ambasada nuk mund të parashihet se sa do të jetë nevoja për dërgimin e stafit nga Maqedonia në diasporë.
Sipas Ligjit dhe sipas rregullores, për t’u hapur një vendvotim në një përfaqësi diplomatike konsullore duhet të paraqiten mbi dhjetë qytetarë të cilët kanë interes për të votuar në ambasadë. Nëqoftëse numri i të paraqiturve është mbi një mijë në atë ambasadë apo përfaqësi diplomatike atëherë hapet vendvotim i dytë në të njejtit vend.Në ato Ambasada ku ka numër të mjaftueshëm të stafit diplomatik atje nuk do të ketë nevojë për të dërguar administratorë atje ku ka nevojë atje do të dërgohen. Numri i këtyre të dërguarve në krahasim me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jetë shumë më i vogël se në të kaluarën – deklaroi Edmond Ademi, Ministër i Diasporës.
Javëve te fundit ka zëra se disa shoqata shqiptare në diasporë kanë filluar fushaten për bojkot të referendumit. Ministri Ademi thotë se është i njoftuar me këtë gjë duke shtuar se thirrjet për bojkot nuk janë gjë tjetër pos favorizim i politikave anti-perëndimore.
Unë degjova dhe pashë disa lajme në diasporë se shoqatat shqiptare gjoja ftojnë për bojkot të referendumit që për mua është një no-sens apsolut meqë s’ka interes më të madh
kombëtar dhe nacional për shqiptarët në Maqedoni që të jenë pjesë e BE-së dhe NATOs dhe ftesat e tilla për bojkot nga organizata shqiptare në diasporë, mendoj se shkojnë vetëm në krah të këtyre strukturave pro-ruse që janë në Maqedoni dhe që flasin për bojkot, asgjë tjetër. “Interesi i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë është që Maqedonia të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe çdo thirrje ndryshe mendoj se luan rolin e disa strukturave që nuk ia duan të mirën as Maqedonisë por edhe më pak shqiptarëve- pohoi Edmond Ademi, Ministër i Diasporës.
Data 21.06.2026
Aktuale
- PAMJET ME DRON/ Mijëra në shesh për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij! Marshimi paqësor, shqiptarët e diasporës tejmbushin bulevardin
- “Ju erdhi fundi”- Nis marshimi masiv kuqezi rrugëve të kryeqytetit: Rama në burg, Berisha në burg
- Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë
- Koçiu për protestuesit nga Maqedonia e Kosova: Patriotizmi ndërton ura bashkëpunimi, jo ndasi mes shqiptarëve
- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj: Partitë politike janë grupe të organizuara që vjedhin popullin e vet!
- Mbi 200 shahistë në Kodrën e Diellit, Nikolla Nikollovski fitues i turneut ndërkombëtar
- Komuna e Tetovës për emrat e rrugëve: 4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan vendimin në Qeveri
- Mijëra në shesh, shqiptari nga Diaspora denoncon: Disa prej nesh u larguan, por policia i vuri gjoba në doganë se kishin flamuj në makinë

