OKH “Merhamet” dhe SH.K.Q. “Vizioni-M”, gjatë kësaj jave të Shkollës Verore që po mbahet në Shkup, e cila është edhe java e fundit e kësaj shkolle verore, si tematikë javore ka zgjedhur që të diskuton çështjen e Palestinës. Komunikata e plotë e OKH “Merhamet” dhe Vizioni-M: Sot nisëm me emocion javën e fundit të Shkollës Verore, të organizuar nga O.K.H. “Merhamet” – Shkup në bashkëpunim me SH.K.Q. “Vizioni-M”. Tematika e ditës ishte e veçantë – çështja e Palestinës. 🇵🇸 Fëmijët u përfshinë me shumë dashuri në aktivitete kreative, duke ngjyrosur simbolet, hartën dhe flamurin e Palestinës. Po ashtu, ata dëgjuan…
Author: almakos
Shtëpia e Bardhë ka bërë një hap të guximshëm duke hapur një llogari zyrtare në TikTok, një platformë që ka shkaktuar debate të shumta për sigurinë kombëtare. Ky veprim ndodh në një kohë kur Donald Trump vazhdon të mbështesë aplikacionin, pavarësisht shqetësimeve të ligjvënësve amerikanë. Postimi i parë në llogarinë e re përmbante një video 27-sekondëshe me mbishkrimin intriguese: “Amerikë, jemi kthyer! Çfarë ke TikTok?”. Kjo llogari ka arritur rreth 4,500 ndjekës vetëm një orë pas publikimit, duke treguar interesin e menjëhershëm të publikut. Ndërkohë, llogaria personale e Trump në TikTok ka arritur 110.1 milionë ndjekës, megjithëse postimi i tij…
Në prag të zgjedhjeve lokale të parapara më 19 tetor, të shtunën më 23 gusht, fillon mbikëqyrja publike e Listës zgjedhore i cili zgjat 20 ditë, pra deri më 11 shtator në mesnatë. KSHZ-ja finalizon Listën e përfunduar zgjedhore, pra certifikatat nga Lista zgjedhore mbi të cilat zhvillohet votimi më së voni më 3 tetor. Qytetarët i paraqesin kërkesat e tyre për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në certifikatat e Listës zgjedhore që është vënë për shqyrtim publik me shkrim në zyrën rajonale të KSHZ-së ose zyrën e vendit në zonën e tyre të vendbanimit, ose me email…
Një dëshmitar okular ka treguar momentet e fundit të jetës së 3 shqiptarëve që humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Egnatia, pasi u dogjën brenda mjetit ku udhëtonin. Makina e tyre shpërtheu në flakë duke u marrë jetën, ndërsa vetëm një grua arriti që të mbijetonte nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e së hënës. “Mund t’i dëgjonim të tre personat duke na lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar”, tha dëshmtari…
Në regjistrin e automjeteve të organeve shtetëtore, organeve të vetëqeverisjeve lokale, ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëtor të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në kuadër të afatit të përcaktuar me aktivitetet zgjedhore për zgjedhjett lokale më 19 gusht, janë regjistruar 1916 automjete të paraqitura nga institucione të shumta. Organet shtetërore, organet e vetlqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose personat e tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror ishin të detyruar të dorëzonin të dhëna për numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, numrin e regjistrimit dhe gjendjen e automjetit në KSHPK jo më vonë…
BEN BLUSHI Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që shesin kriptomonedha. Atëherë provova një bankë tjetër. Pastaj një tjetër, një tjetër dhe një tjetër. Katër banka rresht thanë ‘jo’. Nuk mund të them se nuk isha i përgatitur. Bankat kanë fituar me ligj të drejtën të vendosin se ku i investojmë ne paratë e tona. Nëse atyre nuk u pëlqen destinacioni, thonë ‘jo’ dhe t’i mbajnë kursimet të bllokuara. Përveç cenimit të dinjitetit si klient, ti pëson edhe një humbje financiare, të cilën banka…
Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, vendi vazhdon të jetë pa konstituim të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e shkurtit. Me një situatë të tillë, sot në ora 11:00 vazhdon për të 55-nën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ky proces ka ngjallur shqetësime të shumta në mesin e qytetarëve, të cilët presin me padurim formimin e institucioneve që do të adresojnë nevojat e tyre. Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, është e qartë se ka një afat të caktuar për konstituimin e Kuvendit. Sipas aktgjykimit, seanca konstituive duhet të përfundojë brenda…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.1 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.2 lekë dhe do shitet me 112.7 lekë.
Kompania kineze e robotikës, LimX Dynamics, ka bërë një hap të jashtëzakonshëm duke prezantuar robotin humanoid, Limx Oli, i cili ka performuar një koncert të paprecedent vallëzimi në grup. Ky robot ka dalë përpara një audiencës entuziaste dhe ka bashkuar elemente robotike me artin skenik përmes një valleje kolektive. Lëvizjet e tij elegante, të ngjashme me ato të baletit, kanë lënë të gjithë të mahnitur, duke treguar se teknologjia dhe arti mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. LimX Oli është një dëshmi e avancimit të jashtëzakonshëm të firmës LimX Dynamics në fushën e robotikës humanoide. Gjatë konferencës World Robotic Conference…
22:21 | 19 Gusht 2025E.HNë zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si bastioni i rezistencës së majave lacandonë ch’ol kundër pushtimit spanjoll. Lajmi u konfirmua nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë së Meksikës, i cili e cilëson këtë zbulim si një nga më domethënësit në dekadat e fundit. Sak-Bahlán, që në gjuhën maja do të thotë “Toka e Jaguarit të Bardhë”, u themelua në vitin 1586, pasi spanjollët pushtuan kryeqytetin Lakam Tun. Qyteti u bë strehë e kryengritësve, të cilët herë tregtonin me…
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me ndërprerjen e sinjalit të News24 për 10 ditë si edhe për zaptimin e godinave të Focus Media News dhe Panorama Group nga shoqëria Kayo. Përmes një deklarate zyrtare Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se ndërprerja e sinjalit të transmetimit për disa ditë të News 24 ngre pyetje serioze në lidhje me pluralizmit mediatik dhe lirisë së fjalës në Shqipëri. “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kujton se respektimi i standardeve evropiane mbi lirinë e medias është një detyrim themelor në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Një media e lirë dhe e pavarur…
Po zhvillohet një valë e re e “luftës së kërkuesve” (search engines), e nxitur nga mjetet e inteligjencës artificiale dhe agjentët e tyre. Kompania amerikane, Palo Alto Networks, ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e katërt të vitit fiskal 2025, duke theksuar se inteligjenca artificiale po sjell një revolucion në sfidat e sigurisë kibernetike. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë tensioni mes kompanive dhe përdoruesve. Drejtori ekzekutiv Nikes Arora ka shpjeguar se zhvillimi i agjentëve të AI, të mbështetur nga gjigantë si Microsoft, Google dhe OpenAI, po rikthen në skenë një lloj “luftë kërkuesish”. Kjo luftë ka potencialin të ndryshojë…

