Vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin gusht 2025 është 65.507,00 denarë që paraqet rritje prej 179,00 denarë në krahasim me korrikun, kur ka qenë 65.328,00 denarë. Krahasuar me periudhën para heqjes së masave aktive qeveritare, shporta është rritur për 2.816,00 denarë ose 4,49 për qind, njofton Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë. MARKETING
Author: almakos
Durrës Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një deklaratë të fortë pas dështimit të fundit për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se situata aktuale është rezultat i mungesës së numrave dhe refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të negociuar me partitë e tjera. Abdixhiku theksoi se thelbi i problemit është mungesa e shumicës parlamentare, e cila ka penguar formimin e një qeverie funksionale. Ai shprehu shqetësimin se Vetëvendosje, si partia që ka dalë e para në zgjedhje, nuk po tregon gatishmëri për të bërë kompromise me partitë e tjera. “Dështimi i konstituimit të Kuvendit është një pasqyrë e qartë e krizës…
BESARTA BASHA/ Në janar 2026, në Shqipëri pritet të nisë një proces i ri i rivlerësimit të pronave, një mundësi që për shumë pronarë mund të përkthehet në kursime të ndjeshme financiare dhe në një formalizim më të drejtë të tregut të pasurive të paluajtshme. Për të sqaruar çdo detaj mbi këtë vendim dhe ndikimin e saj, gazeta “Panorama” zhvilloi një intervistë me ekspertin e licencuar të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, Sokol Rambi. Ai thekson se rivlerësimi nuk duhet parë si një formalitet administrativ, por si një instrument real për të reflektuar vlerën e vërtetë të pasurisë në dokumentacion zyrtar…
Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës zbuluan dhe parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 4.577 copë ilaçe të pasigurta, të fshehura në bagazhin e një automjeti me qira. Departamenti i hetimeve i sektorit për kontroll dhe hetime ngriti një kallëzim penal kundër një personi, shtetas i Kosovës, për veprën penale “kontrabandë”. “Bëhet fjalë për analgjetikë, anestetikë dhe tretësira antialergjike në shishe qelqi, të cilat ishin në gjendje mbeturinash – domethënë pa paketimin original, si dhe pa leje përkatëse nga institucionet kompetente. Për të shmangur kontrollin doganor, autori i krimit i rregulloi ilaçet në rreshta dhe i fshehu midis jastëkëve…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Vaun e Dejës, pasi akuozhen se kanë kultivur 351 bimë narkotike në dy parcela në fshatin Fshati i Ri. Njoftimi i policisë Vau i Dejës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”. Kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në…
Investimi i SoftBank prej 2 miliardë dollarësh në Intel ka shkaktuar një valë diskutimesh mbi të ardhmen e teknologjisë dhe prodhimit të çipeve në Shtetet e Bashkuara. SoftBank, një nga investitorët më të mëdhenj në teknologji, ka njoftuar se do të marrë një pjesëmarrje prej rreth 2% në Intel, një kompani që ka pasur sfida të mëdha për të ruajtur avantazhin e saj teknologjik. Kjo marrëveshje është një sinjal i qartë i besimit të SoftBank në potencialin e Intel për t’u rikuperuar. Ky investim vjen në një kohë kur Intel po përballet me konkurrencë të ashpër nga prodhues të tjerë…
Lufta kundër zjarrit të madh pyjor në rezervatin “Jasen” vazhdon edhe sot. Gjatë natës, zjarri iu afrua rrugës pyjore që të çon nga porta hyrëse e rezervatit “Jasen” deri te restoranti në bregun e liqenit Kozjak, por për fat të mirë, falë terrenit të pastruar më parë nga vegjetacioni, nuk u lejua të përhapet, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai theksoi se në aksionin e mbrëmshëm ishin përfshirë anëtarë të Njësisë për vendosje të shpejtë me pincgauer, punonjës në rezervatn “Jasen”, zjarrfikës nga Shkupi dhe Makedonski Brod, si dhe një ekip nga Drejtoria për Mbrojtje…
Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në periudhën afatmesme, sipas vlerësimeve të FMN-së, në një dokument të fundit mbi prioritetet e reformave strukturore në Evropë. Duke analizuar prioritetet e reformave strukturore për Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, FMN vuri dukje se vendi ynë se po përballet me sfida të thella në tregun e punës, kapitalin njerëzor, rregulloret e biznesit, efikasitetin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit. Fondi vuri në dukje se Shqipëria duhet të rrisë më tej efikasitetin…
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka bërë publik një denoncim serioz nga gazetari investigativ Ardian Bushi, autor i emisionit “Vetting” në News24, lidhur me një ndërhyrje të paligjshme të kompanisë ‘KAYO’ dhe pa vendim Gjykate në redaksinë e emisionit. Sipas denoncimit, më datë 14 gusht 2025, shoqëria “KAYO” ka hyrë në mjediset e redaksisë, që ndodhen në katin e parë të godinës “Panorama Group”, dhe ka ndërhyrë në kompjuterët e punës dhe personalë të gazetarëve, ku ruheshin të dhëna të ndjeshme të hetimeve në vijim. “Dera e redaksisë ishte hapur me forcë. Në zyrë ishin marrë mobiljet, ishin grumbulluar dosje dhe…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas kërcënimeve me jetë të botuesit të News24 dhe Panorama Group. Berisha e cilëson si “akt të mirëfilltë terrorizmi shtetëror”. Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për një “operacion tipik stalinist”, duke thene se institucione shtetërore, me praninë e policisë dhe ushtrisë, pushtuan zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup, si dhe sekuestruan pajisje pune të gazetarëve. Sipas tij, arsyeja kryesore e këtij veprimi është ndalimi i publikimit të “dosjeve të rënda korruptive”, që sipas Berishës përfshijnë emra të lartë të politikës dhe lidhje me kartelet e drogës. “Ky akt…
Një incident dramatik ndodhi në veri të St Helens, Angli, ku një helikopter policie fluturoi shumë afër tokës gjatë një ndjekjeje të një burri me një motoçikletë të vjedhur. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të rrezikshmërisë së veprimeve të drejtuesit të motoçikletës. Policia raportoi se drejtuesi i motoçikletës po ecte në mënyrë jashtëzakonisht të rrezikshme, duke kaluar mbi trotuare dhe duke rrezikuar kalimtarët. Kjo sjellje e papërgjegjshme ka shkaktuar shqetësim në mesin e qytetarëve, të cilët e panë situatën të zhvillohej përpara syve të tyre. Një person tjetër iu bashkua më pas drejtuesit gjatë arratisjes, duke…

