Author: almakos

Universtiteti Luarasi tashmë ofron programe të certifikuara të një prej shkollave më prestigjioze në botë si London School of Economics. Drejtuesja e Departamentit të Ekonomikut në Luarasi, Leudita Ademi foli më shumë në News 24, se ç’ofron Departamenti që drejton prej programeve të LSE. Një prej faktorëve që merret në konsideratë është edhe kosto e ulët, pasi në fund merret e njëjta diplomë si në Londër por duke jetuar në Tiranë dhe duke ndjekur studimet në Luarasi. Leudita Ademi – Drejtuese e Departamentit të Ekonomikut: Dy programe ofrohen nga fakulteti i Ekonomisë. Janë me standardet e LSE, kemi marrë afirmimin e…

Lexo më Shumë

Jemi dëshmitarë të pakënaqësive të vazhdueshme të punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, të cilët me të drejtë reagojnë ndaj zvarritjes disavjeçare të procesit të angazhimit të tyre me vendime të rregullta pune. Kjo situatë jo vetëm që ndikon negativisht në moralin dhe motivimin e tyre, por e dëmton seriozisht edhe funksionimin e sistemit shëndetësor publik, thuhet në ragimin e ASH-së krahu i Selës. “Loja e pakuptimtë dhe denigruese mes qeverisë, ish-ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë ka çuar në degradimin e mëtejshëm të figurës së mantelbardhëve. Kjo papërgjegjësi institucionale po i demoralizon të rinjtë profesionistë të shëndetësisë,…

Lexo më Shumë

Deputetja Flutura Açka shpreh shqetësimin për mungesën e veprimit dhe vonesën në organizimin e strukturave drejtuese brenda Partisë Demokratike, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Nuk e di pse vonohen mbledhjet, qoftë të kryesisë, qoftë të këshillit kombëtar. Nuk shoh asnjë lëvizje, jemi në një lloj qetësie,” tha Açka. Ajo thekson se zgjedhjet janë njohur tashmë nga komuniteti ndërkombëtar, duke përmendur reagimin e ambasadës amerikane dhe kancelarive më të mëdha evropiane. “Çfarë presim ne? Pse fshihemi pas gishtit?! Kjo është një gjë e kryer,” tha ajo. E ftuar në News24, Açka sugjeron një zgjidhje për situatën: “Partia të dalë…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për masë më të butë sigurie. Berberi ndodhet pas hekurave që prej marsit të vitit 2024, në kuadër të hetimeve për abuzime të rënda me tenderët publikë gjatë kohës kur drejtonte institucionin. Sipas dyshimeve të SPAK, Evis Berberi ka favorizuar kompaninë e tij, duke i dhënë tendera publikë, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit dhe rregullat e prokurimeve. Në të njëjtin vendim, GJKKO ka refuzuar edhe lirimin…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua procesi gjyqësor për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që tronditi opinionin publik. Në seancën e radhës, para trupit gjykues janë paraqitur për të dëshmuar 5 të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e ngjarjes. Ky dëshmitar ka qenë subjekt i pretendimeve nga familjarët e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhje të plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Martin Canit. Dëshmia e të miturve është zhvilluar pa praninë e autorit të dyshuar,…

Lexo më Shumë

NGA HYQMET ZANE/ Është një e vërtetë e provuar historikisht se, nëse e keqja harrohet, ajo ka rrezik të përsëritet. E kam fjalën për atë vit tragjik të para 65 vjetësh kur pushteti i diktaturës staliniste vrau djemtë e Çamërisë me të atë sajesën maskaradë të “grupit çam të Teme Sejkos”. Veç atyre që kemi shkruar herë pas herë, sot dua të them se një e keqe që është futur brenda nesh mes çamëve që ndodhen në Shqipëri, bën që ngjarje me spikatje të madhe dhe të fokusuar edhe ndërkombëtarisht, harrohet nga e quajtura Shoqata Çamëria dhe shteti shqiptar. Shkruarja…

Lexo më Shumë

Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër, tha kompania të hënën, me paratë që do të shkojnë për zhvillimin e infrastrukturës së saj të “cloud computing” dhe Inteligjencës Artificiale. Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi investimin në një takim të ministrit zviceran të Ekonomisë, Guy Parmelin dhe nënkryetarit të saj Brad Smith në Bernë, duke nënvizuar angazhimin e saj për avancimin e teknologjisë në Evropë. Ky investim është pjesë e strategjisë së Microsoft për të forcuar prani në tregjet e Evropës, ku kërkesa për shërbime të cloud-it dhe inteligjencës artificiale vazhdon të rritet. Microsoft, i cili aktualisht punëson 1,000…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një bilanc pozitiv për turizmin natyror në vend, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë natyrore të vendit, shifër kjo 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë më shumë se një…

Lexo më Shumë

Vera e vitit 2025 pritet të jetë dukshëm më e nxehtë dhe më e thatë se vlerat mesatare shumëvjeçare, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në vend ekziston probabilitet shumë i lartë që temperaturat të tejkalojnë vlerat mesatare shumëvjeçare. Devijimi më i madh pozitiv i temperaturës së ajrit nga mesataret shumëvjeçare për këtë sezon pritet të jetë në korrik. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sipas analizave për të gjithë rajonin juglindor të Evropës, temperaturat e verës pritet të arrijnë vlera mbi mesataren. “Pasiguria tek parashikimet rajonale të reshjeve është gjithmonë më e madhe në lidhje me…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit nuk ka një vendim konkret se cila do të jetë zgjidhja për rastin e Norovës. Ministrja Vesna Janevska përsëriti se objekti ri shkollor është ndërtuar në mënyrë ilegale duke shtuar se do të shqyrtoj mundësinë për të rikonstruar objektin ekzistues ku tashmë ndjekin mësimin mbi 120 nxënës. Janevska tha se të martën një ekip i dikasterit të saj do të vizitoj këtë fshat për të parë nga afër gjendjen e objektit ekzistues dhe nëse i njëjti mund të rikonstroohet. Janevska tha se tashmë ka nisur komunikimin me shkrim me drejtuesit të Komunës së Krushevës por deri në…

Lexo më Shumë

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kaza, krim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm (1 Qershor). Sipas bluve, vrasësi i dyshuar me iniciale G. A., qëlluar me automatik në drejtim të shënjestrës së tij nnë momentin që 57-vjeçarit kishte zbritur nga makina për të hapur portën dhe për të hyrë në banesë. Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari Pjetër Kaza ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. “Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri…

Lexo më Shumë

VLEN në një kumtesë për media thotë se për përballimin me sfidat që sjell sezoni veror dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, Qeveria përmes Planit Operativ për vitin 2025, do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj në komunat me nevojat më të mëdha. Nga VLEN thonë se qëllimi i kësaj mase është të sigurojnë reagim të shpejtë dhe efikas, për të parandaluar përhapjen e zjarreve, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës. “Zjarrfikësit janë heronjtë e vijës së parë në luftën kundër zjarreve, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar qytetarë, pasuri materiale dhe mjedisin tonë jetësor.…

Lexo më Shumë