Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 85.5 lekë dhe do shitet me 86.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.5 lekë dhe do shitet me 116.9 lekë.

Lexo më Shumë

Amalie Lundstad, një inxhiniere 29-vjeçare nga Norvegjia, ka arritur atë që shumë e quajnë “punë e ëndrrave”: 250 ditë pushim në vit, një pagë vjetore mbi 100 mijë euro, dhe kushte të jashtëzakonshme pune në një platformë nafte afër Bergenit. Për Amalien, e cila ka punuar në këtë pozicion për më shumë se tre vjet, përfitimet nuk përfshijnë vetëm një pagë të mirë. Ajo merr gjithashtu shpërblime për turnet dhe gatishmërinë, duke e rritur të ardhurat e saj nga 78 mijë deri në 113 mijë euro në vit. Kjo e siguron një jetë të rehatshme dhe mundësinë për të investuar…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të ketë takim lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni në një konferencë për media të hënën. Ky takim përbën një moment të rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë intensifikuar vitet e fundit. “Ajo çka mund të them është se takimi ishte thirrur në nivel të kryenegociatorëve, dhe se takimi me palën kosovare zhvillohet me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi. Pala serbe pritet të mbërrijë nesër. Kjo është…

Lexo më Shumë

Në Kuvend është propozuar një ligj i ri që synon të shpallë zonën përreth ndërtesës së Kuvendit si zonë sigurie. Ky projektligj, i cili po shqyrtohet me procedurë të shkurtuar, është nënshkruar personalisht nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe kolegu i tij nga grupi parlamentar “VLEN”, Bekim Qoku. Mbështetje i kanë dhënë edhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare të tjera, duke përfshirë Blerim Bexhetin, Borislav Krmovin, Vesna Bendevskën, Nikola Micevskin dhe Oliver Spasovskin. Ky propozim ligjor vjen si përgjigje ndaj planit për ndërtimin e një garazhi shumëkatësh në oborrin e Kuvendit. Investitori privat që bleu tokën shtetërore në…

Lexo më Shumë

Përplasja mes dy familjeve fqinje në fshatin Kozarë të Kuçovës, Salla dhe Avrami, për një kufi toke ka hyrë në një tjetër fazë, por ende pa zgjidhje. Edhe pas ndërhyrjes së institucioneve, matjeve zyrtare dhe pranisë së policisë, mosdakordësitë dhe tensionet vazhdojnë. Pas incidentit të dhunshëm ku Maksim Avrami shtyu dhe pështyu fqinjën e tij, Lume Salla, në prani të kamerave të emisionit “Tak Fak”, gazetarja Rovena Cerka e shoqëroi Lumen për të depozituar denoncimin në komisariatin e policisë së Kuçovës. Pas këtij hapi, u përfshinë edhe institucionet lokale, me përfaqësuesin e njësisë administrative të Kozarës, Fatjon Demo, i cili…

Lexo më Shumë

Një përplasje e vazhdueshme mes dy komshinjve në fshatin Kozarë të Kuçovës, që zgjat prej më shumë se 30 vitesh, ka degraduar së fundmi në një incident të dhunshëm të filmuar nga kamerat e emisionit “Tak Fak”. [embedded content] Në qendër të konfliktit është një kufi toke një shenjë ndarëse mes pronave të dy familjeve, Salla dhe Avrami që është zhvendosur sipas pretendimeve të njërës palë, duke ndezur një konflikt që herë pas here ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë. Teksa gazetarja e “Tak Fak”, Rovena Cerka, shoqëronte denoncuesen Lume Salla në terren për të dokumentuar kufirin e diskutueshëm, në…

Lexo më Shumë

Sot në poligonin ushtarak Krivolak është mbajtur dita e të ftuarve të rangut të lartë, në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare ushtarake “Përgjigje e Shpejtë 2025”. Në të marrin pjesë pjesëtarë të ushtrive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Republikës së Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Britanisë së Madhe, Austrisë dhe Kosovës. Stërvitja ndërkombëtare është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s për këtë vit në tokën evropiane, “Defender 25”. Mbi 2200 pjesëtarë të ushtrisë nga vendet pjesëmarrëse po marrin pjesë në ushtrimin e stërvitjes në poligonin ushtarak Krivollak. Gjatë ditës së sotme, para të ftuarve të shumtë,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka realizuar një takim të rëndësishëm sot në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ky ishte takimi i parë bilateral mes dy zyrtarëve pas emërimit të Sørensen në këtë pozita, dhe presioni për marrëveshje e dialog është më i lartë se kurrë. Takimi u koncentrua në qasjet e reja që Përfaqësuesi i BE-së planifikon të zbatojë në fazat e ardhshme të dialogut. Bislimi theksoi se është esencial për Kosovën të sigurojë një angazhim të plotë dhe të vazhdueshëm nga Serbia në zgjidhjen…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në mesditë është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin e fshatit Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, një ditë pasi ishte shuar. Në vendngjarje janë angazhuar 7 automjete zjarrfikëse dhe 40 efektivë të MZSH-së, si dhe mjete të rënda si buldozerë dhe fadroma, por terreni ranor dhe përmasat e mëdha të zjarrit kanë vështirësuar ndërhyrjen. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:00, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete tokësore. Për pasojë, në bashkëpunim me Qendrën e Bashkuar Operacionale, është aktivizuar një helikopter Cougar i Forcës…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë punonjës policie, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Bëhet fjalë për shtetasit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët kanë qenë në arrest shtëpie, si të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”. Ndërsa Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë aktualisht të pezulluar nga detyra, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, efektivët e Policisë Rrugore të Elbasanit…

Lexo më Shumë

Twitch është në rrugën e tij për t’u bërë një revolucion në botën e transmetimeve, duke sjellë risi të konsiderueshme që i ngjajnë stilit të TikTok. Përmes inovacioneve të reja, platforma ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e transmetimit vertikal për lojërat e preferuara nga të rinjtë. Ky modalitet i ri do të lejojë që shikuesit të shikojnë lojëra si “League of Legends” në një rezolucion 2K, duke ofruar një përvojë më të qartë dhe më imersive. Më e rëndësishmja, ky format i ri i transmetimit është projektuar për të përmirësuar aksesin për përdoruesit e telefonave mobil. Në një…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka dorëzuar sot në Kuvend Propozim – ligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor me të cilin propozohet që vendi të jetë një njësi zgjedhore. Siç kanë sqaruar nga partia, ndryshimet e këtilla do të nënkuptojnë një shtysë të fortë për demokratizimin e procesit zgjedhor dhe të shtetit në tërësi, si dhe çmontimin e “sistemit njëpartiak” të qeverisjes dhe rritjen e llogaridhënies së degëve ekzekutive dhe legjislative. Lidhja Demokratike “Me ndryshimet, pas çdo deputeti do të qëndrojë numër i njëjtë i votuesve dhe jo sikur deri më tani që në njësinë zgjedhore gjashtë një deputet…

Lexo më Shumë