Author: almakos

I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë. Dy të rinjtë Luan Llano 19 vjeç dhe Tomorr Brati 16 vjeç po ecnin me motor tip Piago mesditën e sotme në rrugën “Demokracia. Në një moment motomjeti, i cili drejtohej nga 19-vjeçari doli jashtë kontrollit duke u përplasur me një shtyllë elektrike anës rrugës dhe një shtyllë druri. Luan Llano ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 16-vjeçari Tomorr Brati u plagos rëndë në moment dhe më pas u nis për në Tiranë tek…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje të rinjve të paraqiten në shpalljet për grantet nga Plani operativ për punësim që Qeveria e ka miratuar në seancë dhe u prezantua të mërkurën. Plani parashikon punësim të 16.000 personave, të aftë për punë, por të papunësuar “Prej tyre, presim 65 për qind të jenë të rinj, respektivisht bashkëqytetarë tanë të moshës deri 29-vjeçarë, të cilët, varësisht nga ajo nëse do të kenë kompani sipas parimit SHPKNJP ose SHPK, do të marrin grante”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot gjatë vizitës në Institutin për shëndet publik. Sqaroi se nëse…

Lexo më Shumë

Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë në spital këtë të diel, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një piceri tek Ali Demi në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se  adoleshenti, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital sot rreth orës 17:10, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin…

Lexo më Shumë

Miliona përdoruesve të Microsoft Authenticator u është lëshuar një paralajmërim urgjent për të ruajtur të gjitha fjalëkalimet e tyre, menjëherë përpara se një ndryshim i madh të hyjë në fuqi brenda vetëm disa orësh. Kompania po e heq gradualisht sistemin e saj të menaxhimit të fjalëkalimeve, një vendim që do të ndihmojë në rritjen e sigurisë por që gjithashtu krijon panik mes përdoruesve që mbështeten në këtë teknologji çdo ditë. Ky vendim do të prekë 75 milion përdorues në të gjithë botën, duke i detyruar ata të veprojnë shpejt për të ruajtur informacionin e tyre të rëndësishëm. Përdoruesit tani përballen…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar 1 Qershorin, duke thënë se shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve. “Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve. Kur e ardhmja që ata janë, nuk trajtohet si diçka e largët që na pret, por si e përditshmja për të cilën kujdesemi dhe përgatitemi. Jo vetëm si prindër e familjarë, por edhe si shtet e qeveri. Për lumturinë dhe harenë që na japin pamasë, u detyrohemi dashuri dhe mbështetje pa kushte,” ka shkruar ai në Facebook. Fëmijët janë themeli i çdo…

Lexo më Shumë

“Objekti i shkollës nuk guxon dhe nuk duhet të shembet”. Kështu porosit Avokati i Popullit Naser Ziberi për problematikën e shkollës së fshatit Norovë, ku shkolla e re e ndërtuar nga prindët rrezikon shembjen, për shkak se institucionet konstatojnë se është objekt pa leje. Ziberi për TV Shenjën thotë se është i njoftuar me problematikën dhe se nga kjo shkollë kanë parashtruar parashtresë në adresë të Ombudsmanit. Naser Ziberi, Avokat i Popullit “Është fakt i pamohueshëm se objekti i vjetër nuk i plotëson kushtet elementare dhe minimale për zhvillim të procesit edukativo-arsimor dhe është po ashtu e pamohueshme se nxënësit…

Lexo më Shumë

Është njëra nga rrugët më të frekuentuara që lidhë Çairin me pjesën qendrore të Shkupit. Këtu brenda ditës kalojnë qindra vetura, mirëpo kjo nuk mjafton që autoritetet të investojnë në sanimin e gropave të kësaj rruge. Tv Shenja realizoi një bisedë me disa qytetarë të kësaj, ane. Ata thonë se politika i ka harruar dhe se premtime japin vetëm para zgjedhjeve dhe asnjëherë nuk kanë realizuar atë që kanë thënë. Pohojnë investimi i fundit në këtë segment rrugorë është bërë 20 vite më heret.  “Me vite është kështu. Nuk është nga dje, jo vetëm kryetari, këtë lagje këtu nuk e…

Lexo më Shumë

Ditën e hënë pritet të ketë mot të qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore të territorit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/s. Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.

Lexo më Shumë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës, duke shkaktuar alarm në zonë. Flakët, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Në vendngjarje ndodhen aktualisht 4 mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për neutralizimin e vatrave të zjarrit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur fillimisht të vënë nën kontroll bizneset dhe ambientet që operojnë në afërsi të pyllit, ndërkohë që vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

Lexo më Shumë

Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se gjysma e videove më të njohura për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata alarmuese. Njerëzit sot, në kërkim të mbështetjes për shëndetin e tyre mendor, po i drejtohen rrjeteve sociale si TikTok, në përpjekje për të gjetur këshilla dhe udhëzime. Ky trend mund të duket si një mënyrë moderne për të kërkuar ndihmë, por është gjithashtu një burim i potencialit për keqformimin e informacionit. Studimi i publikuar nga The Guardian zbulon se 52 prej 100 videove më të njohura që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor kanë përmbajtje të rrezikshme dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar për grabitje me dhunë ndaj grave kalimtare, ndërsa bizhuteritë e vjedhura përfundonin në një dyqan, ku shiteshin për përfitime të paligjshme. Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 3, të cilët arrestuan në flagrancë tre persona: U. G., 18 vjeç, S. S., 20 vjeç, dhe R. H., 38 vjeç, pronar dyqani, të gjithë banues në Tiranë. Sipas Policisë, dy të rinjtë U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, grabitën me dhunë një grua, duke i këputur nga qafa një varëse floriri, të cilën më…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, më 1 qershor 2025, në afërsi të zonës bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas që po lundronin me një mjet Jet Ski kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në ujë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:15, kur Policia Kufitare në Portin e Durrësit është njoftuar për rastin dhe ka ndërhyrë menjëherë me një mjet lundrues për të dhënë ndihmën e parë. Të dy personat janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar menjëherë drejt portit, me qëllim dërgimin në spital. Sipas të dhënave paraprake nga ekipi i urgjencës që priste…

Lexo më Shumë