Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë nxënësit do të kenë tekste shkollore në fillim të vitit të ri shkollor edhe atë për të gjitha lëndët, sipas planeve mësimore në klasat përkatëse. Nga MASH thonë se “për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore realizohet me kohë, dhe çdo shkollë do ta marrë tirazhin që e ka kërkuar përmes aplikacionit të veçantë elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.“Janë siguruar edhe tekste shkollore për gjuhët e huaja, për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë të cilave mungonin, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë detyruar të…
Author: almakos
Janë bërë publike emrat e dy inspektorëve të IMT-së që janë arrestuar me urdhër të SPAK, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të shpallur në kërkim për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në pranga kanë rënë Gerald Fucia dhe Edmond Çela. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Klajdi Zhilla dhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Burime bëjnë me dije se arrestimi është kryer në një lokal në zonën e Kombinatit, i cili i përket ish-deputetit Mark Frroku. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit, si pjesë e provave në hetim. Zyrtarët…
Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve inteligjente gjatë orëve të mësimit në shkolla, duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftën kundër varësisë nga teknologjia. Kjo masë, e cila do të hyjë në fuqi në mars 2026, është rezultat i një përpjekjeje dypartiake për të mbrojtur nxënësit nga ndikimet negative të telefonave inteligjentë. Ky ligj vjen pas një serie shqetësimesh nga prindërit, mësuesit dhe ligjvënësit, të cilët kanë vënë në dukje se përdorimi i tepruar i telefonave po ndikon negativisht në performancën akademike të nxënësve. Sipas studimeve të fundit,…
SPAK dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët për goditjen e korrupsionit në sektorin e ndërtimit, konkretisht në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). Mësohet se dy punonjës të IMT-së janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni është zhvilluar pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se inspektorët kërkonin dhe merrnin para nga subjekte të ndryshme ndërtimore, në këmbim të mosveprimit ndaj ndërtimeve pa leje ose shkeljeve të tjera urbanistike. Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes…
Vendimi i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë është në qendër të një debati të ashpër ligjor dhe politik. A është ky proces antikushtetues? Kjo është pyetja që po shqetëson shumë avokatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët e shohin një devijim të rëndësishëm nga praktikat e kaluara. Avokatët e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime të forta lidhur me propozimin e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit. Sipas tyre, ky propozim është i pavlefshëm nëse nuk mbështetet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, që përfaqësohen nga Lista Serbe. Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje…
Pacientët privat dhe intervenimet private edhe në institucione shëndetësore shtetërore, nuk i mbulon Fondi Shëndetësor. Kështu deklaron drejtori Sasho Klekovski, i cili theksoi se nuk ka pasur komunikim me profesorin Kedev dhe nuk e di për sa raste të dyshimta bëhet fjalë, por beson se nëse janë bërë keqpërdorime, ato do t’i zbardh Komisioni për Mbikqyrje Profesionale për punën e institucioneve të kardiologjisë dhe kardiokirurgjigjisë, në të cilin Komision Fondi përfaqësohet nga dy anëtarë. I pyetur se sa objektiv mund të jetë ky komision i formuar nga ministri Azir Aliu, Klekovski shprehet se aty ka protokolle të caktuara në bazë…
Deputeti në detyrë, Dashnor Sula, në një lidhje me skype me News24, komentoi sulmin ndaj televizionit, duke e quajtur atë një ngjarje të paprecedentë. Sula theksoi se News24 është një dritare e rëndësishme informative, që pasqyron gjithmonë të vërtetën dhe tregon profesionalizëm, pavarësisht vështirësive. “Vlerat e News24 janë të jashtëzakonshme. Është një media që informon shqiptarët me përgjegjësi. Inkurajoj që të ketë më shumë kurajo dhe vullnet për të sjellë informacione të sakta dhe të pasura,” – tha ai. Deputeti shtoi se stafi i televizionit meriton vlerësim për punën dhe profesionalizmin, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes për media të pavarura.
Sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, është rritur për 33,8 për qind, ndërsa për 0,6 për qind në transportin hekurudhor, ndërsa në transportin ajror është ulur për 32,8 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin rrugor të pasagjerëve ishte 984,000, në transportin urban-periferik 9,023,000, në transportin hekurudhor 47,000 dhe në transportin ajror arrin 895,531. MARKETING
Bashkimi Demokratik për Integrim- dega Tetovë Sot, duam të ngrisim zërin kundër një prej eksperimenteve më të rrezikshme që po kryhet mbi arsimin në qytetin tonë – prishja e ndërtesës së Shkollës së Mesme Teknike (“Shkolla Tekstile”) dhe premtimi i rremë parazgjedhor për ndërtimin e një godine të re. Që nga ardhja e Bilall Kasamit në krye të komunës, kjo shkollë ka nisur të degradojë si në infrastrukturë ashtu edhe në cilësi, duke humbur interesin e nxënësve dhe duke pësuar rënie të vazhdueshme. Sot, në vend se të gjendet zgjidhje për zhvillim dhe përmirësim, kemi vendimin absurd për shkatërrimin e…
Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i kompanisë Meta, ka vendosur të bëjë një veprim të pazakontë për të qetësuar fqinjët e tij në Palo Alto, Kaliforni. Ai ka dhuruar kufje me anulim zhurmash për t’i ndihmuar ata të përballojnë zhurmat e pandërprera nga ndërtimet rreth rezidencës së tij. Që prej më shumë se 14 vitesh, Zuckerberg ka investuar në lagjen Crescent Park, duke blerë të paktën 11 shtëpi dhe duke shpenzuar mbi 110 milionë dollarë. Kjo ka sjellë një transformim të dukshëm në ambientin e lagjes, duke e kthyer atë në një zonë ndërtimi të përhershëm. Ndërhyrjet e…
Një 48-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të bashkëshortit të saj. Ngjarja raporothet se ka ndodhur në fshain Portëz të Fierit.Policia bën me dije se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Njoftimi i Policisë Drejtoria Vendore e Policisë FierSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 48 vjeçe, banuese në Portëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj, për motive të dobëta.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit,…
Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit. Objekti në fjalë është një resort luksoz, i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, i cili përfshin ndërtesa banimi, ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi. Sipas hetimeve paraprake, kompleksi dyshohet se është ndërtuar pa leje në vitin 2017, periudhë kur Halili mbante funksione publike pranë Bashkisë së Durrësit. Fillimisht, autoritetet raportuan për disa struktura të tipit “shtëpi pushimi” të ndërtuara pa autorizim,…

