Me pankartat me mesazhet “Fitim për ta, sëmundje për ne”, “Ne thithim helm”, “Ajri nuk është luks, është e drejtë”, “Fitim për Usjen, sëmundje për popullin” dhe “Ndal Usjen”, u protestua sot para tre institucioneve. Qytetarët kërkuan mbylljen e fabrikës së çimentos, duke theksuar se fitimi ekonomik nuk duhet të jetë mbi shëndetin e njerëzve. Protesta filloi para Qeverisë, pas së cilës protestuesit u drejtuan drejt Parlamentit dhe vazhduan para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pjesëmarrësit thanë se institucionet kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe se kërkesat për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit duhet të marrin një përgjigje specifike dhe…
Author: almakos
Ish kreu i SPAK, Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të posaçëm do të kenë mbrojtje të shtuar. Kërkesa, e cila ishte bërë nga kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, u miratua nga Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Kërkesa për shtimin e sigurisë vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij në kohën kur ishte drejtues i SPAK, si dhe dosjet e tjera të “nxehta” që mbajnë prokurorët e strukturës së posaçme. Përveç Dumanit, mbrojtja shtesë do të ketë edhe për disa…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur alarmin përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke akuzuar zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç se po bën përndjekje ndaj shqiptarëve, raporton SHENJA. Sipas Taravarit, Stoilkoviç njihet për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete serbe, të cilat, siç thotë ai, po përdoren për veprime të hapura kundër shqiptarëve. Taravari thekson se kjo përndjekje po bëhet në mënyrë publike. Ai e quan këtë një “alarm të kuq” “Zv. Kryeministri aktual i shtetit, z. Stoilkoviq, është një njeri i cili ka lidhje të drejtëpërdrejta me shërbimet sekrete serbe e po i njëjti po përndjek…
Komisioni i mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe disa prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve dhe Dritan Prençi, prokurori i cili po heton zv kryeministren Belinda Balluku. Kërkesa vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij si ish krye prokuror i SPAK. Përveç Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe mbrojtje për disa prokurorë të tjerë te strukturës së posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin, i cili po heton zv…
Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tashmë i takon këtij forumi. Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku tha se, me ndjenjë të plotë përgjegjësie, ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve. “Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh Abdixhiku. Ai theksoi se ky veprim…
Prania e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes, një iniciativë e Donald Trump, është një zhvillim që ngre shumë pyetje për të ardhmen e këtyre dy vendeve në arenën ndërkombëtare. Kreshnik Çollaku, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani, thekson rëndësinë e këtij momenti për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Çollaku, gjatë një interviste në News24, shprehu optimizmin e tij për ftesat që kanë marrë të dyja shtetet shqiptare. Ai vlerëson se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në kontekstin e politikës ndërkombëtare. “Pranimi ynë në Bordin e Paqes është një…
Ky është çifti i bashkëjetuesve Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, të arrestuar për mashtrimin me blerje fiktive të apartamenteve, duke u shtirur si agjentë imobiliarë. Elvis Ramca dhe Veriana Ziu iu merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin. Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh. Deri më tani janë 2 raste të dokumentuara pas denoncimeve, me 2 apartamente me vlerë rreth 150 mijë euro secili. Hetuesit dyshojnë…
Në dosjen, me mbi 3 milionë faqe të Jeffrey Epstein, që u publikua nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale. Emaili i vajzës E. Terziu rezulton të jetë dërguar në mars të vitit 2017. Në fillim ajo ka dërguar CV-në e saj një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumente, duke shprehur interes për pozicionin e punës. “Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA.…
Kryeministri Hristijan Mickoski komentoi paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisionerja Mart Kos, që lidhen me statusin e vendeve kandidate për BE, përfshirë edhe mundësinë e anëtarësimit pa të drejtë vote. Ai tha se qeveria synon të punojë për anëtarësimin e plotë në BE, duke shtuar se procesi nuk do të jetë i lehtë për shkak të komplikuarve të qeverisë së kaluar. “Do ta shohim së pari non paperin. Ka ide për integrim gradual dhe mekanizma mbrojtës, siç ndodhi me Poloninë që për 20 vjet nuk përdori fondet strukturore për bujqësi dhe filloi vetëm në vitin 2024. Së pari ta shqyrtojmë…
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale shpreh shqetësim të thellë për vendimin e shkallës së parë të gjykatës, më 12 janar të këtij viti, kundër gazetares Liridona Vejseli, për “keqpërdorim të të dhënave personale”, në lidhje me publikimin e emrit dhe mbiemrit të një gjyqtari në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok. Ky vendim dërgon një mesazh shqetësues lidhur me lirinë e shprehjes dhe liritë mediatike. Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e të dhënave për funksionarë publikë në kontekstin e detyrës së tyre profesionale krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën e publikut për informim. Të gjithë aktorët e…
Sipas platformës ndërkombëtare Global Firepower, Maqedonia e Veriut renditet e 114-ta në botë për fuqinë ushtarake në vitin 2026, nga 145 vende të analizuar. Indeksi i saj është 2.4956. Renditja llogaritet nga më shumë se 60 faktorë, si numri i ushtarëve, pajisjet ushtarake, buxheti i mbrojtjes, kapacitetet logjistike dhe pozicioni gjeografik. Nga vendet e rajonit, renditja është: Greqia – 30 Bullgaria – 62 Serbia – 63 Kroacia – 73 Shqipëria – 77 Mali i Zi – 128 Kosova – 138 Kjo tregon se Maqedonia e Veriut ka një kapacitet ushtarak të moderuar krahasuar me fqinjët e saj. MARKETING
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët të përkohshëm lokal, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta do të ketë borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga shtatë deri në 11 gradë. Në Shkup, pjesërisht i vranët me reshje të lehta të shiut. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 10 gradë. MARKETING

