Author: almakos

Bizneset dhe profesionistët e lirë po përballen me mungesë aksesi në platformën online të fiskalizimit, duke krijuar vështirësi për ushtrimin normal të aktivitetit të tyre ekonomik. Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të platformës së fiskalizimit “Self-Care”, që menaxhohet nga e-Albania. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe biznesit, ky mosfunksionim i shërbimeve të teknologjisë së informacionit sjell kolaps në financat e bizneseve dhe pasoja ligjore për sipërmarrjet e tyre. “Po ndjek me shqetësim problemet e platformës së fiskalizimit, e cila…

Lexo më Shumë

Nga sot nis zbatimi i sistemit “Qytet i Sigurt”. Nuk do të ketë më paralajmërime për shkelësit, por do të shqiptohen gjoba sipas sistemit që po zbatohet. Ky sistem nuk ka për qëllim ndëshkimin, por rritjen e sigurisë në trafik dhe shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore, pasi jeta e njeriut nuk ka çmim, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Vendosëm tolerancë që ishte në përputhje me legjislacionin ekzistues: 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe 8 km/orë mbi 100 km/orë. Rregullorja, që është në kompetencë të Ministrisë së Energjetikës, në konsultim me ekspertë, profesorë…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë plotësisht një kat të një banese dykatëshe. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por dyshohet se zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë elektrike ose sobë ngrohjeje, ndërkohë që familjarët kanë qenë në gjumë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi fqinjët kanë ndërhyrë në kohë duke ndihmuar familjarët të dalin…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj. Rreth një vit nga arrestimi, kryebahskiaku i Tiranës kërkon zëvendësimin e masësës së sigurisë nga arrest me burg ne nje masë më të lehtë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025. Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në veri e pjesërisht në relievet malore në juglindje. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten…

Lexo më Shumë

Sistemi “Qytet i Sigurt” nis zbatimin nga nesër me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e aksidenteve rrugore, e jo ndëshkimin e qytetarëve, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në një paraqitje në MRT 1, Toshkovski bëri të ditur se ka hyrë në fuqi një rregullore e re që përcakton pragje më të larta tolerance për tejkalimin e shpejtësisë. Sipas saj, për shpejtësi deri në 50 km/orë toleranca mbetet 6 km/orë, ndërsa për shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë toleranca është 9 km/orë. Në rrugët me kufizim 100 km/orë, drejtuesit e mjeteve do të sanksionohen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, informoi se sot qyteti është mobilizuar plotësisht në një aksion gjithëpërfshirës dhe të plotë pastrimi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, të cilën çdo ditë e vizitojnë mijëra qytetarë nga të gjitha anët e shtetit. Sipas Gjorgjievskit, në aksion janë përfshirë të gjitha ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, ndërsa qëllimi është rregullimi, siç theksoi, zemra e shëndetësisë së Maqedonisë, pas shumë vitesh neglizhencë për këtë kompleks jashtëzakonisht të rëndësishëm. Aksioni, siç theksoi, është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj reagimeve dhe vërejtjeve të arsyeshme të qytetarëve. “Vendi ku kurohet populli duhet të jetë i…

Lexo më Shumë

Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë ka kaluar në një fazë të re zhvillimi, duke u zgjeruar dhe duke ofruar mbështetje më të madhe për pacientët me sëmundje të rënda, si kanceri. Me një rritje të konsiderueshme të vizitave, ky shërbim tani funksionon çdo ditë të javës, duke ofruar rreth 300 vizita ditore në shtëpitë e pacientëve. Shefja e këtij shërbimi, Sahadete Kelmendi, ka theksuar se numri i pacientëve me sëmundje kanceroze ka shënuar një rritje alarmante. Kjo situatë ka bërë që prioriteti i shërbimit të jetë trajtimi i këtyre pacientëve, duke ofruar ndihmë dhe terapi urgjente për ata që…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku, i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë. Çumani (foto kryesore) ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh. Mbrëmjen e së martës, dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda. Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj,…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka folur nga Zagrebi, ku mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Kroacisë, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ai kritikoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se në vend po rriten tendencat autoritare, ndikimi i oligarkisë ekonomike dhe financiare, si dhe politikat që dëmtojnë punëtorët. Sipas tij, ka presione ndaj sindikatave dhe sulme ndaj organizatave qytetare dhe intelektualëve kritikë. Filipçe theksoi se patriotizmi i rremë i qeverisë përdoret për të mbrojtur rrjete kriminale dhe klienteliste, ndërsa ushtrohet presion mbi sistemin gjyqësor. Ai shtoi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është bllokuar, sepse…

Lexo më Shumë

Me pankartat me mesazhet “Fitim për ta, sëmundje për ne”, “Ne thithim helm”, “Ajri nuk është luks, është e drejtë”, “Fitim për Usjen, sëmundje për popullin” dhe “Ndal Usjen”, u protestua sot para tre institucioneve. Qytetarët kërkuan mbylljen e fabrikës së çimentos, duke theksuar se fitimi ekonomik nuk duhet të jetë mbi shëndetin e njerëzve. Protesta filloi para Qeverisë, pas së cilës protestuesit u drejtuan drejt Parlamentit dhe vazhduan para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pjesëmarrësit thanë se institucionet kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe se kërkesat për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit duhet të marrin një përgjigje specifike dhe…

Lexo më Shumë

Ish kreu i SPAK, Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të posaçëm do të kenë mbrojtje të shtuar. Kërkesa, e cila ishte bërë nga kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, u miratua nga Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).  Kërkesa për shtimin e sigurisë vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij në kohën kur ishte drejtues i SPAK, si dhe dosjet e tjera të “nxehta” që mbajnë prokurorët e strukturës së posaçme. Përveç Dumanit, mbrojtja shtesë do të ketë edhe për disa…

Lexo më Shumë