Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë janë ngritur në protestë, siç kishin paralajmëruar, për shkak të gjendjes së rrugës së dëmtuar. Ata thonë se do ta bllokojnë rrugën derisa kërkesa e tyre për rregullimin e saj të merret parasysh nga autoritetet. Për mediat, ata thonë se ranë “pre” e mashtrimit njëherë nga autoritetet, të cilët nuk e mbajtën premtimin për ta rregulluar rrugën në shtator. “Ne do të rrimë këtu derisa të vdesim, nuk kemi për të hapur rrugë. Është bërë prej ibret, këtu ka kalamaj shkolle. Nuk ka pasur reagim kur protestuam. Unë e bëj përditë këtë rrugë, por…
Author: almakos
Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në përshtatjen e ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike. Në pranga u vu Gjergj Goli 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përshtatur dy banesa me pajisje ndriçimi për kultivimin e kanabisit. Nga këto dy ambiente, disa javë më parë, policia sekuestroi 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kilogramë lëndë narkotike të përpunuar si dhe 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e një jave të rëndësishme për maturantët, me hapjen e procesit të plotësimit të formularëve A1. Sipas ministres, nga sot maturantët mund të plotësojnë formularët A1 online, në përputhje me udhëzimet e publikuara nga institucionet përkatëse. Ajo u ka bërë thirrje nxënësve që, përpara aplikimit, të këshillohen me mësuesit, prindërit dhe koordinatorët e karrierës, në mënyrë që të zgjedhin me besim drejtimin që i përfaqëson më mirë. Ndërkohë, për të gjithë kandidatët për Maturën Shtetërore që plotësojnë formularët A1Z, aplikimet do të jenë të hapura më 11 dhe 12 shkurt. [embedded content]
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.7 lekë dhe do shitet me 111.7 lekë.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit. Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve. Në lartësinë mbi 900-1000 metër…
22:28 | 1 Shkurt 2026E.HToka konsiderohet planet blu, si pasojë e ngjyrës së oqeaneve që zënë ¾ të sipërfaqes. Ideja u përforcua edhe nga fotografia historike e sondës Voyager në 1990, kur ndodhej në orbitën e Neptunit, rreth 6 mld km larg, ku planeti dukej si një pikë e kaltër, duke u etiketuar Pale Blue Dot. Por më parë, ngjyra e oqeaneve ishte e gjelbër. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Nature, nga 4–2.5 miliardë vite më parë, oqeanet e parë, kur Toka ishte plotësisht ndryshe, ishin shumë të pasur me një lloj bakteri, që janë ndër të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (01.02.2026) vizitoi qendrën kompjuterike të “Qytetit të Sigurt” në SPB Shkup, ku sot edhe zyrtarisht nisi projekti “Qyteti i Sigurt” për evidentimin e shkeljeve në komunikacion.Toshkovski dëshmoi për fillimin e suksesshëm të projektit, duke theksuar se po zhvillohet sipas parametrave të planifikuar dhe se qytetarët, ashtu siç pritej, në numër të madh po i respektojnë rregullat e komunikacionit.“Sot është një shkurt, diku rreth orës 20:00. Kemi ulje të ndjeshme të numrit të shkeljeve në komunikacion krahasuar me ato para dy muajsh, kur filluam periudhën testuese. Kemi afërsisht rreth pesëqind shkelje në komunikacion…
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Rrilës, në Lezhë. Si pasojë e të shtënave, është plagosur Sokol Daci, rreth 30 vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kryetari i Aleancës për Shpiptarët, Ziadin Sela i ka bërë thirje gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese që sa më shpejt ta shqyrtojnë iniciativën që ata e kanë dorëzuar dhe kundërshtojnë projektin “Safe City”.“Pa dashur të ndërhyj në pavarësinë e gjyqësorit, parim që ne e kemi promovuar vazhdimisht, por që në realitet është ende shumë larg, dua tu bëj një thirrje gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Shqyrtoni sa më shpejtë iniciativën të cilën e dorëzuam ditë më parë, ku qartë do të shihni edhe vetë ju arsyet e shumta për të sjellë vendimin për shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për projektin “Safe City”. Thirreni…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bllokimin e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas rrëshqitjes së masivit shkëmbor në zonën e Dragostunjës. Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një video nga rruga e bllokuar, Berisha e ka cilësuar situatën si pasojë të korrupsionit qeveritar. “Arsyeja? Vjedhjet kolosale të Rama-Balluku!”, shkruan ai, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku për keqmenaxhim dhe abuzime në ndërtimin e infrastrukturës rrugore.
Pas rreth shtatë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u mbyll përkohësisht pasi trasesë iu derdhën qindra metra kub gurë dhe dhe, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor nga shpati i kodrës. Shpati ku ndodhi rrëshqitja është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të trasesë së re rrugore, në kuadër të projektit të njohur si Koridori VIII, ku aktualisht po operon kompania “ANK” sh.p.k. Falë ndërhyrjes së menjëhershme me mjete të rënda dhe angazhimit të ekipeve në terren, u bë i mundur pastrimi i plotë i…
Shembja e një shpatit shkëmbor në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës ka mbajtur të bllokuar për më shumë se tetë orë mijëra qytetarë në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas. Për situatën e krijuar ka reaguar sot drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli. Sipas Kozelit, shembja është një fenomen natyror, i shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë, dhe nuk lidhet me punimet që po kryhen në këtë segment rrugor. Ai theksoi se, pavarësisht se trasa e re kalon mbi malin ku ndodhi rrëshqitja dhe mjetet e rënda janë çdo ditë në terren, ndërhyrjet nuk kanë ndikuar në destabilizimin…

