Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (01.02.2026) vizitoi qendrën kompjuterike të “Qytetit të Sigurt” në SPB Shkup, ku sot edhe zyrtarisht nisi projekti “Qyteti i Sigurt” për evidentimin e shkeljeve në komunikacion.
Toshkovski dëshmoi për fillimin e suksesshëm të projektit, duke theksuar se po zhvillohet sipas parametrave të planifikuar dhe se qytetarët, ashtu siç pritej, në numër të madh po i respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Sot është një shkurt, diku rreth orës 20:00. Kemi ulje të ndjeshme të numrit të shkeljeve në komunikacion krahasuar me ato para dy muajsh, kur filluam periudhën testuese. Kemi afërsisht rreth pesëqind shkelje në komunikacion të konstatuara nga kamerat inteligjente dhe dua të shpreh një falënderim të madh për qytetarët e Maqedonisë dhe pjesëmarrësit e ndërgjegjshëm në komunikacion, sepse Ju jeni ata të cilët mundësuat që të ulet numri në mënyrë drastike për dy muaj, diku prej mbi 120.000 në 500 shkelje. Ju jeni ata që e ulët numrin e personave të lënduar në aksidente rrugore diku rreth 35% në territorin e SPB Shkup dhe Ju jeni ata që e ulët numrin e rasteve fatale në kuadër të aksidenteve rrugore prej 11 në 4,” theksoi ministri Toshkovski gjatë vizitës.
Ministri i Punëve të Brendshme edhe një herë vuri në dukje se me zbatimin e këtij projekti dhe lëshimin e tij zyrtar në funksion, brenda pak orësh po tregohet se kemi mundur t’i implementojmë vlerat evropiane në Maqedoni dhe kemi mundur të tregojmë një qasje ndryshe, për dallim nga më parë.
Ai edhe një herë uroi përzemërsisht qytetarët vendas për respektimin e rregullave të komunikacionit dhe shprehu siguri se në të ardhmen, me një sjellje të këtillë dhe me këtë mënyrë të marrëdhënies ndaj shtetit tonë, do të dëshmojmë se vërtet po i zbatojmë vlerat evropiane të cilat i meritojnë qytetarët e Maqedonisë
Data 03.04.2026
Aktuale
- I arrestuar për tentativë vrasjeje në familje, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri 91-vjeçar
- Tronditëse në Shkup: Bashkëshorti e mbyll gruan dhe katër fëmijët në tualet, më pas i dëbon nga shtëpia
- Një i punësuar në shkollën e Manastirit dyshohet për pornografi me fëmijë
- Veliaj kërkon që emërimi i Ols Dados si Prokuror të shpallet i pavlefshëm, Gjykata Administrative shtyn seancën: Do rrëzojmë padinë nëse…
- Skandal në Manastir/ Punonjësi i arsimit kapet me pornografi fëmijësh, alarmi erdhi nga Policia Federale Australiane
- Arben Llalla: Do ta kërkoni Aliun dhe BDI-në, por do të bridhni pa rrugë dhe pa hartë
- Profesori Aleksandar Petkovski në mbështetje të studentëve: Provimi i jurisprudencës duhet të lejohet edhe në shqip
- 60 kamera të reja për mbrojtjen e natyrës dhe kafshëve të egra në Parkun Kombëtar të Mavrovës


