Author: almakos

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz. Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga anë afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së të dielës në Rrilë të Lezhës, ku dyshohet se shënjestër ishte 21-vjeçari Merando Nikulaj. Burime bëjnë me dije se Merando Nikulaj, nip i Ardian Nikulajt, i vrarë në prill të 2023, ka shkuar në berberhane në shoqërinë e efektivit të policisë Besart Kovaçi, i ndaluar tashmë për shpërdorim detyre. Efektivi raportohet se i është përgjigjur me armë atentatorëve, të cilët qëlluan disa herë në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur pronarin e berberhanes, Sokol Daci, 30-vjeç. Mësohet së armën e policit ka patur 15 plumba dhe në krehër janë…

Lexo më Shumë

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj. Polici Besart Kovaçi, mësohet se është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen autoritetet po vijojnë kontrollet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve. Kujtojmë se nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i berberhanes. Sokol…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, iu drejtua Samitit Botëror të Laureatëve në Dubai me mesazh për të ardhmen e arsimit, duke theksuar se “ndryshimi në botë kërkon ndryshim në arsim”, veçanërisht në epokën e inteligjencës artificiale dhe transformimeve digjitale globale, transmeton Anadolu. Siljanovska-Davkova, mbajti fjalim në samitin ku u mblodhën rreth 150 shkencëtarë eminentë, përfshirë fitues të Çmimit Nobel dhe drejtues të institucioneve kërkimore globale. Ajo theksoi se ndryshimi i botës kërkon domosdoshmërisht ndryshim të thellë në arsim dhe një mënyrë të re të të kuptuarit të realitetit përmes syve të brezave të rinj. Në qendër të fjalimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, fillim të seancës konstituive të Këshillit Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, tha se kriminalieti nuk duhet të shpërblehet, përkundrazi, ai tha se e vjedhura duhet të konfiskohet dhe t’i kthehet popullit. Ky organ, tha Mickoski, nuk është një formalitet, por një mesazh i qartë dhe i pakundërshtueshëm se shteti qëndron përfundimisht, në mënyrë sistematike dhe pa kompromis, kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Kjo Qeveri e nisi luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit jo me deklarata, por me vepra. Aktualisht po përpunohen më shumë se pesëdhjetë raste për korrupsion të lartë. Raste që për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar për mediat se Partia Demokratike nuk do të bojkotojë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura mes demokratëve, ai u shpreh se PD-ja do të vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore. “Do të vazhdojmë me axhendën e komisionit, e cila ka mbetur në momentin e zgjedhjes së sekretarit të komisionit. Nuk do ta bojkotojmë komisionin”, tha ai. Më tej ai theksoi se PD nuk do bashkëpunojë me Edi Ramën në nivele të tilla që konsiderohen bashkëpunime politike, por bëhet fjalë për një komision të rëndësishëm e të posaçëm.…

Lexo më Shumë

Inxhinieri Romeo Nazarko, deklaroi sot në studion e “News 24”, se shumica e rrugëve dhe veçanërisht Tuneli i Murrizit, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku vepra u dëmtua dhe pësoi çarje serioze, jo vetëm janë bërë me tenderë fiktivë, por edhe për efekte elektorale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e drejtuar nga Belinda Balluku. Ai nënvizoi se gjithashtu bëhen vepra të pakolauduara, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe në veçanti theksoi se duhet që të mbahet përgjegjësi konkrete. I pyetur për shkaqet e prishjes së rrugëve të reja të ndërtuara, duke përfshirë problematikat te Tuneli i Llogarasë,…

Lexo më Shumë

Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Librazhd-Qafë Thanë, këtë të hënë në zonën problematike të Kthesave të Dragostunjës, vijon të kryhet me vështirësi. [embedded content] Aktualisht, vetëm një korsi e gjysmë e rrugës është e hapur, ndërsa një gur gjigant ndodhet ende mbi asfalt, duke përbërë rrezik real për drejtuesit e mjeteve. Ajo që bie më tepër në sy, një ditë pas ngjarjes së rëndë, është mungesa e autoriteteve në terren. Nuk ka sinjalistikë paralajmëruese, as punonjës që të këshillojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë në një segment që mbetet tejet i rrezikshëm. Ndonëse për më shumë se 7-8…

Lexo më Shumë

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës në Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash drejt një berberhaneje, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci. Sipas gazetares Klodiana Lala nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk është shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit. Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar…

Lexo më Shumë

Seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar me debate. Gjatë seancës, avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve proceduriale. Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që gjykata të marrë një vendim të qartë lidhur me atë se kush duhet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, avokatja kryesisht apo avokati i zgjedhur më herët nga vetë Veliaj. Gjermeni ka theksuar se, ndonëse mandati i tij është revokuar nga…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në periudhën nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 15,943 urdhërpagesa të lëshuara, 3,683 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar. “74 persona u privuan nga liria për drejtim mjeti të pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 67 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope ose…

Lexo më Shumë

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar për herë të parë me sukses ndërhyrja kirurgjikale për Sindromën Eagle (një patologji e rrallë dhe komplekse). Pacienti M. D., rreth 65-vjeçar, bazuar në njoftimin zyrtar, thuhet se paraqiste simptoma klinike të vazhdueshme. “Pas ekzaminimeve të nevojshme biokimike, radiologjike dhe të tjera, u konstatua një zgjatje e procesit stiloid me gjatësi rreth 5.5 cm, gjë që e bënte të domosdoshëm trajtimin kirurgjikal.” Duke marrë parasysh përfshirjen e strukturave vaskulare të qafës, ShSKUK thekson se u vendos që ndërhyrja të realizohej në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, përmes qasjes…

Lexo më Shumë