Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi vrasjen e të riut, Marius Hasalla. Atentati i dështuar në atë kohë çoi në plagosjen e hallës së të riut, shtetases Bajame Seneja, 60 vjeçe. 34-vjeçari Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë akuzohet për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë. Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar…
Author: almakos
Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati. Mëngjesin e kësaj të marte, 3 shkurt, iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur kalojnë nga kamionët që shpeshherë, për të evituar gropat e mëdha në rrugë, hipin mbi trotuar. Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti, ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë derisa kërkesa e tyre të merret parasysh. “Hera…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.2 lekë dhe do shitet me 112.2 lekë.
Portugalia po planifikon një masë të rëndësishme që mund të ndryshojë mënyrën se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale. A është ky një hap i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin mendor dhe zhvillimin e adoleshentëve? Duke ndjekur shembujt e Australisë dhe Francës, Portugalia ka paraqitur një projektligj në parlament që ndalon aksesin në rrjetet sociale për individët nën 16 vjeç. Ky ligj synon të mbrojë adoleshentët nga ndikimet e dëmshme të mediave sociale, duke vendosur një kufi të qartë për përdorimin e këtyre platformave. Ligji përcakton se adoleshentët midis 13 dhe 16 vjeç do të kenë mundësi të hyjnë në…
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, ka deklaruar se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale, përkundrazi, qëllimi i saj strategjik është rritja e vazhdueshme e të gjitha pagave dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, por vetëm përmes zgjidhjeve sistematike, të dakorduara dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Qëndrimi i Rajonit” në televizionin rajonal Newsmax Balkans, Risteski theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj dialogut social trepalësh në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social (KES) dhe se është e hapur për diskutim transparent për të gjitha çështjet. “Sipas zgjidhjes sistematike që është miratuar në kuadër të KES-it…
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me një tradhti të rëndë nga një person të cilit i kishte besuar për më shumë se dy dekada. Kjo situatë ka shkaktuar një reagim të ashpër dhe ka ngritur pyetje të shumta mbi besimin dhe tradhtinë në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur indinjatën e tij duke e quajtur pabesi të shëmtuar momentin kur njeriu përballet me faktet e tradhtisë. Ai thekson se ky person, i cili ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë për më shumë se 20 vite,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se takimi i liderëve politikë nuk prodhoi rezultate konkrete. “Takimi i liderëve fatkeqësisht nuk prodhoi asgjë. U krijuan liderë të ndryshëm që deklaroheshin një gjë për mediat, e një tjetër e bënin disa ditë më pas në seancë plenare. U prodhuan lojëra dhe gjëra që u trajtuan si të parëndësishme, ndërkohë që temat ishin shumë të ndjeshme”, tha Sela. Ai shtoi se analizat për një njësi zgjedhore duhet t’i bëjë vet Aleanca për Shqiptarët, duke theksuar se një njësi zgjedhore e vetme mund të jetë e…
Ish-drejtori i Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi foli në Studio24 mbi hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe AKSHI teksa u ndal te disa nga projektet infrastrukturore korruptive. Sipas tij disa prej tyre ku janë harxhuar mld euro kanë rënë, prej akteve korruptive. Me gjithë këto barbari korruptive siç i quan Prençi, prokurori i SPAK që i heton ka mandat 9 vjet, ndërsa ministrja e Infrastrukturës me këto projekte korruptive ka 12 vite me mandat dhe imunitet. Prençi: Sa herë rritet steka e SPAK për të goditur grupet kriminale brenda dhje jashtë qeverisë, politika duke u ndjerë ngushtë përdor shprehja “skape”. Ndërsen…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli edhe për ndarjen e partisë së tij nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI). Sela theksoi se ndarja ishte e domosdoshme për shkak të “lojërave” të shumta dhe për të ruajtur imazhin e pastër të Aleancës për Shqiptarët. “Aleanca për Shqiptarët duhej të ndahej nga ky koalicion për shkak të shumë lojërave, por edhe për shkak të imazhit që ka partia. Aleanca për Shqiptarët është e pastër, pavarësisht përpjekjeve për ta futur në ‘koshin e të njësojëve’. Ne kemi pasur vetëm 45 ditë në Qeveri në…
Ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi ishte mbrëmjen e sotme në “Studio24” teksa foli për hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe AKSHI-t. Prençi theksoi se SPAK nuk ka nxjerrë ende shumë detaje për Ballukun dhe AKSHI-n, se pastaj do tronditej bota sipas tij si në rastin e Epstein në SHBA. Ai shton se sulmet e kryeminsitrit ndaj SPAK dhe organeve të drejtësisë kanë nxehur situatën duke i bërë disi vulnerabël këto institucione. Prençi: Ka më shumë se 1 vit që është nxehur loja në Shqipëri. E ka nxehur politika. SPAK dhe BKH ndihen të kërcënuar pas gjuhës së kryeministrit të Shqipërisë. Kemi…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka kritikuar ashpër ish-bashkëpartiakun e tij, Arben Taravari, duke e cilësuar në mënyrë ironike si “ekspert të padiskutueshëm të parkingjeve”. Sela tha se çështjet serioze nuk duhet t’u lihen njerëzve joseriozë, duke shtuar se ndoshta ka gabuar vetëm në një aspekt, vlerësimin e Taravarit si ekspert për parkingjet. “Ekspert i padiskutueshëm sa i përket parkingjeve është Arben Taravari. Ndoshta me atë duhet të merret. Si ministër i Shëndetësisë, vetëm me atë çështje është marrë. Ndërkohë, spitalet nuk kanë as infuzione dhe qytetarët detyrohen t’i blejnë me paratë…
Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të vendosura ndaj tyre, në kuadër të hetimeve të SPAK. Sipas burimeve, ankim ndaj masave të sigurisë kanë ushtruar edhe disa persona të tjerë të dyshuar në të njëjtën çështje. Hetimi lidhet me operacionin e fundit të SPAK, i cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

