Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh sot në lidhje me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si edhe nën hetim për një sërë procedurash të tjera tenderuese, nuk mori as sot (3 janar) një vendim mbi rastin. Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, mbledhja e Kushtetueses është shtyrë për një afat të pacaktuar. Kryeministri Edi Rama ankimoi vendimin e GJKKO për shfuqizimin e…
Author: almakos
Integrimi evropian është përcaktimi primar dhe i palëkundur i Qeverisë VLEN. Vizita zyrtare në Bruksel e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, dëshmoi qartë se rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është e pandalshme dhe e mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë evropianë.Takimet me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti, me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti, si dhe me eurodeputetin Matej Tonin, konfirmuan se Maqedonia e Veriut po ecën me hapa të sigurt në procesin e eurointegrimit. Diskutimet për sundimin e ligjit, digjitalizimin, administratën publike dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi e përkushtimit tonë për reforma…
Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Ndërkohë mësohet se Hoxha ka lidhje familjare me Arben Ahmetajn, konkretisht është kunati i ish-zëvendëskryeministrit. Nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij. Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit. SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Rrugët për të cilat janë harxhuar qindra miliona euro nga paratë e buxhetit të shtetit po shemben njëra pas tjetrës dhe sipas ekspertëve të fushës dhe inxhinierëve, shkaqet kryesore janë mungesa e studimeve gjeologjike, projekteve serioze, punime pa cilësi, firma jo serioze dhe mbi të gjitha abuzimi financiar dhe përfshirja e politikës me qëllime elektorale. Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Librazhd dhe më gjerë. Bëhet fjalë për rrugën e Dhërmiut, siç shihet edhe në foto. Mësohet se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shembjen e rrugës, me qëllim zgjerimin e saj,…
Vrasësi me pagesë, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në kuadër të gjyqit që po mbahet për dosjen “Plumbi i artë” për vrasjen e Dorian Shkozës që u eliminua në mars të vitit 2020 në qytetin e Durrësit. Në dëshminë e tij, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer se si është njohur me Nuredin Dumanin, ky i fundit është bërë i penduar i drejtësisë, dhe se i kishte propozuar 70 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës. Henrik Hoxhaj: Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur tek ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë, duke…
Gjatë ditës së djeshme (02.02.2026), përmes sistemit “Safe City” janë evidentuar gjithsej 651 shkelje të rregullave të trafikut në territorin e shtetit.Sipas të dhënave zyrtare, 50 shkelje kanë të bëjnë me kalimin në semafor të kuq, 585 shkelje janë regjistruar për vozItje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa 16 shkelje kanë të bëjnë me qarkullimin e automjeteve të paregjistruara.Në bazë të këtyre shkeljeve, autoritetet kompetente kanë shqiptuar gjithsej 58 masa ndalimi për drejtimin e automjeteve motorike.Nga institucionet përgjegjëse u bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me qëllim rritjen…
E prezantuar si “zgjidhje magjike” për emigracionin, marrëveshja Itali–Shqipëri ringjalli idenë e vjetër të kampeve offshore, e cila po gjen mbështetje në shumë vende në Perëndim. Rasti i Hamid Badouit, i cili u vetëvra në Torino pas një eksperience në Gjadër, dhe shembuj të tjerë abuzimi, tregojnë koston njerëzore pas teorisë, ndërsa kritikët paralajmërojnë për një botë që po i harron dhe neglizhon standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka rikthyer një fjalim të saj, ka shkruar edhe se aleanca euroatlantike është zgjidhja e Kosovës. “Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm. Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim. Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë!”, ka shkruar Osmani.
Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi vrasjen e të riut, Marius Hasalla. Atentati i dështuar në atë kohë çoi në plagosjen e hallës së të riut, shtetases Bajame Seneja, 60 vjeçe. 34-vjeçari Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë akuzohet për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë. Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar…
Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati. Mëngjesin e kësaj të marte, 3 shkurt, iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur kalojnë nga kamionët që shpeshherë, për të evituar gropat e mëdha në rrugë, hipin mbi trotuar. Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti, ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë derisa kërkesa e tyre të merret parasysh. “Hera…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.2 lekë dhe do shitet me 112.2 lekë.
Portugalia po planifikon një masë të rëndësishme që mund të ndryshojë mënyrën se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale. A është ky një hap i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin mendor dhe zhvillimin e adoleshentëve? Duke ndjekur shembujt e Australisë dhe Francës, Portugalia ka paraqitur një projektligj në parlament që ndalon aksesin në rrjetet sociale për individët nën 16 vjeç. Ky ligj synon të mbrojë adoleshentët nga ndikimet e dëmshme të mediave sociale, duke vendosur një kufi të qartë për përdorimin e këtyre platformave. Ligji përcakton se adoleshentët midis 13 dhe 16 vjeç do të kenë mundësi të hyjnë në…

