Ryan Routh, një emër që do të mbetet në kujtesën e historisë për një akt të tmerrshëm, u dënua me burgim të përjetshëm plus shtatë vite për përpjekjen e tij për të vrarë ish-kandidatin presidencial Donald Trump në vitin 2024. Ky incident ndodhi në klubin e golfit të Trump në West Palm Beach, Florida, dhe ngjalli reagime të shumta në mbarë vendin. Dënimi i Routh, i cili u shpall fajtor për pesë akuza federale, përfshin përpjekjen për të vrarë një kandidat të rëndësishëm presidencial, sulmin ndaj një oficeri federal dhe disa shkelje të tjera me armë zjarri. Ky rast ka…
Author: almakos
Ish-ministri i Financave dhe pedagogu Arben Malaj ishte sot në “Oponencë” teksa foli mbi situatën disi të tensionuar mes kryeministrit Rama dhe sistemit gjyqësor kohët e fundit. Malaj u shpreh se Rama me komisionin e bashkëqeverisjes kërkon të intimidojë gjqësorin. Nga ana tjetër, sipas tij Rama nuk mund të qeverisë me idenë që ai i di të gjitha dhe nuk ka nevojë të dëgjojë ndonjë. Malaj: E para ata që janë atje, kanë bërë një trade off të vështirë. Kanë shërbyer vendin e tyre duke lënë privatësinë. Për të gjithë familjarët. Kosto e madhe. Rama krijoi komisionin e bashkëqeverisjes. Instrument direkt…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë në Belsh, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i një fqinji. Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Pavarësisht ndihmës së dhënë dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, me qëllim sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. Hetimet vijojnë, ndërsa ky rast rikthen vëmendjen te përgjegjësia e pronarëve…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka mbajtur fjalim në Capitol Hill. Osmani gjatë fjalimit të tij ka ngritur alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se përpjekjet për të minuar marrëveshjet që kanë garantuar stabilitetin në rajon përfshirë Marrëveshjen e Ohrit përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e përgjithshme. Ai tha se sot presioni nuk ushtrohet më vetëm me mjete ushtarake, por përmes narrativave politike dhe institucioneve, duke përmendur konkretisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut si pjesë e një klime që mund të çojë drejt destabilizimit. Ja dhe fjalimi…
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë është regjistruar pak minuta më parë dhe është ndjerë në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhet në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta edhe në territorin shqiptar. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Është zbardhur drafti i Amnistisë Penale, një nismë ligjore që synon zbutjen e dënimeve për një pjesë të të dënuarve dhe lehtësimin e integrimit të tyre në shoqëri. Sipas draftit të siguruar nga Panorama Online, Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton mundësinë që disa kategori të të dënuarve të përjashtohen nga vuajtja e dënimit ose nga ndjekja penale për veprat e kryera deri më 31 dhjetor 2025. Ligji parashikon përfshirjen e personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënime deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit,…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sherrin në një lokal në Korçë mbrëmjen e sotme, ku mbeti i plagosur me thikë një person rreth 37-vjeç. Burime bëjnë me dije se Benard Qelemeni, u plagos me thikë nga 17-vjeçari me iniciale P. K., për shkak të një konflikti që e kishte zanafillën rreth dy vite më parë. Dyshohet se Benard Qelemeni, i cili kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi, ka vjedhur banesën e autorit dy vite më parë dhe pasi adoleshenti e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. Ka qenë i plagosuri ai…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Korçë, ku një konflikt mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Sipas informacioneve paraprake, autori është një 17-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në dorë. Viktima mësohet se kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi. Mendohet se shkak i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje e mëparshme. Autori i mitur ndodhet aktualisht në Komisariatin e Policisë Korçë, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i cili po realizon një vizitë pune në Uashington, sot ka folur në Forumin e Sigurisë, me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe angazhimi ndaj partneritetit me SHBA-në”. Më poshtë fjala e plotë e Kryetari të Kuvendit Afrim Gashi.“Angazhimi i vendit tonë ndaj NATO-s është i fortë, i udhëhequr nga bindja se asnjë komb nuk mund të sigurojë veten i vetëm. Maqedonia e Veriut kontribuon me disiplinë, qëndron pranë aleatëve të saj, i përmbush angazhimet dhe demonstron partneritet përmes veprave.Ne qëndrojmë si një aleat besnik i NATO-s dhe një partner i qëndrueshëm i Shteteve të…
Një hetim i BBC-së ka zbuluar se një grup burrash, mes të cilëve edhe dy vëllezër shqiptarë, po filmojnë fshehurazi vajzat gjatë daljeve të tyre në qytet natën dhe më pas po fitojnë para duke publikuar videot në internet. Videot, që shpesh përshkruhen si “shëtitje” ose “përmbajtje jete nate”, publikohen në YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram dhe fokusohen pothuajse tërësisht te gratë me fustane ose funde, shpesh të filmuara nga pas ose nga kënde të ulëta, duke zbuluar herë pas here pjesë intime të trupit. BBC identifikoi gati 50 vajza që ishin filmuar dhe zbuloi se shumë prej tyre nuk ishin…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë duke e liruar nga burgu për ta lënë në “arrest shtëpie”. Xhelal Rraja ndodhej në qeli pasi u arrestua më 10 korrik 2024, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. Mësohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore dhe atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të…
Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë pas rreth një viti bllokimi, masë e cila u mor nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që nisi mes tyre pikërisht në këtë rrjet social. Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit më 13 mars 2025. Në vendimin thuhet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme”.…

